“Kam dy vite, është shumë mirë”- Turku barist në Vlorë tregon lidhjen me Shqipërinë

3 Mars 2023, 18:26Sociale TEMA

“Kam dy vite, është shumë mirë”- Turku barist

Dugan Gultekin është një i ri nga Turqia. Prej 2 vitesh ai është zhvendosur në Vlorë për të punuar si barist.

Shqipëria për të është shtëpia e dytë, pasi ngjason shumë me vendlindjen e tij.

“Kam dy vjet këtu, për mua është shumë mirë, ndihem afër shqiptareve ne jemi njësoj”, thotë Dogan Gultekin.

Gjatë kohës që punonte, Dugan mësoi për tërmetin e fillim-shkurtit në Turqi. Ai tregon emocionet e përjetuara, edhe pse familja e tij jeton shumë larg epiqendrës së lëkundjeve.

“Kur mora vesh për tërmetin isha duke punuar, njeriu i parë që telefonova ishte mamaja ime. U trishtova shumë sepse isha larg dhe nuk mund të kontaktoja disa nga miqtë e mi të ngushtë. Familja ime jeton 8 mijë km larg zonës së tërmetit, por kjo nuk është e rëndësishme sepse të gjithë u ndjemë njësoj të trishtuar”, shprehet 30-vjeçari.

Pa nisur ende sezoni, 30-vjeçari do të udhëtojë drejt vendlindjes për t’u takuar me familjen. Më pas e pret sezoni turistik në Shqipëri, ku do të kthehet sërish për të punuar si barist.

Në mungesë të të rinjve në profesionet e kërkuara gjatë sezonit turistik, kompanitë janë detyruar të marrin punonjës të huaj për të plotësuar burimet njerëzore. Edhe këtë vit duket se kryefjalë e problemeve në sezonin turistik do të jetë mungesa e fuqisë punëtore.

3 Komente

  1. Y
    Ylli

    O gazetar si je me aritmetiken?8000 km dmth familija e tij jeton ne Amerike

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Distanza nga Stambolli ne New York eshte rreth 8 mije km! Me beri pershtypje dellarata e turkut qe familja e tij ishte 8 mije km larg nga termeti,dhe se shpejti do kthehet ne vendlindje te takoje familjen!!! Si gjithmone,shifrat te sakta nga gazetaret tane!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detroit

        800 kilometra edhe hahet, 8 mijë është vetëm nëse i bie nga malet në këmbë dhe llogarit dhe distancën vertikale.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje