
Drejtori i OBSH për Europën, Hans Henri Kluge, ka përshëndetur mbajten e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, nëpërmjet një videomesazhi drejtuar të pranishmëve.
“Po mblidheni bashkë në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në Shqipëri, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballeni, si dhe për të evidentuar menyrat dhe rrugët për të garantuar kujdes më të mirë cilësor dhe më shumë novatorizëm në shërbimet shëndetësore për njerëzit të cilëve ju i shërbeni”, – tha Kluge.
Kluge nënvizoi se sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur. “Më lejoni t’ju përgëzoj për nisjen e fushatës mbarëkombëtare për vaksinimin e adoleshentëve ndaj HPV, bashkë me veprimatritë e tjera të zakonshme të imunizimit të popullatës, vërtetë për t’u përshëndetur.
Agjencia e re për Shëndet Cilësore dhe Shërbime Sociale është një zhvillim i një rëndësie të posaçme në fushën e Shëndetësisë. Më lejoni të shpreh vlerësimin për përfshirjen e shërbimeve sociale dhe atyre të shëndetit mendor si dhe për tuberkulozin dhe HIV-in si pjesë e shërbimit shëndetësor parësor. Unë e di që sistemin shëndetësor shqiptar e pret një e ardhme e ndritur”, – theksoi Kluge.
Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e OBSH për Shqipërinë në realizimin e Strategjisë Kombëtare për Shëndetin 2021-2030 dhe planin për Shëndetin Mendor deri në vitin 2026.
O zot sa kam qesh me deklaraten e ketij te huajit. Sistemin shendetesor shqiptar e pret nje e ardhme e ndritur!!! Njesoj si ai çmimi nderkombetar per ushqimin e popullsise qe i dhane regjimit komunist te Ramiz Alise. Ne ate kohe ku pervec bukes se misrit cdo gje tjeter ishte me racion dhe kur u hapen kufinjte pastaj ne 90 u tmerrua Europa me mizerjen dhe urine tone.
lere R. Aline atje ku eshte moj debile dhe fol per te metat qe veren, nese ke mend!!!! Ajo kohe kishte te mirat e te keqiat e saj, por populli e denoi. Po sot?
Ç'do lloj SISTEMI nuk e bejne as investimet as parate as dhuna , e bejne njerzit.Njerzit ne Shqiperi nga mendja jane te pakten 500 vjet mbrapa Europes te qyteteruar.Nuk po flas Greqi ,Rumani, Bullgari dhe Lindje ne pergjithesi.
Kuba ka sistemin Shendetesor gjoja me te mire ne Bote…..Po te Shikosh Kuben eshte Turp per Njerezimin…Kur te behet cdo Doktor dhe infermier e militant me Hotel e me Range Rover e me 1 milione €€€€ ne Banke ndoshta kemi shprese,deri athere,hyn i gjalle e del i vdekur thjesht Hotel i piste por Spital nuk mund te Quhet kudo ne Shqiperi