Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

22 Nëntor 2024, 19:20Sociale TEMA
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.

Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.

“Kur jemi bashkë i kalojmë të gjitha vështirësitë! Faleminderit qytetarëve për bashkëpunimin dhe punëtorëve të qytetit për angazhimin në çdo problematikë.

P.S. Ju lutem ulni lëvizjet e panevojshme , tregoni kujdes dhe raportoni çdo problematikë në aplikacionin “Tirana ime” ose telefononi 112”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

 

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Faleminderit, por edhe te mos mbjellin peme deri sa ti afrohemi Majit 2025.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje