Artan Fuga pas tragjedisë te "Fan Noli": Jemi shoqëri e mpirë që bën revolta vetëm përmes tastierës

22 Nëntor 2024, 10:10Sociale TEMA
Artan Fuga pas tragjedisë te "Fan Noli": Jemi shoqëri e

Akademiku Artan Fuga foli në emisionin "Debat" nga Alba Alishani në A2 CNN, ku komentoi protestën e mbajtur këtë të enjte pas ngjarjes tragjike të vrasjes së një 14-vjeçari.

Fuga e cilësoi reagimin publik si të pamjaftueshëm dhe konfuz, duke theksuar se nuk u kuptua qartë se çfarë kërkohej nga protesta. “Ishte një rast shumë i dhimbshëm, një fenomen që prek të gjithë shoqërinë, veçanërisht jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve,” u shpreh ai.

Sipas akademikut, platformat mediatike dhe rrjetet sociale shpesh krijojnë një ndjesi të rreme veprimi. “Duke u shprehur në media, njeriu mendon se ka vepruar, por në realitet, reagimi shoqëror duket si i mpirë,” shtoi Fuga, duke kritikuar mungesën e një proteste më të fuqishme. Ai krahasoi këtë situatë me atë që do të ndodhte jashtë vendit, ku një ngjarje e tillë do të kishte shkaktuar reagime të jashtëzakonshme, tha ai në A2.

Fuga theksoi se ky nuk është një problem që prek vetëm shkollën "Fan Noli" apo Ministrinë e Arsimit, por një çështje shumë më e gjerë që reflekton mangësi në disa nivele të shoqërisë dhe institucioneve.

Ai bëri thirrje për një reflektim të thellë dhe reagime më të fuqishme për ngjarje që prekin jetën dhe sigurinë e fëmijëve në Shqipëri. (A2 Televizion)

2 Komente

  1. n
    na myten injoranter

    po cfare proteste duhet te besh per keto gjero ooo Artan kokeloqja ??? Sta ka fajin as qeveria as Edvini e as Sali ballkoni. Fajin kerkoje te edukata prinderore qe eshet inenzistente ne kete kohe. Aaaah po ju ka marre lumi si shoqeri me kohe! ! Kini edhe surrat e dilni e beni llogje kavaje portaleve e televizjoneve

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Po edhe ti atë po bën. Dil me parulla në duar qoftë edhe vetëm. Një koleg e ke. Është njëri që i bën opozitë shtetit e gjithë shoqërisë me nga një pankartë ku shkruan temën. Do kesh edhe të gjithë gazetarët e kronikave televizive prapa, siç bëjnë me këtë parardhësin e vetmuar. Dil, jep një shembull me vepra se, sa për shembullin me fjalë jemi ne të tjerët dhe e mbushim ne boshllëkun që do lësh zotrote.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje