Turisti u zhduk mes Valbonës dhe Thethit, vëllai niset nga Australia për ta gjetur

21 Nëntor 2024, 19:29Sociale TEMA
Turisti u zhduk mes Valbonës dhe Thethit, vëllai niset nga Australia

Vijon të jetë enigmë fati i turistit Australian, Cameron Twiss, i cili u zhduk 5 javë e gjysmë më parë në Alpet shqiptare teksa bënte ecje në një prej zonave më turistike.

28 vjeçari nga Adelaide i kishte lënë të gjitha gjërat personale në hostelin ku qëndronte në Valbonë dhe ishte nisur për të kaluar për në Theth.

Autoritetet shqiptare kanë organizuar disa operacione për kërkimin e tij, por pa rezultat. Në ndihmë të tyre ka shkuar dhe vëllai Cameron nga Australia, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.

Udhëtari profesionist, mëngjesin e 13 tetorit kishte dalë nga hoteli për të ndërmarrë rrugën që lidh Valbonën me Thethin dhe nga ai moment nuk dihet gjë për fatin e tij.

Udhëtimi 10 orësh përfshin një distancë prej 17 km në një zonë malore, ku prania e një guide lokale është e rekomandueshme, por 28 vjeçari zgjodhi ta bëjë vetë.

Në kërkim të tij u angazhua dhe një ekip nga Kosova, si dhe dronë, ndërkohë që më 2 nëntor operacionet u ndërprenë.

3 Komente

  1. k
    kamarieri

    Mos eshte ndeshur me ndonje egersire te maleve ..!!??

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      E ke llafin me ndonjë malok hajdut. Duhet ta përcaktosh de është e njljta gjë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lartmadheria

        Pergezime, sapo fituat konkursin si komentuesi me idiot i javes.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje