Nga Kryeministria te Opera, Artan Shkreli tregon objektet që do të kalojnë në auditim

8 Mars 2023, 10:33Sociale TEMA

Nga Kryeministria te Opera, Artan Shkreli tregon objektet që do të

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli komentoi ligjin për auditimin e ndërtesave që kanë kaluar mbi 50 vjet.

Shkreli theksoi se në auditim do të kalojnë dhe kryeministria e Teatri i Operas.

“Auditi i objekteve është i detyrueshëm. Këtu  flitet vetëm për objektet kolektive, objektet me akses publik, përfshihet Kryeministria dhe Teatri i Operas, përfshihen digat e  të gjitha objektet në funksion të publikut”- theksoi ai.

Shkreli tha se në një projekt të gjithë mund të abuzojnë përfshirë dhe pushtetarët ndërsa shtoi se kjo gjë mund të parandalohet.

Më tej ai theksoi se nëse standardet janë të sakta dhe ka një protokoll të qartë shanset janë shumë të vogla që në një proces të abuzohet.

“Çdo proces rrezikon devijimin, çdo proces mund të abuzohet nga dikush. I vetmi instrument që kemi ne në dorë për të minimizuar devijimet është një protokoll shumë i qartë se çfarë do të ndodhë. 

Nëse ne do të kishim pasur protokolle të qarta pas tërmetit do të kishte devijime më të vogla se ato që kanë ndodhur. 

Dhe një pushtetar vendor mund të devijoj. Ajo që nuk të lë të devijosh janë standardet shumë të sakta. 

Nëse ti krijon një protokoll se si do të funksionojë auditi dhe të gjitha pikat e protokollit do të jenë të përshkruara me detaje, zvogëlohet mundësia që të abuzohet me fondet”- theksoi ai.

Arkitekti Edgar Frashëri tha ndërkohë se auditimi nuk është një proces që prek kryesisht Tiranën, por gjithë territorin.

Ai sqaroi se si janë ndërtuar objektet në sistemin e “Enverit”, atëherë kur ndërtonte vetëm shteti me standardet e veta.

“Deri në vitet 80’ në Shqipëri ndërtohej me tullë deri në 4 kate dhe me norma sizmike shumë të përcaktuara, qoftë me ndarje brenda, në trashim muresh dhe po them për soletat, deri në vitet 60’ soletat tona ishin monolite, nuk kishte soleta të parafabrikuara dhe monolite do të thotë që ti në çdo kat i vë një kapele rigjide, sa i lidh të tërë muret dhe krijon një soliditet më të madh dhe qëndrueshmëri më të madhe,” – sqaroi Frashëri.

1 Komente

  1. n
    niko kalemi

    Nje miliard i mori instituti me ato proces verbalet skandaloze per pasojat e termetit,jepni dhe dy miliard te tjera per pashaportat e sigurise.Ore si nuk e kuptoni qe stafi i Institutit eshte skandaloz nga ana profesionale me perjashtim te drejtorit qe eshte nje "menaxheri"mire.Stafi qe duhet te japi pashaporte sigurie duhet te jete me aftesi me te mira si ing,projektues dhe zbatues jo te jene inxhinjere qe nuk kane gjetur pune ne institucione te tjera,prandaj mos shpenzoni ato para kot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje