Nga Italia në Shqipëri: Hoqëm dorë nga gjithçka, jeta këtu kushton më pak!

25 Nëntor 2024, 09:20Sociale TEMA
Nga Italia në Shqipëri: Hoqëm dorë nga gjithçka, jeta

Corriere

Antonio di Dio dhe gruaja e tij, Marcella Bosio dy vite më parë lanë gjithçka në Itali për të ardhur dhe shijuar pensionin e tyre në Shqipëri.

“Në Itali nuk mund të jetonim me 1160 euro në muaj, këtu jeta kushton më pak. Ndaj hoqëm dorë nga gjithçka, dhe jemi shumë të lumtur këtu”, rrëfen çifti.

Çdo mëngjes Antonio zgjohet dhe bën një shëtitje nëpër rrugët e Shkodrës së bashku me gruan e tij. Më pas ndalojnë për një kafe në Gjuhadol ose Gʼjuhadol, e cila është një rrugicë karakteristike shkodrane. Kështu e jetojnë çifti jetën e tyre të re, të bukur në Shqipëri.

“Këtu e bëj jetën më dinjitoze se në Itali”, thotë Antonio.

Ja pse jeta në Shqipëri është më ekonomike sipas Antonios:

“Në Itali tregohesha i rezervuar për mënyrën se si do t’i shpenzoja paratë, edhe ku blija në supermarket. Në Shqipëri mund të blej më shumë. Në Itali nuk shkova kurrë me pushime, por këtu kemi mundësi të eksplorojmë më shumë vende. Mund të shkoj në liqen, mal apo det, ku çadrat dhe shezlongët kushtojnë vetëm pesë euro. Në Itali kam kursyer po ashtu edhe për të blerë rroba, kam veshur pothuajse gjithmonë të njëjtat gjëra, por këtu mund të ble më shpesh. Në Itali nuk kemi shkuar pothuajse kurrë në një restorant për darkë, por mund ta plotësoj ata dëshirë”.

Pensioni në Itali nuk mjaftonte!

Antonio vazhdon rrëfimin e tij: “Këtu ndihem vërtet më i lumtur, që kur kemi ardhur në Shkodër. Ndihemi më shumë më të qetë”.

I punësuar prej një jete në një kompani transporti, Antonio vendosi të largoje nga vendlindja.

“Filluam të studionim së bashku me bashkëshorten, disa nga opsionet se ku mund të shpërnguleshim. Një nga alternativat ishte Portugalia, një tjetër Tunizia. Në fund zgjodhëm Shqipërinë sepse këtu pata mundësinë që të merrja më lehtë pensionin”.

Kështu Antonio dhe bashkëshortja vendosën të jetojnë në veri të Shqipërisë, zonë e cila është më pak e njohur nga turistët.

“Na tërhoqi menjëherë mikpritja. Filluam të kërkonim banesë për të jetuar, në nëntor, në qendrën historike të Shkodrës. Vend shumë mikpritës. Ne jetojmë në 70 metra katrorë dhe paguajmë vetëm 350 euro qira”.

Nuk flasin ende shqip, por po e mësojnë pak nga pak gjuhën. Në muajt në vijim do t'i bashkohet edhe Luciana, nëna e Marcellës për të jetuar me ta përgjithmonë në Shqipëri. Dhe jo, Italia nuk i mungon aspak. Sigurisht, jo çdo gjë shkon gjithmonë ashtu siç duhet.

Kujdesi shëndetësor, për shembull.

“Në Shqipëri sigurisht që kushton më pak, por shpesh nuk është në nivelin që ka Italia. Prandaj Marcella ndodhet përkohësisht në Torino për disa kontrolle”, thotë Antonio.

Megjithatë në Shkodër çifti gjeti mbështetjen e një klinike mjekësore italiane, por me filial në vendin tonë. “Ata janë mjekë shumë të mirë dhe dinë gjithmonë të na japin këshillat më të mira”, tha Antonio.

Pikërisht në këtë klinikë, Antonio filloi punën e tij vullnetare duke ndihmuar shoqatën në rast nevoje.

24 Komente

  1. s
    sapa

    Ishallah nuk beheni per doktor se do ta shikoni!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Sigurisht me 1300€ pension jetohet mirē. Do jua bēja pensionin 150€ ta shikojmē sa mirē jetohet. Propagandē pēr ata qē nuk e dinē meselenē.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luku

        Hahaaa!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Po

        Ah qenka mire ne shqiperi po paska vajt ne itali per vizit miku Hahaha

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo

          2400 euro pension te dy, normal qe jane mirë, 240 marrin prinderit tanë. Ky artikull i Temes eshte nje autogol i madh, shpresojmë nuk ia sheh Fuga.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tirona

          Eshte mire per te huajt sepse pensionet nuk taksohen ne Shqiperi dhe per me teper ky çift e merr pensionin e plote plus pjesen qe do ti mbante Italia. Me t'u futur ne BE edhe ne Shqiperi pensione besoj se do taksohen.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Nuk besoj se do taksohen sepse ne paguajmë sigurime dhe taksa mbi pagën bruto kurse në itali paguajnë mbi pagën neto.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirona

              I referohem takses mbi pensionin. Ne Shqiperi kjo per te huajt deri tani eshte zero. Ndalesat mbi pagen kudo ne bote jane mbi bruton. Pra mbajtjet e sigurimeve shoqerore e shendetesore plus dhe taksen mbi te totalin e pages. Çfare mbetet eshte neto. Edhe ne komunizem keshtu funksiononte, vecse ne nuk e njihnim bruton tone dhe as sa na mbahej, dinim vetem sa merrnim ne dore.

