A mund ta shpëtojmë Parashqevinë?

13 Dhjetor 2024, 17:23Sociale TEMA
A mund ta shpëtojmë Parashqevinë?

Nga Mira Kazhani

Nuk mund t’i numëroj sa mesazhe kam lexuar në 4 vjet që unë të ftoj Parashqevi Simakun.

Nëse ka pasur një njeri që do kisha bërë çdo sakrificë për ta intervistuar, ajo ka qenë Parashqevia.

Jam rritur në vitet ‘80, fiks në momentin e shkëlqimit të Parashqevisë që ishte ëndrra e burrave, modeli i grave, muza e një shoqërie. Sepse Parashqevia kishte edhe bukurinë, edhe talentin dhe sot e kësaj dite nuk gjejmë dot një këngëtare që të ketë atë lloj bukurie qëkur hap gojën.

Parashqevia iku në Amerikë menjëherë pas rënies së komunizmit. Ambicioze për të kapur Hollivudin. Në intervistën e saj të parë ajo u shfaq edhe më e sofistikuar dhe gati për të prekur ëndrrën e saj.

Jam përpjekur ta kërkoj. Përgjigjja që kam marrë është se ishte kthyer në endacake. Kam refuzuar ta besoj.

Se çfarë ka ndodhur me yllin shqiptar që ka përfunduar e braktisur është një pyetje shumëmilionëshe.

Zhgënjimi nga ëndrra amerikane apo diçka tjetër?

Çfarë i ka ndodhur Parashqevisë që duroi komunizmin, i mbijetoi presionit dhe epshit të burrave të atyre viteve dhe asaj Parashqevisë që u shfaq me peliçe dhe në një vilë buzë oxhakut në Amerikë?

Çfarë mund të ketë ndodhur me njeriun që shqiptarët do të paguanin gjithmonë për ta dëgjuar tek këndon?

Janë pyetje retorike.

Por sot do doja të bëhemi shumë e ta shpëtojmë Parashqevinë, gjithmonë nëse jemi ende në kohë, që ajo të pranojë të shpëtohet.

Ambasada shqiptare në SHBA mundet të kërkojë informacion dhe shteti shqiptar duhet të bëjë diçka për një artiste, ashtu siç për shumë artistë ka lidhur pension të posaçëm. Detyrimi moral që i kemi njerëzve të artit që të mos poshtërohen. Detyrimi që i kemi çdo njeriu që të ketë një pleqëri me dinjitet, në fakt.

Nëse familjarët e kanë braktisur, Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne, si shtet e si shoqëri, sepse po, fatet janë individuale edhe Parashqevia i përket Amerikës, se është qytetare atje mbi 30 vjet, por mbetet e Shqipërisë e kjo s'e bën atë të huaj dhe as e zvogëlon përgjegjësinë morale për një shqiptare që në kohën e vet i dha popullit të vet muzikë, bukuri, ëndërr.

69 Komente

  1. a
    ana 2

    Lereni te qete, ja kete mund te beni. Dukej aq e paqte!! Shpetoni veten me mire, pasi jetoni ne llum.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Punetori

      Aaaaaa .... ! D.m.th. te gjithe ata qe interesohen te ndihmojne nje njeri , jetojne ne llum , kurse ti moj " ana 2 " na jeton ne olimp ? O na hongsh mutin !

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lloji

        Anna receta “puntorit” duhet të të ndihmoj…

        Përgjigjjuni
      2. K
        KAVAJOTI

        " Çfarë i ka ndodhur Parashqevisë që duroi komunizmin, i mbijetoi presionit dhe epshit të burrave të atyre viteve dhe asaj Parashqevisë që u shfaq me peliçe dhe në një vilë buzë oxhakut në Amerikë?" E turpshme per ty Mira ! Ke rene ne mocalin e e zhabave dhe bretkocave te ketyre 34 viteve. Cfare do te thuash me kete ? Cfare te keqijash kerkoi ti bente " komunizmi " Parashqevise qe ajo e paska duruar me stoicitet ? Si mendon ti Mira, burrat e " asaj kohe " kishin epshe me te medha dhe benin me shume " presione " se keta burrat e sotem " te civilizuar " ?! Keni mbaruar dhe jeni degraduar si shoqeri dhe s'ka perendi qe t'ju sheroje pasi entuziazmi i barkngrenies i ka shuar arsyen dhe parimet morale tek njeriu shqiptar. E neveritshme !

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rajmondi.

          Përgjigje epike për Mirën. Bravo Kavajoti.(kavajasi)

          Përgjigjjuni
      3. E
        Edi

        Bravo Mira ????????????????????????????????????

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celsi

          Parashqivia nuk ka nevoje per lemoshen e nje shteti te degjeneruar, ky shtet let te vleresoje ato artiste qe i kane mbetur gjalle akoma. Shqiptaret jane ujqer per njeri tjetrin. Popull i degjeneruar.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Live and let die

            Po ti që shkruan shqip, ku hyn, në ç'kategori?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Silvia Skënderi

              Të tillë sistem ka ngritur Klasa Politike Shqiptare! ATA janë gjithmonë të uritur, të pangopur për vete e nuk mendojnë për jetën d pensionistit t thjesht, aq më pak për ARTISTIN ,që i ka dhënë shpirtin, talentin popullit shqiptar edhe kur nuk ngopej me bukë...Ruajmë në memorje kujtimet më të bukura të kësaj artiste të talentuar, një yll që ndriçonte brezin tonë .Ndihma ndaj Artistes nuk duhet reklamuar edhe nqs realizohet ky gjest human...Faleminderit!

              Përgjigjjuni
            2. K
              Komunisti skandinav

              Shqiptarët nuk janë uqër ,por është sistemi që i bë njerzit ujqër. Parashqevia është nënshtetase amerikane. Pse se ndihmon Amerika? Më thuaj në cilin shtet të sistemit që kërkuam ju jepet pension artistit që ka punuar 10 vjet . Ca ka artisti më shumë se ai që punon tokën? Kërkuam këtë sistem . Shtrëngo bythën dhe puno. Kshu funksionon. Të tjerat janë përralla me Amerikë. Për Parashqevinë respekt.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na ruajt zoti

                Injorant duhet të jesh që shan njerëzit e vendit tim

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nje qytetar

                E drejte , te lumte Mira Kazhani ! Parashqevia ishte nje Superstar , e sot eshte nje ikone per ne qe e kemi degjuar e pare . Nuk e di se ç'mund te beje ambasada jone atje por edhe komuniteti shqipar ne amerike duhet te interesohet sepse ky yll i muzikes shqiptare mund te ketë nevoje per ndihme . Dhe e meriton te ndihmohet .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Landi

                  Je shumë moj zonjushë... Këtu e dhjet vjet të shkuara e ka treguar Agim Prodani në mos gabohemse ku kishte përfumduar prostitita Parshqevi...në emër të ëndrës për në hollivud...!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani

                    Ti Landi duhet te jesh kopil prosti.........po degjoni e paguani tallavane me klikime e merni neper goje nje Artiste Te madhe Te paperseriteshme Parashqevi Simaku. Bravo Mira qe e sjell ne kujtese

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Artan

                      Agim Krajka e keshje llafne

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tirona

                      Mos u merakosni për të Ajo është një shtetae Amerikane , nese ka zbatuar sigurimin shënfetësor në rregull ,Ajo e ka kujdesin shëndetësor ,,prandaj nuk ka pse të ndihmohet se e ndihmon shteti, nese ka jetuar dhe punuar duke mos zbatuar rregullat nuk ja ka fajin njeri se Atje ku jeton nuk kujdest njeri nëse nuk i ke mare masat vetë

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .

                        "Shtetase amerikane". E ndriti Amerika. Cfare lesh kujdesi shendetesor. Ne Amerike falimenton po u semure edhe si amerikan. Nuk eshte si ne Europe qe te ndihmon shume shteti kur je shtetas.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andrea

                          Me dt 20 Janar vjen Trapi dhe do jete Eldorado

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirona

                            Ke të drejtë kur thua “çfarë leshi shëndetësor ka në Amerikë” sepse po nuk pagove vetë nga të ardhurat tuaja për sigurimin shendetësor , nuk të zë njeri me dorë , pra mos ja qani hallin Parashqevise se sma ha mendja të mos ketë paguar sigurimin e shëndetit dhe ska nevoja për ndihmën tonë, nëse nuk ka paguar bën mirë të kthehet në Shqipëri dhe të kujdeset shteti Shqiptar

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              .

                              Edhe po te paguash nuk te mbulon shendetin si ne Europe. Ne Amerike ke frike te semuresh se falimenton. Ka numrin me te larte te falimentimeve per fatura mjekesore ne Perendim. Po flas ne krahasim me vendet e tjera perendimore jo me Shqiperine ku zere se nuk ekziston shendetesia fare.

                              Përgjigjjuni
                        2. p
                          pilo Lala

                          Kam pasur gjithmone per Mira Kazhanin, per nivelin e Podcasteve te saj, figurat qe ajo therret ne emision, nivelin e larte profesional te bisedave. Ajo kurre nuk e ul nivelin e bisedave ne gjera intime, i prek ato shume pak, sa per te kuptuar gjithe karakterin e atij apo asaj qe interviston.

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetari I thjeshte pensionist

                            Pensionet per artistet ti paguan shteti nga taksat po te dije por jo nga sigueimet shoqerore se ato jane per ato qe kane paguar sig shoq dhe nuk jepen per qef sic vepron shteti une i pa fytyre.Edhe ai fjale vjen qe ka punuar ne hidrocentrale meriton pension te posacem se ka kontribuar me shume se nje artist sepse ka sjelle driten popullit.Kjo duhet rishikuar per te gjithe ata qe marrin pension jo mjeshter i madh etj etj tituj te mdryshem te hiqen si barre nga sig shoq le ti paguan shteti nga taksat

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Ladi

                              Keni te drejte. Me mijera ish sportiste, valltare, aktore, mizikante marrin pensione te cmendura. Kam pasur perbri Frederik Ndocin qe terhoqi 1,066 milion lek pension te vecante. Ky eshte turp!

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Tani

                              Artikull idiot. Mijera shqiptare kane fjetur poshte urave, ne pyje e male gjate viteve 90, e ne fillim te viteve 2000. Me shume sakrifica e pa dokumente, me diskriminim te gjithanshem ja arriten te ndertojne nje jete me te mire. Ka dhjetra mijera, ne mos qindra mijera shqiptare qe nuk perfitojne pension pasi nuk ju jane paguar siguracionet nga skllavopronaret shqiptare keto 3 dekada. Kjo fycka thote, duhet ti japim ne pension nje shtetaseje amerikane .

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                DRENICA E KUQE

                                Nje shkrim plot jete e plot arome shqip e Shqiperie perbrenda... Te lumte Mira Kazhani! Kesaj shoqerie te poshter e pa dinjitet njerezor e kombetar, i thua qarte e me ze si si duhet te veproje e te sillet per nje yll te kultures shqiptare si Parashqevi Simaku... Kjo te ben te veçante edhe ty, Mira! Merr guxim, me plot te drejte, e na e sjelle te gjalle nje nder yjet e qiellit shqiptar te te gjitha koheve, Parashqevine e dashur te te gjithe shqiptareve!... DRENICA E KUQE

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  DRENICA E KUQE

                                  Nje shkrim plot jete e plot arome shqip e Shqiperie perbrenda... Te lumte Mira Kazhani! Kesaj shoqerie te poshter e pa dinjitet njerezor e kombetar, i thua qarte e me ze si si duhet te veproje e te sillet per nje yll te kultures shqiptare si Parashqevi Simaku... Kjo te ben te veçante edhe ty, Mira! Merr guxim, me plot te drejte, e na e sjelle te gjalle nje nder yjet e qiellit shqiptar te te gjitha koheve, Parashqevine e dashur te te gjithe shqiptareve!... DRENICA E KUQE

                                  Përgjigjjuni
                                  1. x
                                    xoni

                                    Të thuash duroi komunizmin gabohesh se kjo erdhi nga Kavaja dhe ka qenë e privilegjuar nga të gjith që nga kompozitorët e drejtuesve në TVSH....po të bësh jetë të çrregullt pa përdorur fjalë të tjera kështu do përfundosh ....në atë kohë ka pasur artistë të mëdhenj por me atë fukarallëk që ishte ndërtuan karjerën krijuan familje dhe jetuan të nderuar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mira kellira

                                      Po, e shpetojme! Por jep ti e para ato leket qe ke mor qyl nga ujesjellesi. Ropt ku ti kete detari, Ac Dc!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. ?
                                        ?

                                        Po cfare i keni keto more njerez. Ajo as nuk ka folur. Si merrni neper goje njerez kot dhe i cenoni privatesine me foto te fshehta.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mati

                                          Mira i ke rene pikes si gjithmone. Parashqevia e mbajti gjalle rinine shqiptare ne ato vite. Por u be viktime e suksesit te vet. Po keshtu ka shume artiste e sportiste qe u rane viktima te wild Wild West. Kujtojme kampionin A kondo etj. Gjithsesi i urojme te jete mire e te rroje ne paqe.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            perulem para teje znj.Kazhani

                                            Nje bravo te madhe z. Kazhani! Jeni nje trandafil nga te rrallet, qe guxoni te lulezoni ne gjirizin arnaut, sic shihet, qe dhe ka shperthyer ,ne disa mender komente me siper.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. ?
                                              ?

                                              Qenka endacake? Po te vije ne Shqiperi. Edhe Edi poshte urave banonte ne Perendim, dhe ja ku u ngjit ne "vendin e mundesive". Nga barbon, ne kryeminister. Te vije dhe Parashqevia te behet mretneshe ne vendin e saj, si me pare.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                a.a

                                                Edin poshte urave te perendimit e drogoi largqofti me qellim...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Des.

                                                  ????

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. P
                                                  Pet.

                                                  Kjo thirrje do kishte vlere nese do te behej per ndonjerin qe ka jetuar ne Shqiperi, dhe jo per persona qe kontribojne tere jeten e tyre jashte vendit.Me taksat tona te pakta ,nuk mund te bejme bamirsi , kemi mjaft pensionis qe mezi kalojne muajin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. C
                                                    Comments

                                                    Parashqevi nuk është yll muzike se këndoj dy këngë.Në atë kohë ishte vetëm një stacion televiziv ( shtetëror) siq ishte rtsh, ndaj u bë e njohur për atë gjeneratë.Një dramë të tillë pësoj dhe këngëtarja franceze ophelie fontana që shkoj në Dubai për tu pasuruar, por nuk i eci.Unë Parashqevi Simakun e kujtoj me një rast ku një magazinjer nga rrethet kishte shpenzuar 8000 lek të rinj me znj.Simaku te hotel Tirana (për qyfyre).Nëse vije në Shqipëri Parashqevi, do mund të përfitoj një pension 2000 euro në muaj si Eva Alikaj (me dekret kryeministri).

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Altini

                                                      Je shume e skate Mira. Bravo qe ngre kete shqetsim i cili eshte per te gjithe arte dashesit shqiptar. Te kujdesesh per nje ikon eshte ne dinjitetin e nje kombi. Parashqevija ishte nje kengetare e jashtezakonshme ne vitet 80. Te vjen peshtire kur lexon ndonje koment negative per Parashqevin. Keta Jane bastardet e kombit qe beshtyjne e denigrojne cdo gje te bukur nga e kaluara apo e tashmja.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Hako

                                                        Bej pak analizen vetvetes, nese i paguan pa hile detyrimet ndaj shtetit.Sepse zakonisht ata qe u shmangen taksave dhe detyrimeve , jane me te prirur te bejne bamirsi ( me parate e te tjereve) edhe aty ku nuk duhet.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. T
                                                        Tironsi

                                                        Mira gazetaruce, mbesa e komunistit ne demokraci Hysni Milloshi, i qan halllin Parashqevise, qe paska duruar diktaturen. Vk ketij muhabeti, ec e merre vesh!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Bukur

                                                          Shkrimi shume I saket , shume human, nje Thirrje shume njerzore qe duhet ta Benin te gjithe trlevizionet dhe portalet ne radhe te pare si nje grua shqiptare qe endet rrugeve te amerikes ,si kengetare Nuk qe Vace Zela kendoj nja tre kenge dhe iku per te prekur hollivudin por ja qe Nuk I eci Se Nuk ngeli America per Parashqevin , pikerisht nga qe kerkoj me shume nga sa meritonte perfundoj keshtu, sa per Hysniut Milloshin kot e ke pergojuar more pijanec Tirane Se jam qind perqind e sigurte si Pa grua qe ka qene qe e ka gruaja ne moshen 38 vjec , nenes, gruas dhe mitres tende as qyrret Nuk fshinte me ta sepse e ka patur ylle te shoqen , qenke I mjere gjynah shko dhe qero nje qep me nje got raki dhe shkove keputja gjumit ne kotecin e pulave ose ke stalla e lopes .Te lumt Mira je gazetare shume e mire, me vjen keq per Parashqevi Simakun , sepse e ka patur problem shume qe Kur ka kenduar per here te pare Nuk ishte e pranishme mamaja e saje se Nuk kishte kepuce, edhe Pse vajti ne amerik Nuk pati Shansin te ja bente qef in nenes . Ja pra Mira kjo eshte diktatura per te Nuk ka patur diktature , por thjesht deshtoj , dhe sinqerisht qe me vjen shume shume keq qe enderren e saji nuk e realizoj , zoti e ndihmofte dhe e sherofte dhe u bashkofte sa me shpejt me te afermit e saji qe ju ka munguar gjithe keto vite.

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. D
                                                          Dervishi

                                                          Oj Mira e Kazanit,jeta kudo është e vështirë.Parashevia vuajti këtej nga deliri i madheshtisë,nuk i u nështrua punës si shumë shqiptarë të tjerë edhe me më shumë emër se Parashevia,po mjaftoi me ca tallavara nëpë shqiptar. Nuk mendoi për pleqerinë,nuk pago sigurime etj,se po ti kishte paguar sot nuk do kishte keto probleme. Sa po kuptoj ti moj zonjë kërkon ti ndash njerzit,punë e madhe se ishte këngëtare për atë tralalanë ajo paguhej mirë bile në krahasim më shtresen tjetër të varfer. Nëse Parashevia bente art me kengë më shumë për partinë e pushtetin,nëna ime bënte art me duar,edhe pse vinte e lodhur nga puna në kooperativën skllaveruese,i ngjitej tezgjahit e bënte nga ato qylimet që ishin me emer e shiteshin kudo,në shqipëi e diaspor,e me ato para që merte fshehur rriti pesë femijë. Ta them me bindje se në çdo shtëpi shqiptarësh edhe ketu ku jam,kanë nga ato qylimet e nënës time,artin e thurrjes e kishte trazhgim ndër breza.Por askush nuk kujtohet të thotë ti lidhim edhe asaj një pensin të posaçem siç propozoni juve për Parashevinë,dhe nëna ime merr 70 mij lekë të vjetra edhe pse është dërmuar në kooperativë,dhe ti thua ti a marim atë pak pension e ti ja japim Parashevisë.Më beso nuk kam asgjë me Parashevinë e vlerësoj si artiste,por me fenomenin që kërkoni të ngrihini këtu.Eshtë më e ndershme moj Mira të bësh një thirrje qeverisë për gjithë shtresën e pensionistve që sot kanë më shumë nëvoj se gjithë të tjerët.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            aa

                                                            fiks fare ..

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              aa

                                                              fiks fare ..

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. a
                                                                aa

                                                                fiks fare ..

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  aa

                                                                  fiks fare ..

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. a
                                                                    aa

                                                                    fiks fare ..

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. A
                                                                    Anti

                                                                    Ka 30vjet ne Amerike dhe kur gjate gjithe kesaj kohe me shume se gjysma e jetes se saj nuk eshte ne gjendje te rregulloj jeten e saj me duket absurd ky sensibilizim pasi ka krijuar familje dhe eshte divorcuar te gjitha keto si shtetase amerikane keshtu ska askush piken e pergjegjesise si morale ashtu dhe materiale ne kete vend. Sa per vuajtjen ne komunizem ja ka luajtur fene ishte e privilegjuar ah po e ka luftuar komunizmin me pidhin ne dore.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Pyetje

                                                                      Shkrim serioz! Por çalon në një pikë: i keni marrë leje të zonjës për të publikuar hallet e saj?

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Flamuri

                                                                        Ate Ana2 zhdukeni nga mesazhet. I pacip ,i pa shpirt ,i pakulture.Po si mund te flasesh ashtu per nje njeri aq me shume per nje figure aq te dashur te shqiptareve.Mira vazhdo trego shpirtin dhe kuturen tende si gjithnje ,vazhdo te tregosh qe ke qene dhe ngelesh njeri mbi te gjitha .Eshte detyrim jo lutje per ambasaden tone atje.Po dhe policia e shtetit ka b/p me policine amerikane qe mund te ndihmoje. Besoj se do behet me e mira

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. L
                                                                          Lip Fjanica

                                                                          Parashqevine e Kam takuar ketu ne usa ne 2001 dhe km foto me te.Sa per ndihme ai shtet u duk Sa ndihmon.E pame kur u nda nga Jeta Agim Doci me Sa repsekt shteti e percillni per ne banesen e fundit.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. i
                                                                            iliri

                                                                            Pse jo? Te gjithe bashk shqiptaret ta ndihmojme. eshte ikon dhe fatkeqesisht nuk i eshte gjendur njeri prane.cdo secili do kish nevoje per nje ndihme ne nje moment te tille dhe mos te thote asnje qe nuk e ka kaluar,neqofte se jo zoti mos tja japi nje moment te te tille,

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. i
                                                                              iliri

                                                                              agim doci nuk ishte ne nje gjendje kaq te veshtire sa parashqevia,pastaj eshte femer,agim doci u pleks dhe me politike.ndersa shume artiste nuk u perzien u treguan fisnik

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. L
                                                                                Latif Dreqi

                                                                                Na qenka sensibilizuar Mira...Mira nuk la UJesjelles pa marre rroge bashke me ate gopin e atij kurves Dudushit...ku te le Mira te marri dhe Parashqevia noj kacidhe..

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. i
                                                                                  iliri

                                                                                  nuk ma priste mendja se jemi kaq te ligj,dhe ketu u shprehem.turp i madh nga ligesia nuk e di me ke te matemi.aq nme teper dhe nga femrat.turp turp komentues me shpirt te vogel

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. P
                                                                                    Popull shtegtar aventurier

                                                                                    Parashqevi, hajde ketu ne Shqiperi se te ben derman Edi me nje ultra pension sa 20 pensione gjithsej, se per shqiptaret s'ka gajle. E di Edi se cdo te thote te jesh endacake qe nuk mbush dot barkun me buke se e ka provuar edhe vete poshte urave te Parisit duke mbushur barkun me tasin me makarona.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. M
                                                                                      Malshova

                                                                                      Nqs Parashqevija jeton ne Amerike dhe eshte citizene S’ ka nevoje per ndime Shteti Amerikan ja mbulon te Gjitha shpenzimet Po nqs ju zorraxhijte qe doni te perfitoni ndonje kocke (rrofte sebepi) eshte tjeter pune

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. S
                                                                                        Sufllaqja me qepe

                                                                                        Ndoshta i takon nje pension ne Shqiperi. Sidomos tani qe i rriti Rama me 4$ ndoshta i shkon 204$ pensioni shqiptar. Shqiperia Parashqevia 2030

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. U
                                                                                          UNE SALIU D'ORA VETE

                                                                                          Parashqevia. I reziztoi komunizmit dhe nuk i reziztoi kapitalizmit. Kjo Kazani si gazetare po' kerkon te Na THOTE se komunizmit è mbante Parashqevine ne pellembe te dores NDERSA kapitalizmit e braktisi. Pse nuk u kthye ne SHQIPERI si beri Xhevair Zeneli Agim Krajka Eva Alikaj ect. Duket Kavajses i pelqeu jeta ne Amerike APO ishte turp te. kthehej ne SHQIPERI te cilen e braktisi me rastin e pare dhe pa as je keqardhje. Zonja Kazani mos i shqetesoni SHQIPTARET me hallet e qeflijve.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. A
                                                                                            Agjenti 007

                                                                                            Nese eshte e mbeshtjelle si huxhuske, si po e paraqesin ne foto, ajo paska humbur identitetin shqiptar dhe nuk na intereson gjendja e saj joshqiptare, huxhuskare!... Agjenti 007

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. e
                                                                                              edi

                                                                                              gjinah

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. T
                                                                                                TonyE

                                                                                                Parashqevia duroi komunizmin o gazetare pash Zotin mos na hap barkun,Parshqevia ishte e parkedhelura e komunizmit po mos te flasim me teper si erdhi nga Kavaja kush e solli kush e beri numer nje dhe pse iku ne Amerike kur u rrezua komunizmi po Mbase ske faj se je e re per me shume info beji nje interniste te sinqerte Gjergj Lekes se te iluminon per kete çeshtje

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. T
                                                                                                  TIRONA

                                                                                                  1)Injoroj shqipfolesit qe shajne bashkeatdhetaret dhe shtetin e tyre! 2)Eshte mese normale qe Ambasada Shqiptare dhe Shteti Shqiptar ta gjeje dhe ta ndihmoje nje njeri ne nevoje dhe te semure!

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. J
                                                                                                    Josif Rr

                                                                                                    Shkrim interesant dhe shume diskutime me vlere dhe pa vlere. Nje gje eshte shume e qart qe ne ato vite kendonim kenget e saja. Ne se gjendet besoj se shqiptaret jane gedhendur dhe mund ta nxjerrim nga fati i keq qe e ka kapur. Vetem i uroj te mos kete probleme mendore se ato jane shume te veshtira per ta ndihmuar . Sa i perket anes ekonomike besoj se do kete shume qe do ta ndihmojme . Mira mund ta gjeje dhe mund ta gjeje lehte se ne cdo vend te Amerikes ka shqiptar . Urojme qe te degjojme lajme te mira per te dhe te gatshem per ta ndihmuar

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. N
                                                                                                      Nje qytetar

                                                                                                      Respekt , Josif !

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                    2. D
                                                                                                      Druni

                                                                                                      Në Amerikë të japin ndihmë nëse je qytetare amerikane, ta jep shteti për qiranë, të jep bono për ushqime, të siguron vizitat mjekësore dhe ilaçe thuajse falas. Kjo "kushërira" anonime duket ka marrë një dorë parash për një intervistë të tillë, edhe këto janë mashtrimet e yneret (bëmat) e kohës së sotme. Kjo gazetarja Kazhani këtu ka humbur shumë pikë, është manipuluar apo manipulon opinionin nuk e di, por sapo lexon ca fjali standarde "mbijetoi në komunizëm" për çdo rast e për çdo njeri, merr vesh se goca thjesht bën një shkrim gjoja "skup" sikur çudit njeri, as nuk ka një investigim të vetin, as ka fakte të sakta, as ka marrë leje nga e interesuara... ky është mungesë profesionalizmi. Dhe ata që shkruajmë "gjynah!, jemi gati...", kur të vijë puna asnjë qindarkë nuk do të japin!

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. A
                                                                                                        Artan

                                                                                                        Mesoni se çfare do te thote "pyetje retorike",mos e perdorni vend e pa vend.Dhe boll e pate shtetin si nje thes te pashtershem.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. H
                                                                                                          Halil Molla

                                                                                                          Kush të mundet të bëjë diçka të mirë për Parashqevinë tonë le t'a bëjë. S'ka nevojë të bëjmë filozofi dhe të japim mend .Sejcilit i mjaftojnë të vetat.

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. J
                                                                                                            Janet

                                                                                                            Parashqevia kengetarja Me kot shqiptare nje karakurv bushter aty te rri

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. J
                                                                                                              Janet

                                                                                                              Parashqevia ishte karakurv bushter

                                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                                              Lini një Përgjigje