Pensionistët udhëtim falas në urbanët e Tiranës: Çmimi i biletave në transportin publik nuk do të rritet

19 Nëntor 2024, 21:20Sociale TEMA
Pensionistët udhëtim falas në urbanët e Tiranës:

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është miratuar vendimi “Mbi caktimin e tarifave të transportit publik qytetas në bashkinë e Tiranës, mënyrën dhe rregullat që do të ndiqen  për subvencionin dhe kompensimin e tyre”. Nisur nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, çmimi i biletave të transportit urban në kryeqytet nuk do të rriten, pasi Bashkia Tiranë do t’i subencionojë deri në 10 lekë për çdo biletë operatorët e transportit publik të kryeqytetit.

“Për biletën njëpërdorimshe për një udhëtim, për transportin publik qytetas në format letër me çmim të parashtypur, që aplikohet është 40 lekë, përfshirë TVSH. Bashkia Tiranë do të subvencionojë operatorët e transportit publik qytetas deri në 10 lekë për çdo biletë njëpërdorimshëm për një udhëtim, për transportin publik qytetas në format letër, sipas kushteve të përcaktuara”, citohet në vendim.

Gjithashtu janë përcaktuar kriteret të cilat duhet të plotësohen për të marrë subvencionimin nga bashkia. Ndërkohë, në lidhje me abonetë, pensionistët dhe studentët do të udhëtojnë falas.

Është miratuar që nga 1 janari 2025, operatorët do të kompensohen 100% në vlerën 1,600 lekë për abonetë falas të cilat do të shpërndahen për pensionistët  dhe studentët.

Kriteret që një pensionist duhet të përmbushë për të marrë abone falas janë parashikuar që të jenë banues në Bashkinë e Tiranës, gratë pensioniste që kanë mbushur moshën 60 vjece dhe burrat pensionistë që kanë mbushur moshën 65 vjeç.

4 Komente

  1. L
    L.Xh

    E pse duhet kjo ABONE për Pensionistet ? Mjafton vetëm karta e identitetit, dhe çdo gjë është e zgjidhur. Kjo është ti shkërdhesh akoma edhe më shumë pensionistet, duke mbajtur rradhë, për të marre ABONENË, duke dhënë ryshfet tek nënpunësi që e ka në dorë, si kudo që lëviz paraja sheshit. Mendoj që të hiqet Aboneja për pensionistet. Boll është karta e identitetit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Mendo perara se te komentosh. Fatorinot e autobuzeve qe kane dy klase shkolle nuk do te bejne matematike per te rrogaritur, nese personi eshte ne moshen e pensinonit. Nje person mund te jete ne pension edhe pa e mbushur moshen per kete. Ndoshta do te ishte me e lehte per ata pensioniste qe nuk munden qe te shkojne perpara ne ndonje pike per te marre nje abone, qe ata te tregojne dokumentin e pensionit. Edhe kjo eshte nje zgjidhje e lehte.

      Përgjigjjuni
    2. .
      ...

      Duhet të regjistrohet diku, që operatori të përfitojë një të tillë vjetore; shpërndarja mund të bëhet në qendrat e shpërndarjes së pensioneve kundrejt kartës së identitetit ose passaportës librezën e pensionit (për rezidentët) dhe aboneja është e vlefshme vetëm me kartën e identitetit ose passaportën.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sybi CILI

        Nuk ka nevoj per abone,thjesht me karte identiteti cdo pensonist mund te udhetoj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje