Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, 2 herë deputet i Partisë Demokratike.
Dosti lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit Hasan Dostit. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.
Dënohet në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuan në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.
Më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, një profil të djathtë të partisë së re, me moralitet kombëtar, të panjohur për 45 vjet.
Ishte nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 tërhiqet nga politika aktive.
Kam patur rastin t’a njoh Z. Dosti, njeriun e mire e te shumevuajtur. Ruaj kujtime shume te mira per te dhe familiaret e Tij. I qofte dheu i lehte. I perketshem kujtimi i Tij!
Nje enderr. Sikur Ramizi yne me Nexhmien, diten qe lejuan pluralizmin ne vend te Saliut, te kishte therritur burra si Dosti, Kalakula, Kurti, Alimerkua e te tjere si keta e ti ngarkonte qe te formonin Partine Konservatore Shqiptare, si do ishte sot Shqiperia? Enderra jane, nuk para dalin. Ngushllime familjes!
Në paqe u prehtë!
Ngushelli te sinqerta familjes. I ndjeri qofte I parajses. Iku dhe nje njeri me shume vlera , nje qytetar qe I bente nder Shqiperise!
I qofte dheu i lehte,ju prefte shpirti ne paqe,e terheqte kemben zvarre dhe e marte ne ate bote Sali-Kriminelin.