Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq shumë jetë të prera në mënyrë kaq tragjike

5 Mars 2023, 11:27Sociale TEMA

Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq

Aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trenave, ka shkaktuar humbjen e 57 jetëve, mes të cilëve 6 shtetas shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Xhaçka mes dhimbjes ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve në këtë tragjedi.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! 

Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka.

3 Komente

  1. N
    Ngushellime Familjeve Shqiptare

    U prehshin ne Paqe 6 - Engjujt Shqiptare ...

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cmenduri......

      Mbi 25 vjet pa u investuar ne Infrastrukturen e hekurudhave greke....shkruajn sot mediet gjermane....

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjithe Europa e di c'eshte Greqia !

        Greqia eshte Shteti me i Korruptuar i Botes jovetem Euopes ,nji nder Shtetit ku gjithcka bazohet ne mashtrime , trafiqe te paligjeshme ,krime etj poshtersira . I dhuroj BE-ja mbi 600 Miljaaaaaaaard €uro (jovetem qe te mbrohej nga Truku ) dhe kta imagjinoni nuk kan financuar asgje per rinovim te hekurudhave apo x - pjese te infrastruktures - Kam pare nji Emisjon te Rai-t , ca fotoreportere Italian qe filmonin ne Athine , ishte Katastrofale cfar te shikoje ,ne qender te Athines dhe si cuditeshin Italianet perse ky Vend pra Greqia eshte ne BE !

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje