E përjashtoi se ofendoi mësuesen - Ish-drejtori tregon çfarë i tha nxënësi pas shumë vjetësh!

7 Mars 2023, 17:23Sociale TEMA

E përjashtoi se ofendoi mësuesen - Ish-drejtori tregon

Historiani i njohur Kleanth Dedi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tregoi një rast kur ishte drejtor shkolle dhe përjashtoi një nxënës, pasi kishte ofenduar rëndë një mësuese.

Historiani tregon se si, disa vite pasi e përjashtoi nga shkolla, ish-nxënësi i shkoi në zyrën e ministrisë, tashmë i bërë kolonel, dhe e falënderoi, pasi vendimi i tij e kishte bërë njeri për së mbari.

“Kur isha drejtor, e përjashtova një fëmijë nga shkolla. Ishte nxënës shumë i mirë, por ofendoi shumë rëndë në mësuese, i tha një fjalë që nuk e mbanin as malet. 

Kam qenë 17 vjeç drejtor, të dy ishim në një moshë. Unë mbarova filloren, edhe dy tre vjet pastaj u hap shkolla. Djali ishte pothuajse në moshë me mua. Unë vendosa që ai djalë mos shkojë në asnjë shkollë të Shqipërisë. Tani mungon kjo kërkesa e llogarisë.

Kaluan vite, ai qe komandant korpusi në Burrel, vjen e më gjen mua në Ministri. Unë u ngrita në këmbë se kishte gradë ai, ishte kolonel. E quanin Tomor Hila. I thashë të kërkoj falje, e kam tepruar. 

Jo, tha, më ke bërë shumë mirë. Jam bërë aq i mirë, aq i ekuilibruar sa ta di për nder. Unë këta personazhe i kam bërë edhe libra, sepse shkruaj akoma”, u shpreh historiani.

14 Komente

  1. M
    Mesuesi

    Mesues pa arsim perkates, bile dhe drejtor dhe me e bukura me nxenesin moshatar, boll me me keto lloj intervistash sepse disa duan te dalin ne TV. Ky rast nuk duhej thirur sepse eshte diçka e trilluar

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epirioti II

      Babai im ka qene mesues 17 vjec, dhe tek tuk kishte nxenes moshatar (e fillonin shkollen ne moshe pak te madhe)...................... Atehere nuk kishte mesues. Ne vitet '60 kushdo qe ishte nxenes i mire me 9-10 vjet shkolle dhe kishe deshire te behej mesues, e conin neper zona te thella, madje ne veri edhe ne qytete si mesues. E benin me kaq devotshmeri punen e mesuesit sa silleshin si te ishin 10 vjet me te medhenj ne moshte. Shqiperia ishte nje mjerim, varferi dhe analfabetizem gjigand ne vitet '50. Harresa e sakrificave eshte mallkim per nje popull.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mero BASMJA

        Dhe nese eshte e vertete tregon se drejtori paska qene me injorant se nxenesi. Si mund ta perjashtosh nje nxenes e ta lesh rrugeve te behet kriminel por fabula tregon se qenka bere kolonel. Sot kemi shume kolonele kriminele apo gjykates pazarxhinke, apo ministra gdhe qe firmosi qorrazi dhe pastaj nuk mbajne dot as burgun, i le zemra tak fak.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Orrakulli i Peshkaqenit

          Mesuesi ne fjale i mesoi edukaten nxenesit, jo ti ti mer bythqir me teser partie qe shkon ne mitingje e ne mitingje ben te fortin e trash zerin ndersa ne klase te thone " o bythqir" dhe "t qifsha ropt" dhe goca 14 vjece e ti rrin si sumshkerdhym se te iken puna ne shtet

          Përgjigjjuni
        2. Njeriu I 2023.

          Eshte nje tmer I vertete...deri ku ka shkuar media ne Shqiperi...o Zot me cfare mereni...lajm komplet IDIOT pa asnje vlere... JU MEDIAT PO E VRISNI ATE KOMB...PO VRISNI TE ARDHMEN DUKE INJEKTUAR VETEM VUAJTJE...LAJME KU BEHET FJALE VETEM PER PROSTITUTA...GANGESTERE...VRASJE...DROGE ...BOMBA...BBV...E 1000 IDIOTESIRA TE TJERA...VETEM PER KULTURE, PAQE QETESI PUNE, DASHAMIRESI, MIRESJELLJE E 1000 TE TJERA QE BEJNE TI JAPESH KUPTIM JETES ...NUK FLITET DHE SHKRUHET...DO TA VUANI KUR TE SHIHNI RRUGEN QE PO I JEPNI FEMIJEVE TUAJ...TE GJITHE JU...NGA I PARI E TEK I FUNDIT...JENI JASHTE CDO LLOJ KONTEKSI I TE QUAJTURIT NJERI

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iku ajo kohe

            Me siguri shkrimi ben fjale te pakten 60 vjet perpara kur te gjithe ishin analfabeta dhe ai qe dinte shkrim e lexim shihej sikur te ishte i dale nga udha e zotit , ndersa sot mesuesi ka frike ti flasi nje fjale nxenesit se e pakta te nesermen te dy prinderit i ke ne drejtori ne mos vete nxenesi po te jete me prejardhje nga veriu ( ana e saliut) te vjen me pistolete ne brez e ja numuron ne balle mesuesit. .

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erenik Doli

              T'i them ketij 'drejtori' t'qifsha datelindjen eshte pak. Artikull qe te hap barkun.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Angjelini

                Arsytimi i ketij zoterise nuk me duket llogjik. Perafersisht te dy paskan qene 17 vjeq por njeri ne cilsine e drejtorit dhe tjetri te studentit. Mund te jete lapsus. Sidoqofte, kishte protokolle ne arsim athere dhe kuadro te pergaditur mesatarisht mire. Ka patur ekasgjerim ne perdorimin e dhunes fizike ne ciklin e ulet nga mesus-dhensit dhe kjo ka qene pjesa ma e neveritshme e sistemit te athershem. Kete e them nga eksperjenca personale pasi ciklin e ulet e kam perfunduar ne shqiperine e para 90tes. Urime festa e mesusit por pranimi i dhuratave nga nxensit eshte e neveritshme. Nje faleminderit do mjaftonte!

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tetovari2

                  Shkopi ka dalë nga xheneti,jo si sot mësuesi frigohet ta pyet a i ka bërë detyrat e shtëpisë! Prandaj arsimi është në nivelin ZERO!

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Davidi

                  I ka thene mesueses: ti kurve, do pjellesh nje gazetar qe do shkruaje te Tema e Zero Bazes.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nxenesi

                    Pse i ben corap gazetari kohet ketu s'eshte faji i ketij mesuesit, ai tregon se si i ka ndodhur, sigurisht ne ato vite kur arsimi akoma nuk ishte konsoliduar, pa dyshim ka qene ne moshe te re, por idiotizmat e gazetareve nuk kan te sosur.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje fshatar

                      Paara viteve 60 keto gjera ndodhnin sepse ne kishim respekt per mesuesit, e pyesi nje shoku im nje mesues, cfare thone nxenesit, mesuesi i tha cte te them ata kujtojne se ne mesuesit nuk bejme shurren. E shikonim mesuesin si perendi, Babai im mesoi ne lufte te shkruante emrin e tij. Shkolla sot per te qare hallin, te shohim ku do yte shkojme!!! Nje fshatar

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        PD

                        Nuk jeni ne terezi te gjithe me duket . Vetem te flisni pa u menduar ! Besoj se ky njeri i nderuar ka thene qe ne moshen e ketij djali qe ai denoi vete kishte qene drejtor shkolle . Nuk besoj se behej fjale per te njejten kohe . Por ju e keni mendjen vetem tek sharjet se keshtu te pakten nxoirrni mllefin qe keni grumbulluarne shpirtin tuaj bosh , o njeres te mjere ...doja te thoja te mire ! Respeke per zoterine !

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          demo

                          Auuuu!O fycka! Historiani Kleanth Dedi eshte sot 92 vjec.Ngjarja ka ndodhur rreth viti 1949-50,kur sherbente si drejtor shkolle ne Kardhiq,o ne Fushe-Bardhe te Gjirokastres.Ne ate kohe per nevoja te arsimit kush kishte 5 klase shkolle,behej mesues.Edhe Drejtor. Pasi perfundoi studimet ne Universitetin e Tiranes,ne vitet 60 Kleanthi Dedi u emerua drejtor drejtorie ne ministrine e Brendshme dhe Shef Kuadri ne Ministrine e Arsimit.Ne ate kohe ka ndodhur edhe ritakimi me ish nxenesin kolonel. Jete te gjate profesor Kleanthi,,kontributi juaj ne edukimin e sa e sa brezave!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje