
Me një pankartë të përgatitur aty për aty, një ndjenjë të thellë keqardhjeje dhe indinjate Edmond Hoxha del nga shtëpia për të protestuar. I vetëm, në një përpjekje donkishoteske për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë ndaj dhunës dhe vrasjes së femrës.
Nuk është rasti i parë që Edmondi proteston i vetëm. Por edhe sot si çdo herë tjetër kalimtarët nuk e shohin ose bëjnë sikur se shohin. Megjithatë 46 vjeçari nuk tërhiqet. Ai qëndron në mes të rrethrrotullimit kryesor të Fierit për të çuar deri në fund misionin që i ka vënë vetes.
Protesta dhe mesazhi në njërën anë dhe në tjetrën vullnetari që dhuron gjak. Pavarësisht se jeton në një vend ku shoqëria hesht përballë padrejtësive dhe dhunës, Edmondi nuk preferon të largohet nga vendi i tij. Me të njëjtin guxim që e bën të dalë në protestë i vetëm, qëndron edhe përpara alternativës për t’u larguar në emigracion.
Për 46 vjeçarin nga Mbrostari i Fierit, bota është e mirë ose e ligë dhe vetëm besimi te krijuesi i bën njerëzit të mëshirshëm. Kjo ishte një ditë ku Edmond Hoxha kreu një detyrë qytetarie. Megjithëse i vetëm, ai përcolli një mesazh nëpërmjet dhe me solidaritetin e medias.
Një burrë i guximshëm është ai që nuk e përdor epërsinë fizike për të dhunuar apo lënduar gruan.(Abc News)
Eshte nji veprim teper njerezore e dalja jote i vetem ,duhet te pasohet me reflektime te shoqerise aty , e mos te ngelet vetem me kte shkrim ne Media . Kaq e pashpirt dhe e pandjeshme s'mundet te jet nji Shoqeri Njerezish . Rrespekt lol.Rrofsh per inciativen
Më kollaj shkojnë ke protestat e sali QENIT,këta ALBANISTANËT.
Nje veprim qe meriton respekt te lumte zoteri
Bravo Edmond!
Kultura e jonë është ajo e Perandorisë Osmane, fanatizëm, dhunë mbi gruan përçarje, luftë brënda llojit. Bravo o njeri i mirë, i pazakontë në kulturën tonë barbare!
Respekt për Zotërin!
Z. Hoxha respekt per aktin humanitar , te qenjes njerezore ( te grave)........ Kjo ndodh ne ato vende ku mbizoteron " Injoranca dhe fanatizmi" Dhe eshte per te ardhur keq , qe shoqeria shqiptare eshte degraduar ne cdo aspekt te jetes ,,,,,, Nuk eshte kjo shoqeria shqiptare ,qe kemi jetuar neve brezi i vjeter !!!!!! POPULLI I BASHKUAR BEN PROGRES...... Ndersa keta mjerane jane kthyer ne REGRES.....
Z. Hoxha respekt per aktin humanitar , te qenjes njerezore ( te grave)........ Kjo ndodh ne ato vende ku mbizoteron " Injoranca dhe fanatizmi" Dhe eshte per te ardhur keq , qe shoqeria shqiptare eshte degraduar ne cdo aspekt te jetes ,,,,,, Nuk eshte kjo shoqeria shqiptare ,qe kemi jetuar neve brezi i vjeter !!!!!! POPULLI I BASHKUAR BEN PROGRES...... Ndersa keta mjerane jane kthyer ne REGRES.....
I nderuar gazetar, "perpjekje donkishoteske" nuk ka ate kuptim qe ti imagjinon.Ne kete rast eshte komplet e pavend, e pa pershtatshme.Sidoqofte,veprimi i ketij djali i ben nder e tregon ndjeshmeri qytetare, emancipim. Shoqeria shqiptare pastaj... eshte ne kerkim te vules se humbur.
Shoqeria shqipetare ka pjerdhur kur ti kercasin ne dere atehere e kuptojne se cfare eshte fatekeqesia. Bravo o Mondi vazhdo ne besimin tuaj se forca eshte dobesia e mendjes RESPEKTE
Shoqeria shqiptare ka shume nevoje per shembuj te tille qytetarie, qofshin keto edhe te vetem aty ketu. Nuk eshte perpjekje dobkishoteske, ka vene ne nendim nje pjese te qytetareve qe e kane pare. Respekte Edmond!
Ty bravo të qoftë , por nuk dalin në protestē or taj se ju duket sikur protestojnë kundra partisë dhe pushtetit popullor. ... Çohuni të gjithë që të kthehet dënimi me vdekje..përndryshe shteti shqiptar nuk ka për tu bërë shtet ndonjëherë..vetëm rrumpallē e kahsapanĕ do jetë gjithmonë. Mbahen në burg me taksat e shqiptarëve kriminelë e trafikantë që duhet të ishin pushkatuar e varur. Ata jo vetëm që hanë e pinë me paratë e taksapaguesëve por akoma komandojnë trafikun e drogës dhe urdhërojnë vrasje nga brenda burgjeve - d.m.th vrasin më shumë njerëz.
Ky u habit pse nuk ju bashkuan qytetaret e tjere?! Çudi do ishte po ti bashkoheshin... Nje vend ku burrat nxjerrin kushurirat ne prostitucion...