Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua të mërkurën e kaluar (20 nëntor), ku një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në punë.
Shqiptari ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, ku ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra.
Elton Dema, siç shkruajnë mediet e huaja, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur në Itali
Fillimisht 41-vjeçari shkoi i vetëm në emigrim, e më pas iu bashkua bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre, përkatësisht të moshës 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.
I riu la pas fëmijët, partneren dhe nënën e tij. I ati i kishte vdekur 1 vit më parë.
U prehte ne paqe! I la femijet ne nje moshe shume delikate per mbeshtetje. Nuk kepusin qafen Saliu me gjithe kriminelet, por ikin njerez qe mundohen te te mbajne familjet me mund e pune.
Ndjese paste i ziu djale. Familja e tij paste meshiren e Zotit.
Gjynah. :( Ti rrojne femijet dhe te dashurit.