VIDEO/ Martin Cani vdiq pasi u qëllua me thikë, e ëma: Ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja

21 Nëntor 2024, 12:10Sociale TEMA
VIDEO/ Martin Cani vdiq pasi u qëllua me thikë, e ëma: Ishte i

Prindër dhe të rinj kanë dalë sot në protestë për vrasjen e 14-vjeçarit pak ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Mamaja e Martinit, Florina kishte një mesazh që u lexua nga një qytetare në protestën e sotme. 

“Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. Falenderoj gjithë nga zemra.

Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë”, shkruhej ndër të tjera në mesazhin e saj. 

Martin Cani, 14 vjeç u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës “Fan Noli" ku ishte nxënës edhe autori, 14 vjeçar tashmë i arrestuar nga policia.

 

1 Komente

  1. T
    Te shkuara nga gripi

    Ishte pasqyra juaj . Ne nje konflikte te dyja palet jane fajtore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje