Moti i keq, rënie gurësh në rrugë dhe ndërprerje energjie në Elbasan

22 Nëntor 2024, 19:02Sociale TEMA
Moti i keq, rënie gurësh në rrugë dhe ndërprerje

Për shkak të kushteve të motit të keq që ka përfshirë vendin, me një erë të fortë dhe shi të pandërprerë, në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të urës së Murrashit ka pasur rënie gurësh në rrugë dhe rënie të pemëve në aksin ku po punohet për autostradën duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Gazetarja e Euronews Albania raporton se në Qarkun e Elbasanit ka probleme dhe me furnizimin me energji elektrike pasi sipas saj rreth 324 familje janë pa drita.

OSHEE po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga era e fortë në linjat elektrike.

 

Lini një Përgjigje