"Nuk është zgjidhje mbyllja e TikTok", protestë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

21 Nëntor 2024, 11:55Sociale TEMA
"Nuk është zgjidhje mbyllja e TikTok", protestë

Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, ditën e sotme prindër dhe nxënës u mblodhën bashkë për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë që u vendos më pas përballë Ministrisë së Arsimit.

Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit të mos ndodhin më. 

“Qeveria që e sheh përgjegjësinë tek mbyllja e TikTokut tregon se nuk e ka bërë punën si duhet", thotë një vajzë pjesë e protestës.

Qytetarët mbajnë në duar dhe pankarta të tjera ku shkruhej: ‘‘Dhimbja e një nëne është thirrja jonë për ndryshim”, ‘‘Fëmijët duhet të jetojnë jo të vriten”, ‘‘Në një shkollë që duhej ta mbronte, një fëmijë humbi jetën".

 

11 Komente

  1. V
    Vjola

    Dakort per te gjitha sa thuhet por prinderit qe jane kryesore cfare duhet te bejne ,Kur sja dalin dot duhet te kerkojne ndihme dhe te bashkepunojne me te gjitha hallkat , sic kemi bere shumica,eshte veshtire te rritesh femijet duhet perkushtim , duhet te heqesh nga vetja ......

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      …..dhe përleshja ndodhi në një rrugicë të Tironës dhe jo në ambjentet e shkollës…… “Fajin nuk na e ka qeveria , edukimi i fëmijës fillon nga FAMILJA” kjo duhet të ishte parrulla e protestës

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvonjo

        Qeveria te krijoje "Policine Digitale " , kjo te jete dege e Policise se shtetit , dhe funksionion me 3 punonjes policie qe kane njohuri baze per Kompiuterin, te monitorojne Tik Tokun per 24 ore, , ku flasin adoleshentet Shqiptare dhe te rinjte Shqiptare. Aty policet digitale kur shikojne qe ka kercenime dhe shere midis Adoleshenteve direkt te marin adresat e tyre dhe te nderhyjne te shuajne sherin

        Përgjigjjuni
    2. K
      Kimete

      Po mire se nuk u pelqen te mbyllet Tik Tok, por kane ndonje zgjidhje keta qe flasin dhe protestojne. Te jeshe pjese e problemit nuk eshte zgjidhja e problemit. Kur vjen puna te "Lirite" keta thone: "po na kufizon Lirite". Kur ka ndonje problem keta thone: "Shteti duhet ti kontrolloje". Ta ndajne mendjen duan me shume kontrolle apo me shume liri...

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zonja tha : faji patronazhisteve

        Nje zonje tha ; faji i patronazhisteve haaaa te perfitoshe nga dhimbja tjetrit per te bere politike anti qeveri sa turpe . Vête zonja eshte nje shembull i keq .

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Proteste nga shkolla Fan Noli te Ministria e Arsimit.Dakord,por me Duket shperndarje pergjegjesie.Ngjarja Ka ndodhur 200 m largo shkolles,Pra Jo ne Shkolle,por jashte saj.Mos valle e mesoni dhe e paisi shkolla me thike?Atje,ne shtepi e kishte.Ti,si prind nuk mban pergjegjesi?Nje femijet minoren eshte vazhdimisht nen kontrollin e prindit.Ligji e detyron nje gje te Tille,ndaj dhe e ngarkon me pergjegjesi.Paska pergjegjesi Ministrja e Arsimit,shkolla dhe nuk mbaka pergjegjesi prindi.Mbaka pergjegjesi mesuesja dhe nuk mbaka pergjegjesi prindi .Lexova per kontrolle te cantave ne shkolla ne juglindje.Per emergjence,dakord.Por nuk eshte ligjore Mesuesi nuk eshte organ kontrolli fizike.Ate ,ne rradhet te pare ta beje prindi ne shtepi kur nis femijen ne Shkolle.Mesuesi Ka detyren ta keshilloje,ta ndihmoje,por Jo te beje policin.Aq me teper Ministri.Duhet te mbajne pergjegjesi vec autorità te krimit Edhe prindi .Si po' vjen puna shkollat duhet te paisen me mjetet kontrolli si ne aeroporto,me rrezatim.

          Përgjigjjuni
          1. a
            a.a

            po si nuk i late budallalleqet njehere... filloni protesten ne shtepite tuaja te edukoni femijet te respektojne tjetrin ashtu sic eshte, te mos futen ne grindje se ne te gjithe boten e perparuar e te prapambetur sherri me thika perfundon keq, mesojini se cdo veprim i tyre ka pasoja, mesojini te jene te pergjegjshem per ate qe bejne, .. proteste per cfare? mos doni te ndaloje shteti prodhimin e thikave? shteti po duhet te denoje kriminelet, te parandaloje krimin kjo eshte pjesa e tij .... apo doni nje polic per femije?

            Përgjigjjuni
            1. a
              a.a

              prandaj s"jane ne rregull femijet ne Shqiperi se shikojne qe te rriturit i zgjidhin problemet me protesta e i vene fajin gjithmone tjetrit.... Deri ne 18 vjec (dhe me vone por deri ne 18 vjec eshte zhvilluar ndjena e pergjegjsise) femija ka ""nevoje" per prinderit NON STOP! por joooo eja dalim ne shesh..... dhe femijet rriten vete... i rrit rruga

              Përgjigjjuni
              1. O
                Odi

                Shumica e protestuesve pëdëiste te infiltruar.Familja doli në protestë?????Ju qofshi,me hallin që ju ka rënë.Merruni me fëmijët,familja ështe berthama e shoqërisë,mos hidhni e prisni fajin te të tjerët.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Henk

                  Jam dakord që kjo qeveri (dhe çdo lloj qeverie në përgjithësi që është në pushtet) ka gjynahet dhe përgjegjësitë e saja në çdo aspekt të jetës shoqërore të një vendi, ekonomi, arsim, kulturë, etj, por t'ia hedhësh krejt fajin qeverisë do të thotë që t'i largohesh qëllimisht (ose pa dashje) problemit kryesor, pra familjes. Nga familja burojnë krejt problemet e adoleshentëve, janë prindërit arsyeja kryesore nëse një fëmijë do të rritet i kulturuar dhe i edukuar apo do rritet kriminel. Protestuesit duhet të bënin thirrje duke filluar nga familja.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Henk

                    Jam dakord që kjo qeveri (dhe çdo lloj qeverie në përgjithësi që është në pushtet) ka gjynahet dhe përgjegjësitë e saja në çdo aspekt të jetës shoqërore të një vendi, ekonomi, arsim, kulturë, etj, por t'ia hedhësh krejt fajin qeverisë do të thotë që t'i largohesh qëllimisht (ose pa dashje) problemit kryesor, pra familjes. Nga familja burojnë krejt problemet e adoleshentëve, janë prindërit arsyeja kryesore nëse një fëmijë do të rritet i kulturuar dhe i edukuar apo do rritet kriminel. Protestuesit duhet të bënin thirrje duke filluar nga familja.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje