Zbardhet Korça, disa fshatra pa energji elektrike prej mbrëmjes së djeshme

23 Nëntor 2024, 17:41Sociale TEMA
Zbardhet Korça, disa fshatra pa energji elektrike prej mbrëmjes

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë qarkun e Korçës prej mbrëmjes të së djeshme nga ku raportohet se në zonat e ulëta ka pasur rreshje shiu të shoqëruara edhe me erë të fortë ndërsa në zonat e larta malore ka pasur rreshje shiu dhe dëbore.

Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e erërave të forta ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë e Devoll.

Momentalisht zonat pa energji janë: Bishnicë, Jollë, Selcë e Sipërme, Goskovë, Lekas, Grabockë, Maliq-Opar, Nikollarë.

Lini një Përgjigje