              Përgjigjjuni
          2. Z
            Z.

            Kjo është një mënyrē për të gënjyer.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Futini falas tek ato kampet italiane per bythzinjte ne Gjader.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Soni

                Normal jeta kushton pak...por ushqimet shume.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bravo

                  Nje tjeter artikull i deshperuar i Gelbazes per pepino pensioniste qe vijne ne Shqiperi se na plasi bytha shume. Mesa duket keshtu do kompensojme per pergjysmimnin e popullsise shqiptare ne vend. Ikin me mijera shqiptare ne vit pa kthim, dhe ne kembim vijne te jetojne 5 pepino pensioniste qe do blejne nga nje dhalle dhe byrek perdite.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gani Myrta

                    Po si mos te jeni me mire ju ekonomikisht,kur pensioni mesatar ne shqiperi esht 140 apo 150 euro ndersa ju keni pension 1100 euro,10 here me pak se ju.Te na rroj qeveria qe do mandat te kater.Nocrrokun do te marr.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Italjani

                      Paskan shkrojtur me 1 Prill pleqte e pjerdhur italjane Po me shtepi ku jetoni ? Apo e kini te babajt se gjysmen e pensions e do qiraja

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Simpati për Italianët. Flasin fjalë të pista pa fund, por ndryshe nga ne, janë mjaftueshëm inteligjent që mos vriten për aq hiç gjë. Mirë se vinë them unë e shpresoj t'ia kalojnë mirë këtu.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hajdeni

                          Kur t'i vershelleje hoxha ne vesh qe ne 5 te mengjesit do ja mbathin pepinot nga syte kembet me gjithe pension.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Grande Sorella

                            Sa mire o Mero. Po na shtohet popullsia me keta pensionistet italiane. Do na shtohet ne mase edhe me ata kriminelat shqiptare qe do na ktheje Melomutja me traget ne kampet e Gjadrit se i doli huq ajo puna e bythzinjve.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Maloku Tirones

                              O gelbaza Edi Rames, o baxhanoku gjarpnit, o Ymer Abazi. Çfar do me tregu me kete, qe Rama pedeja, e ka bere Shqiperine Parajse per te huajt?Sa e ka perversi Rama pensionin ketu dhe sa e ka Italia. Por ti duhesh shkerdhy nga mrapa dhe nga goja, qe rrish urte, o qenef.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Toni

                                Po pse o njeri flet keshtu! Artikullin se ka shkruar Tema por eshte pershtatur nga Corriere. E kuptoj fare mire qe nganjehere keta ja mbajne ison qeverise pak si shume por kjo e ka dhe nje te mire. Te pakten parate e Tyre shpenzohen ne economine tone...

                                Përgjigjjuni
                              2. M
                                Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

                                Eh more Ramut e ktheve Shqiperine ne Azil te pleqeve te Italise, te pakten beji nje surprise sy-dacit Meloni qe ketyre emigranteve ekonomike t'u sigurosh falas pampersat.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Paraja ju mori shpirtin

                                  Sa mire ju vafte mbare. Ndersa ne shqiperaret qe banojme ne vendin tone, pensioni nuk na del per buke thate. Me skandaloze mbi gjithcka eshte problemi me ilacet. Jo vetem po na helmon shteti pasi nuk i kontrollon njeri, por ilacet kronike i ka hequr nga rimbulsimi. Me shkoqur per cdo muaj paguaj 10 mije leke te rinj per helmin qe blejme per tu kuruar. Nje pyetje, ku eshte ndihma e shtetit? Bonusin ne fund te vitit do e marim ilace po per muajt e tjere, nuk ka bonus per te na mbytyr? Ju politikaneve kriminela mos befshi hajer, por as femijet tuaj. Soni hajrit kriminela te veshur me politike. Skeni pare gje akoma si do t'ju vije pleqeria. Per cfare i keni bere ketij populli, zoti do t'ju mare hak.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Goni

                                    Ne nuk jemi si Italia dhe kurre s'kemi qenë si ata, as si greqia apo Serbia. Prapambetja te ne është e përjetëshme. Mgjate shani dhe urreni sa me shumë se negativiti është bere mode ne këtë end.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. G
                                    G

                                    JETOJNE NE SHKODER KU KA SHUM KATOLIK ,SI ITALANET ,,,NE BURREL ,,,SBESOJ ,,,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      K

                                      ALLAH ALLAH ,,CA BEJNE ME DUAR KETA ,,,

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje