Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri! Flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë

24 Prill 2025, 14:02Sociale TEMA

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna shpallet shpallet ditë

Në shenjë nderimi për Papa Françeskun, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri, duke ulur në gjysmështizë flamurin kombëtar.

Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave këtë të enjte.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

5 Komente

  1. S
    Shefki

    Po me duket diqka e tepert qe ne Shqiptaret po bejm per Vatikanin e per kta far Papash . Po pse Vatikani qberi per ne pse spo e njeh Kosoven si Shtet. su be nami qe ka vdek te gjithe nji dite do vdesim mos qani shume, se per ne sesht kush kah qane. SHefki Mexhani SH B A

    Përgjigjjuni
    1. '
      ''''

      Shqiperia 75% myslimane mban zi per Papen

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        po cmenen muslimanet turq skipfolsa lol

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kauri

          KATOLIKET DUHET TE NDEZIN QIRI NE KISHE ,,DHE ORTHODHOKSET PO ASHTU ,,TE NDEZIN QIRI NE KISHAT E TYRE MYSLYMANET SUNIT. DHE BEKTASHI ,,,DHE KETA TE NDEZIN QIRI NE XHAMI DHE TEQE ,,KUJDES MO U VINI FLAKEN ,,,

          Përgjigjjuni
          1. U
            Universi shpresa ime

            Vatikani nuk e njohu Kosovën. Pse kjo bythlëpirje? Feja e Shqiptarit Shqiptaria.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje