Nga Tirana në Çikago. Historia e inxhinierit që ndërton urat që bashkojnë botën!

10 Tetor 2023, 14:14Sociale TEMA

Nga Tirana në Çikago. Historia e inxhinierit që ndërton

Sot në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga do t’ju tregojmë historinë e inxhinierit që ka ndërtuar urat që bashkojnë botën. Me inxhinier Fatjon Shkurti na prezantoi nipi i inxhinierit Gjovalin Gjadri, i cili ka ndërtuar urat më të famshme në Shqipëri.

Inxhinier Shkurti, djali i dy artistëve të Cirkut të Tiranës, iku nga Tirana në 1990-ën dhe me bazat që mori në Universitetin e Tiranës u bë inxhinieri që ndërton urat më të bukura dhe të veçanta në Amerikë. Zoti Shkurti tregon për gazetaren Xhunga se shpesh reflekton, hedh një vështrim falënderues nga e kaluara, për Tiranën, për profesorët e universitetit, si bazamentet e së ardhmes së tij fantastike dhe frymëzuese. Zoti Shkurti, tregoi me krenari disa nga urat që sot mbajnë firmën e tij, nga ura e famshme në Wisconsin, te ura që mban emrin e ish-senatorit të Nebraskës, deri te ura që ngjan me Lanën e Tiranës. Ndiqeni historinë fantastike të inxhinier Fatjon Shkurtit!

"Unë them me krenari se e kam mbaruar shkollën në Tiranë, në 1987-ën. Punova 3-4 vjet si pedagog se isha student i mirë. Më 17 dhjetor te 1990-ës i hipëm avionit për në Greqi dhe pas një muaji erdhëm në Amerikë. Që në vit të parë në fakultet në Tiranë takova dhe zonjën time, kemi 41 vjet bashkë dhe ajo është inxhiniere. Ajo bën ndërtesa industriale të rafinerive, të industrisë së ushqimit, ndërsa vajza punon me mua. Ajo ka lindur ne Tiranë në 1988-ën, por e ka bërë shkollën në Çikago, në universitetin e Illinois dhe punon me mua. Po të më thoshe në ‘87-’88-ën që do jesh kreyinxhinier në Amerikë kurrë nuk do ta besoja.

Po ju tregoj disa nga urat që mbajnë firmën time!

-Kjo është një urë interchange në Milwaukee të Wisconsin. Janë 5 nivele urash, ku ndërpriten me njëra-tjetrën tri autostrada, 94, 43 dhe 794. E ka emrin Market Interchange sepse në qoshen e sipërme është universiteti katolik Market, në Milwaukee dhe është pikë lidhëse në Wisconsin. Dhe për të shkuar në Çikago duhet të kalosh patjetër këtu. Për ndërtimin e kësaj ure kam ndenjur 4 vjet në Çikago. Ishin 3,940 fletë dokumente dhe vizatime të projektit të ndërtimit të urës.

Sipër kanë firmën time dhe të një inxhinieri amerikan. Në këtë projekt isha inxhinier of record, kryeinxhinieri i projektit që në fund vendos vulën e tij profesionale, ku thotë që këto ura janë bërë në bazë të standardeve dhe shkojnë 50-70 vjet, pa qenë nevoja të ndërhyhet në to. Projekti i kësaj ure nisi në vitin 2003 dhe përfundoi mes viteve 2007 dhe 2008. Inspektimi i çdo ure në Amerikë, me ligj bëhet çdo 24 muaj dhe kjo urë ende është në gjendje shumë të mirë.

Në një moment patëm një problem me një kolonë dhe e ndërruam kolonën për 3 muaj. Dikush nga grupi, se ishin 15 firma në projekt, e kishte projektuar kolonën me disa defekte dhe e ndërruam në kohë rekord, pa ndërprerë trafikun dhe e hapëm urën për Ditën e Falënderimeve dhe për Krishtlindje.

-Kjo urë mban emrin e ish-senatorit te Nebraskës, Bob Kerrey. Kjo është një urë shumë e veçantë. Nuk jam projektuesi i saj, por jam oponenti i këtij projekti sepse një projektin e ka bërë një shoku im. Kur u bënë tenderët kompania fituese e tenderit kërkonte 45 milionë dollarë për ta bërë urën, shteti kishte vetëm 30 milionë dollarë dhe ne e ndërtuam me 22 milionë e gjysme dollarë, duke përdorur çelik me beton soletën. Kjo urë ka një të veçantë sepse është në forme S-je. Urat nuk bëhen në formë S-je, por kjo urë është më vetëm për kalimtarë, vrapues, patina dhe lidh dy qytete. Unë bëra oponencën e gjithë strukturës, kabllot.

-Edhe kjo urë është në Wisconsin. Është e thjeshtë, me dy hapësira, me trarë të parapërgatitur. Shumë urë e kollajshme, por e bukur nga ana arkitektonike. Në këtë urë kam vënë vulën si kryeinxhinier për sigurinë e saj.

-Ndërsa kjo është një urë speciale. Edhe këtu jam oponent. Projektuesi ishte një djalë nga Turqia dhe ziheshim përditë sepse nuk binim dakord për disa gjëra, derisa hynte klienti në mes dhe na thoshte të gjenim një zgjidhje që na kënaq të dyve. Ai bënte planet dhe unë modelimet, vlerësimet. Kjo është në Minesota.

Kjo urë fillimisht është bërë në Zvicër. Nga ana inxhinierike është shumë komplekse për t’u ndërtuar. Ishte një nder të isha pjesë e këtij projekti sepse do verifikohej çdo 10 centimetra nëse ishin brenda parametrave dhe standardeve të sigurisë.

-Ndërsa kjo është ura e St.Louis në Missouri. Është ura më e madhe që kam projektuar. E kam projektuar me dorë çdo gjë, që nga modeli, te sizmiciteti. Ura ka një hapësire kryesore 500 metra, ka 34 kabllo, nga 17 copë në të dyja anët. E kemi bëre në këtë mënyrë që në rast se rritet trafiku, në të ardhmen të ndërtojmë një identike ngjitur me të. Kur mora përsipër të ndërtoja këtë urë shkoja çdo javë në Kansas City. Pra që nga 2 gushti 2008 deri me 4 korrik 2009, javë për jave, hipja në avion të hënën dhe kthehesha për fundjavë. Por jemi krenarë që e kemi bërë, kemi lënë shenjën tonë në atë urë. Unë dhe grupi im, në të cilin kam edhe 5 shqiptarë. Janë shqiptarë me vizion për të ardhmen, kanë bërë sakrifica ose ata ose prindërit e tyre. Ata e kuptojnë që vetëm me punë mund t’ia dalësh.

-Kjo është ura që ngjan me Lanën, por vetëm ndryshon nga tunelet që janë anash saj. Nga ana inxhinierike nuk është shumë e vështirë si urë. Arkitekti që projektoi këtë urë luajti me ngjyrat, donte të tregonte ngjyrat e grurit dhe te kolonat janë format e grurit.

-Kjo urë është në Rockford Illinois, rreth 120 metra. Është e viteve të fundit dhe nuk i ka më ato tirandat vertikale siç jemi mësuar t’i shohim nëpër harqe. Kjo urë është hapur më 17 dhjetor 2013. Deri tani është në gjendje shumë të mirë nga ana e sigurisë. Çdo gjë inspektohet. Më vjen për të qeshur kur kujtoj njerëzit që bënin protesta për trarin e vendosur në autostradën që na çon Kosovë. Njerëzit nuk e kuptojnë që çdo gjë që ndërtohet duhet mirëmbajtur.

-Kjo urë është një xhevahir i ri i arkitekturës në Çikago. Si urë të kujton një rollercoaster kur shkon në Disney Land ose një aeroplan që po ikën. Unë jam inxhinieri of recod i kësaj ure dhe kemi fituar shumë çmime. Është hapur në 2019-ën dhe është urë gjarpëruese. Kjo urë ka të veçantë që mund ta lëvizesh drejtimin si horizontalisht dhe vertikalisht.

-Kjo urë është madhështorë. Është ura më e lartë në shtetin e Ohios, sepse kolonën më të lartë në mes e ka 70 metra. Poshtë saj është Lumi i Miamit dhe kalon në nyjën kryesore të transportit të të gjithë Amerikës. Ne zëvendësuam urën që ishte me kapriat. Në Amerikë nuk i bëjmë më urat me kapriat sepse po u prish një element i kapriatit rrezikon të bjerë gjithë ura. Hapësirat janë 170 metra afërsisht. Kam qenë oponent gjatë projektimit dhe gjatë zbatimit isha inxhinieri kryesor strukturor që verifikoja çdo gjë që bëhej. Ditët e fundit të qershorit isha në majë të urës deri në 2 të mëngjesit sepse duhet të bënim ndryshime te dy kolonat e urës. Është madhështore si urë. Po të kisha qenë në Shqipëri nuk do më ishte dhënë mundësia të bëja të tilla ura. Ndërtesa kanë bërë shokët e mi në Shqipëri, po ura jo. Ndihem krenar për urat që kam bërë.”, u shpreh inxhinier Shkurti në DritareTv.

 

8 Komente

  1. T
    TURI EMIGR

    AJO KA QENE SHKOLLA SHQIPTARE DHE TE SHKOLLUARIT E SHQIPERISE DERI NE 90. SHQIPERISE I KA IKUR AJKA E INTELUGJENCES

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Kjo ka ndodhur gjithemone tek shqipetaret nqs shikojme te pakten qe nga koha e Skenderbeut. Ishte pjesa e qytetarise dhe intelektuale ajo qe u shperngul nga te gjitha drejtimet dhe po te shikjojme jane pikerisht kjo popullsi qe kontriboi shume ne iluminizmin e botes Europiane te asaj kohe dhe per kete ka shume te dhena historike te shume njerezve me ze te asaj kohe me origjine shqipetare. E kemi pasur si mallkim kete gjithmone.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari i ndershem.

      Hallall ta befte ZOTI,ke nderuar veten dhe familjen.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ura me Qereste Komunistash

        Po i ke Hyp Avionet ne Dhjetor te 90s ose ke pasur lidhje me te kuqte ose spiun i tyre,,,ti ike ne 90 zonja jote paska lindur ne 88 dhe jeni 41 vite bashke ?…. Zgjidhe pak lemshin o Ymer Gelbaza Qeni i Ramutit

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Shum pordhe ky krye inginjer I leshit

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kritiku

            Perpara se te komentosh lexo mire dhe kupto ate qe lexon. Ne vitin 1988 eshte lindur vajza e tij dhe jo gruaja. Shko e puno ndonje pune sepse te japesh mend nuk eshte per ty. Je shume larg intelektit te njeriut. Injoranca jote nuk mund ti kuptoje njerezit punetore dhe ata qe kane arritur diçka nje jete. Nje urrejtje prej neandertali, qe ti paraqit, nuk mund te ule miresine dhe punen e njerezve te zote. Ju ka mbetur butoni vetem tek ajo e komunisteve, qe as e kuptoni se cilet jane apo ishin ata. Shko tek Saliu dhe kerkoi atij ndonje pergjigje se si hipte ne avion, ne ate kohe, si komunist apo si ballist.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niku

              O rryp, meso te lexosh se ja dalin ca kara si ty qe komentojne neper faqe interneti dhe padashur japin provat se sa poshte ka rene niveli i arsimimit kur nuk dine te bejne llogari te thjeshta. Inxhinjeri thote qe mbaroi ne 1987 dhe qe ne vitin e pare (1982 se inxhinjeria ishte 5 vjet) u njoh me gruan. 2023-1982 = 41. Ne 1987 mbaroi shkollen, nje vit me vone ju lindi vajza. Cfare tjeter llogarie te komplikuar nuk ben dot? I biri i botes ben ura ne Amerike, kari me zile s'ben dot nje veprim te thjeshte aritmetik dhe i kerkon edhe llogari. Picke e s'emes me nje fjale.

              Përgjigjjuni
            2. I
              ILIR MINGA

              KETE INXHINIER TE NDERUAR E KAM PATUR STUDENT NE VITIN E TRETE TE NDERTIMIT. KA QENE SRUDENT I SHKELQYER E VECANRISHT TE LENDEN E GJEOLOGISE SE NDERTIMIT. E KAM NDJEKUR NGA LARG NDERJET SHOKEVE E STUDENTEVE TE TJERE QE AI KA MBAJTUR LIDHJE DHE QE KANE PUNUAR NE TE NJEJTEN KOMPANI POR SHTETE TE TJERA TE USA. PUNA E TIJ TREGON VETE. FJELET E TJERA NUK JA VLEJNE. CILESINE E SHKOLLES E BEJNE VETE STUDENTET. MESOHUNI TE VLERESONI PERPJEKTET DHE PUNEN E CDO NJERIU ME VETE. PERSHENDETJE FATJON ILIR MINGA

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje