Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi mëngjesin e sotëm përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me paralajmërimin e kompanive të karburanteve në Shqipëri për rritje të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Në reagimin e saj, Tabaku e cilësoi këtë paralajmërim si një spekulim të pastër tregtar, duke theksuar se tregjet ndërkombëtare nuk kanë reflektuar ende një rritje të tillë që të justifikojë shtrenjtimin e menjëhershëm në Shqipëri.
“Një gjë është e sigurt në Shqipëri: rritja e çmimeve. Pa u ditur ende çmimet në bursat ndërkombëtare, ato reflektohen menjëherë në rritjen e çmimeve këtu në Shqipëri,” u shpreh Tabaku.
Ajo theksoi se paralajmërimi i kompanive të karburanteve për rritje fillimisht me 20 lekë për litër dhe më pas me 20 lekë të tjera është i pajustifikuar, pasi tregjet ndërkombëtare nuk kanë reaguar ende në mënyrë të tillë.
Sipas saj, edhe argumenti i lidhur me tensionet në Gjirin Persik nuk qëndron, pasi ngushtica e Hormuzit nuk është e bllokuar, ndërsa vetëm rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës kalon përmes saj.
Deputetja e PD ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e reagimit institucional ndaj këtij fenomeni, duke pyetur se çfarë po bëjnë autoritetet përgjegjëse për të kontrolluar tregun e karburanteve.
“Çfarë bën Autoriteti i Konkurrencës? Çfarë bën qeveria shqiptare për të kontrolluar këtë treg që sot i ka çmimet shumë më të larta se rajoni?” tha Tabaku.
Ajo theksoi se çmimet e karburanteve në Shqipëri janë 20 deri në 30 për qind më të larta se në vendet fqinje, duke përmendur si shembull Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Në përfundim, Tabaku e cilësoi këtë situatë si një abuzim në kurriz të qytetarëve dhe biznesit.
“Rritja e çmimeve në këtë mënyrë abuzive në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve është grabitje. Është korrupsion i hapur. Nëse do të kishte një shtet që funksionon dhe mekanizma që kontrollojnë organizimin e këtij tregu, kjo nuk do të ndodhte,” u shpreh ajo.
Sipas Tabakut, rritja e menjëhershme e çmimeve pa reflektim në bursat ndërkombëtare tregon se tregu i karburanteve në Shqipëri nuk funksionon sipas parimeve të konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut.
O idjote cmimet e karburanteve jan ngrit dhe ne itali branda 24 oreve cmimi i benzines eshte ngrit 25 centesimo E mbusha pjieno me karburant sepse neser si dihet Sepse flitet te vej 2 euro ne keto dite
Kjo eshte nje genjeshtare dhe mashtruese patologjike! Çmimi i karburantit ne perendim eshte ritur mesatarisht me mbi 20 çentezim per liter ne pikat e shitjes,ndersa ti shkruan mufka,si gjithmone. E luan mire rolin e gjobaxhies,siç more vilen ne Gjirin e Lalzit!
Moj budallacke, po ku kupton ti nga gjeopolitika dhe tronditjet e tregut. Cmimet e karburanteve do te rriten. Kete e tha TRUMP sipas situates dhe luftes ne Iran. Pavaresisht se stoqet apo gjendjet jane me cmime jo te rritura nga grosistet, ata i risin menjehere pa pritur marrjen e furnizimit te ri me cmime te ritura sepse po nuk e rriten ju turen bleresit dhe jua mnbarojne brenda dites te gjithe stokun me cmimet egzistuese. E kupton moj budallice se na cave sum.. me budalleqet e tua. Bibe Peqini!
S'ja vlen me komentu per ket ordinere
PO , NE ITALI PSH. SOT ISHTE 20 CENTESIMI ME LART DHE ME SHUME PRITET.....KURSE ATJE KU ESHTE KJO E CMENDURA NUK DUHET TE RRITET....
ik moj baxhelle tabak torollake shko moj femer e ndyr se na je bere njesoj si monika kryemadhi. beini ysmet. kriminelit sali berish kermes