
Ish mësuesja, Ilmiana Bujari tregoi përjetimet e saj në lidhje me këtë profesion, të cilin e ka ushtruar për shumë vite.
Në emisionin “Good Morning Albanians”, Bujari u shpreh se sa mbaroi studimet, u emërua në Mirditë.
Bujari nënvizoi se në atë moment për pak i ranë të fikët, sepse duhej të lëvizte nga Tirana në një zonë të thellë.
“Unë e kam filluar në Mirditë. Kam mbaruar studimet dhe jam emëruar në zonën më të thellë të Republikës. Ashtu ishte koha atëherë. Ka qenë shkolla “Ndrec Ndërgjoka” në Fan të Mirditës. Ishte një shkollë shumë e bukur, ishte për 13 mijë banorë.
Nuk ishim shumë mësues. Asnjëherë nuk kisha udhëtuar, unë ndenja nga Tirana, ndenja 11 vite. Si nuk më ranë të fikët, vajzë nga Tirana unë, mora emërim aq larg”, theksoi ajo.
Respekt per te gjith mesuesit Per punen dhe sakrificat e tyre
Besoj se te ka bere mire.
Skollen e mbarove me parate e taksapaguesve Shqiptare dhe ne nje fare menyre ishje e detyryar ti sherbeje popullit Shqiptar atje ku ai kishte nevoje .Respekte per ata qe nuk ankohen pavaresisht se nuk kane punuar ne qytetin ku kishin lindur sepse larg familjeve prinderore kane puntare Gjeolloge Naftetare Mjeke Agronome Montatore Inxhinjere ect .Mjaft me qarje me lote krokodili te mesuesve te asaj kohe kur mosha e pensioni per GRATE ishte 50 vjec dhe per BURRAT 55 vjec pa harruar qe tre muajt e veres i kishi pushime verore pa harruar pushimet e simestrave.ect
Ekzakt , ne cdo fjale tuajen. Une nga Vlora e kam nisur vitin e pare te punes ne Burrel.Nuk e kisha shkelur ndonjehere ate zone.M'e sherbeu per sakrificat e mevonshme ne jete. Shqiperia jone eshte shume e vogel dhe nuk duhet te kete arsye per tu qaravitur ne kryerjen e detyres.
Me parate e taksapaguesve pergatiten te gjithe ne Europe por nuk i detyron njeri ku dhe kur te punojne!
Futja kot o indrit qe nuk nxorre gje ne drite.Sot ke me mijra te diplomuar qe nuk e kane problem te punojne ne cdo zone pasi dhe kushtet jane.Atehere,numri I te diplomuarve nga veriu ishte shume me I vogel ne krahasim me ata te zonave te tjera prandaj dhe detyroheshin te punonin larg vendlindjeve,jo per qejfin e qeveriut.
Te kujtohet si the?"te shkojme ku Ka nevoje Atdheut".Nuk Ke qene vetem ti,nuk tè eshte bere asnje padrejtesi.Rrjeti i arsimit i shtrire ne cdo cep te shqiperise kish nevoje per vende pune
Te drejten per arsimim te barabarte e kane te gjithe cfare ka ketu per tu shokuar. Apo kjo zonja ka marre diplome vetem per ne Tirane ?
Une jetojnen ne Ameike dhe per te filluar mesues nuk gjen pune afer shtepise, sado te kerkosh. Punen afer shtepise e gjen duke kerkuar duke aplikuar me vite te tera.
Ne ate kohe emerimet ne veri (jo vetem te mesuesve) ishin te shumta.Ishte diçka normale per zhvillimin e nje zone te Shqiperise qe ishte shume e prapambetur ne ekonomi dhe nga ana arsimore. Mirenjohje per te gjithe ata qe shkuan dhe punuan ne ate kohe ne veri dhe ne zona te tjera te thella te vendit.Sot po ndodh e kunderta te gjithe duan te vine ne Tirane ose ne qytetet e tjera kryesore duke i kthyer keto ne metropole te rrezikshme .Ndersa ne Europe keto vitet e fundit po ndodh diçka tjeter ,largimi nga qyteti dhe vendosja ne fshat ku ka me shume qetesi dhe pak ndotje.
Ishte eksperience. Ndersa sot te gjthe duan te rrine ne Tirane dhe ne fund kalojne ne depresion sepse nuk ka variacion.
Kur lexon komentet ketu kupton se nga komunizmi jemi ndare vetem me vite por jo me mentalitet.
Te shkretet Mirditore, qe kane pritur nga kjo shtrige qe ti mesonte dhe edukonte femijet e tyre.Ketyre monstrave tu hiqet e drejta per tu cilesuar mesues apo ish mesues.
O Yppp hhh qe te hypshin ty dhe sojit tend.Po nuk thua shyqyr qe ai sistem nisi mesues nga kryeqyteti e jo vetem te bente njerez derrat?A i ke pare cfare majmunlleqe po bejn ne Shqiperi e ne mbare boten??Pabesia juaj nuk ka fund o rpq!
O car gazetar parase te shkruash intervisten pyet mire per gjerat qe nuk i di ok shkolla qe ka punuar zonja quhet Ndrec Nduegjoka dhe eshte nje kenge per kete shkolle dhe eshte keshtu pas çlirimit te vendit Ndrec nduegjoka ka kerkue Pesedhjet shkolla ne Mirdite i due ok o injorant qe ke ble dipllomen mo tansformo historine ok
O komentues Nuk keni fare respekt per ndjenjat e nje vajze , e cila mbasi mbaron studimet , e caktojne ne Fan te Miridtes. Dakort me emerimin por nuk e kuptoni dot qe nje vajze e re te rrije ne Fan te Mirdites 11 vjet. Nuk ka pas e shkreta , mik e shoke. Te rrije 5 vjet ishte normale, por 11 vjet. Nuk arrini te kuptoni ate vajze, qe shpesh thoshte me vehte, cfare kam bere qe nuk transferohem. Une qe ju shkruaj, kam ndejtur 19 vjet , ne Fush Arres, e pra isha nga qendra e qytetit te Shkodres. Sa mbarova univeristetin, nga 15 shkodrane, vetem 5 i derguan ne veri. Te tjerat u emeruan prane familjeve , ne Shkoder. 4 nga te emeruarit ne veri, per 5 vjet u transferuan. Po 19 vjet, duhet ta kuptoni, jane shume . Na kishte harruar ZOTI e ROBI. Prandaj vleresojeni VAJZEN. Fliste me zemer e pa mllef per ate regjim. Gjithe te mirat
Pordh me rigon
Ka shumë mësues që rininë e tyre e kaluan " ku kishte nevojë atdheu" ! Në atë periudhë pati dhe diferencime, dikush më mbrapa emërohej në qytet. Respekt për të gjithë mësuesit , në veçanti për ata/o që i shërbyen atdheut në skajet më të largëta. Jo për ata që janë shpallur "krenaria e qytetit " pa punuar asnjë ditë larg qytetit/kryeqytetit.
Tani ka edhe me keq zonje. Me mire mesuese ne fshat apo pastruese a kujdestare femijesh dhe qenit te padronit ne emigrazion?! Edhe une kam qene mesues ne nje fshat malor te Burrelit bashke me dy vajza nga Tirana dhe nje nga Durresi. Nostalgji moshe (sigurisht) per ate periudhe dhe dhimbje sot per nje fakt: A e din ti zonje dhe gazeta Tema se sa mesues kane ikur ne emigracion pas '90-tes. S'mund te ndodhte ndryshe per derisa elektricistin e koperatives (me kurs, jo me shkolle) e bene drejtor shkolle ne kete periudhe.... 7Marsi i sotem per mua eshte dhimmbje.
Zoterinj qe shkruani.Lereni sot se sot nuk meritojnë shume pre tyre te quhen mesues ,por atehere ke mbaruar universitetin per mesuesi dhe rinia te ka kaluar ne zona te ndryshme edhe te thella si ajo zonja dhe kane ndenjur minimumi5deri6 vjet por edhe me shume.Respekt per ata breza qe sakrifikuan rinine e tyre per arsimin
ajo kohë pati të këqijat e veta,por dhe disa të mira!!në radhë të parë na bëri shqiptarë,nga turq,grek e turli feje që e ndanim veten,pavarsisht indoktrinimit shtriu arsimismin në të rë vëndin,e bëri mjeksinë të kapshme për të gjithë!por si gjithë njerzimi,ndoshta si pjesa më e madhe,ne bëmë zakonin!hodhëm fëmijën në hale dhe mbajtëm ujin e pisët!!në vënd që të bënim të kundërtën!!primitiviteti ynë na çoi në një rrugë që nuk ishte e nevojshme ta përshkonim!!mund të kishim mësuar nga të tjerët që e kanë përshkuar para nesh!!ndoshta një ditë dhe ne do "rishpikim rrotën"!!sa do zgjasë??
U bë nami që u caktove jasht Tirane,ky është mendim mikro-borgjez që e ka luftuar socializmi dhe mirë ka bërë.A ishte Mirdita tokë shqiptare dhe a të shkolloi shteti për ti shërbyer popullit.
Ndoshta mesuesja e ka pas mesataren 5 dhe sa per informacion tani eshte 2 ore larg Tiranes
Dhe une mbas universitetit ne degen e ekonomise, nga Vlora, ponova 18 vjet ne burrel 1973-1990.
koha e nxjerr budallallëkun në shesh!!si puna e gurëve që dalin gjithnjë në sipërfaqe!sa më i madh të jetë budallallëku!?aq më shpejt del!!megjithëse kjo ka pritur 30 e kusur vjet!! nuk të pushkatoi kush moj zëmër,të dhanë një vënd pune diku në shqipëri!nuk po e lexoj dhe nuk mund të them çke bërë,por shumë shqipo,përfshi dhe mua,kemi ikur ku e ku më larg,ku e ku më "në pidh të sëmës",nëpër botë,shumë nga ne kanë lënë dhe jetën nëpër skafe e rrugë që dhe qentë nuk kalojnë!kurse ti paske humbur vetdijen se shkove në mirditë!!si nuk ju vjen turp kur thoni gomarllëqe të tilla??kot nuk i thonë,budallain mos e pyet në ka bërë ndonjë budallallëk!ta tregon vetë!!
Un kam ndigju qe veriu i shqiperis ka qene i zhvillu por komunizmi i poshter e la kastile mbrapa Ja shihni verioret qe kan pushtu londren duke puno pun nga me te veshtirat dhe me pare te madhe
11 vjet, tepër tepër shumë për një vajzë Vajzat s'duhet të punonin më shumë se 3 vjet larg shtëpisë, sipas mendimit tim Vetë kam punuar 5 vjet në një fshat fantastik të Kryematit, çfarë ka ndikuar vetëm pozitivisht për jetën time më pas Profesioni mësuesit është fisnik por raskapites
Kjo eshte e vertete, nuk ka pse te qahemi ne qe kemi punuar mesues ne zona te thella. Por ... perse disa duhej te rrinin ne Tirane, e disa te tjere, ndoshta edhe te shkelqyer ne universitet, duhej te shkonin larg? Si zgjidheshin ata qe rrinin ne Tirane e ata qe duhej te shkonin larg? A nuk duhej te ishim njelloj te gjithe - te pakten ashtu thuhej ne ate regjim. Po te ishte njelloj per te gjithe, me nje fare afati, me te vertete ishte nje eksperience e bukur, aq me teper se ishim te rinj.
joel shkodra ke shumë të drejtë!!predikimi dhe realiteti,nuk janë gjithnjë në të njëjtin ritëm!!nuk ishte vetëm komunizmi!kështu është çdo diktaturë!nëse ke lexuar "fermën e kafshëve" do ta kuptosh se pavarsisht se fillon me një ëndërr për të qënë të barabartë të gjithë,një ditë një pjesë janë "më të barabartë" se të tjerët!dhe këta "më të barabartët"bëhen gjithnjë e më të pakt!sepse fillojnë e heqin qafe të "barabartët" që duan tu zënë vëndin,o mendojnë se mund tu zënë vëdin!! sa për vrrejtjen tënde"ndoshta edhe te shkelqyer ne universitet, duhej te shkonin larg?"ndoshta më të mirët atje ku kishte më nevojë për mënd,e më të këqijt,për të mësuar atje ku kishte mënd!ndoshta ka qënë ky mendimi!!