Qirinj dhe lule para katedrales, Korça solidarizohet me viktimat e aksidentit tragjik në Greqi

5 Mars 2023, 21:10Sociale TEMA

Qirinj dhe lule para katedrales, Korça solidarizohet me viktimat e

Në ditën e zisë kombëtare pas aksidentit fatal të përplasjes së trenave në Greqi që u shoqërua me një bilanc tragjik viktimash ku humbën jetën edhe shqiptarë, në qytetin e Korçës janë ndezur qirinj dhe janë vendosur lule në shenjë solidariteti.

Qytetarë por edhe përfaqësues të institucioneve gjatë ditës kanë ndezur qirinj,dhe vendosur lule në sheshin para katedrales duke u bashkuar me dhimbjen e atyre që humben familjaret dhe njerëzit e dashur.

Pas ndezjes së qirinjve, përfaqësues të bashkisë së Korçës dhe Konsulli Grek së bashku me qytetarë u bashkuan në një tjetër organizim buzë mbrëmjes duke marshuar në shenjë solidariteti nga sheshi i katedrales deri tek konsullata greke ndërsa kanë uruar që ngjarje të tilla mos përsëriten më.

Në aksidentin tragjik të përplasjes mes dy trenave qe ndodhi në 1 mars në Greqi në radhët e viktimave kishte edhe emigrantë nga Shqipëria.

6 Komente

  1. K
    Klinsman

    Katedralja per ate pune eshte, per te ndezur qirinj. Ne cdo kishe ka nje vend te caktuar per te ndezur qirinj per shpirtin e te ndjereve. Pse pertuan keta dhe keto te benin 5 metra dhe t'i ndiznin qirinjte ne kishe? Ose pse nuk shkuan para konsullates greke dhe t'i ndiznin qirinjte atje? Keto gjysem shfaqje solidariteti, nuk i kane hije Korces.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zhaku i pamposhtur

      Nuk e kuptoj dot kete lloj 'solidarizimi'.. perderisa shqiperia I dedikoi kesaj tragjedie edhe nje dite zie atehere eshte e pavend te cilesohet Korca apo Himara apo..si solidare te pervecme..nuk e kuptoj ku I rrahin cklicat ketij shkrimi..ajo qe me vjen direkt ndermend eshte ajo fjala e urte popullore e cila thote se :' ne shtepine e te varurit mundohemi te mos e permendim litarin'. .hmmm me keto media qe kemi ne nuk kemi pse tu trembemi serbeve apo grekeve..

      Përgjigjjuni
      1. s
        shefi 55

        Ky nuk eshte solidarizim me viktimat greke , por me greket, pasi viktima kishte dhe ne Turqi dhe nuk pash te ndiszeshin qeinj ne Korce.Ne kete kuptim zhaku ka te drejte!

        Përgjigjjuni
        1. $
          $$$$

          Pune b...q...filogreke....varu kkkkk....thjeshte inferioritet b...lepirsash....

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kongjilli

            Se mos e dogja unë Volskopolin . Leshtë morrën vetë flakë .

            Përgjigjjuni
          2. A
            AC/DC

            Prandaj ështe Korça qyteti me i kulturuar ne ate vend qe quhet albanistan! Prandaj jane albanistanasit njerzit me te urryer ne boten e qyteteruar, se kane vetem verer dhe helm bernda tyre

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje