Nis rindërtimi i segmentit të parë për aksin Kombinat-Ndroq-Plepa

28 Tetor 2024, 17:44Sociale TEMA
Nis rindërtimi i segmentit të parë për aksin

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se ka nisur rindërtimi i segmentit të parë për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa.

Teksa ndan pamje nga punimet, kreu i qeverisë cilëson se kjo rrugë do të shërbejë dhe si një rrugë panoramike për turizmin në vend.

"U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë", shkruan Rama.

18 Komente

  1. N
    Noci

    Ajo rruge ka qene shume e bukur dhe me vlera per daljen nga Tirana per ne jug .Do te ishte e mira te behej me parametrat e nje superstrada dhe te jemi te bindur qe Autostrada Tirane Durres do lehtesohej ndjeshme se edhe autobuzat do merrnin ata rruge qe me ne fund shpresohet te behet por me nje ure te re te Beshirit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      cila firme i ben keto punime?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Puna ju dha te gjitha Bashkite. Vazhdoni, se opozita vetem te shkaterroje di.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosovari PS

          Ky eshte asfalt fushate ska lidhje varet se kujt i thua opozite ti sepse opozitar eshte dhe Qori/Shabani e Lapaj

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir

            Me tipa te zgjuar si ti, gjynah qe vuan Shqiperia.

            Përgjigjjuni
        2. P
          Populli

          Firoi Saliu nga inati

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klotilda

            Leku letër o Popull, pak rëndësi kush paguan, vetëm Lali dhe mësuesi i vizatimit te plaçkisin

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              Klotilda, ke ndonje gjë keshtu me faktet ti? Apo nga ato thashethemet poshte ballkonit? Sali - Oligarket e perbashkët - Rama, jane një trinom per të cilin populli vetë ka plot dyshimre per bashkepunim, por persa asnje nga këta oligarkët nuk ka ndonje akuzë në SPAK, ne flasim kot. Rama nuk ka dale rruges me lopatë në dorë të plaçkisë vendin. Ja, keto tenderat duhen hetuar se qysh behen, kush garon, dhe kush fiton. Nuk kemi degjuar per asnje inspektim të punëve mbasi mbarojne - investimi fillestar, sa ishte kostoja në fund, pse u rrit kostoja, a u harxhuan të gjitha fondet, apo u vodhen. Pa kete informacion, ti flet kot, unë flas kot, në flasim kot, ata vjedhin plot. Në kete pikë ndihmon gazetaria investigative. Por Klodiana dhe Artani nuk merreni me keto hetime. Ata janë gazetarë "investipordhativë" per thashetheme se kush ja çon Metës ushqimin në burg, dhe se Meta dhe Kryemadhi nuk bëjnë seks bashkë. Prandaj, mos e shiko çeshtjen nga partishmeria proletare poshte ballkonit, por si pjesa gri e elektoratit, as me Saliun, as me Ramën. Ndryshe ose flet kot, ose flet plot por nuk të degjon njeri.

              Përgjigjjuni
          2. J
            Juliano

            Më në fund. Kjo rrugë është me rëndësi të madhe për trafikun e jugut, do lehtësoi shumë autostradën, dhe shkurton në kohë dhe në nervat e qytetarve, stresin dhe durimin e krijuar nga piku i orareve dhe i fundjavave të wikentit. Një favor të madh marin dhe tregtaret e kësaj rruge, dhe familjet e këtij komuniteti përeth. Vetëm kujdes, ai konçesionari të zbatojë parametrat dhe cilësinë, pasi histori burgjesh pas plrfundimit të punimeve, dëgjojmë për ditë.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              si gjithnjë,ne bëjmë punë për të hapur punë në të ardhmen!!thjeshtë punë pa asnjë lloj plani!!filluam autostradën tiranë durrës(vorë si fillim) me dy korsi për krah,me një tiranë 300 mijë banorshe!!shumë thanë se është shumë,por koha tregoi se ishte shumë e ngushtë!tashti do ta zgjerojmë,për ta rizgjeruar pas 10 o 15 vitesh!!ruga e ndroqit,kavajës,ta quajmë si të duam,një herë e një kohë kishte të njëjtën rëndësi si ajo e durrësit!shkurtohej kohë për të shkuar në jug!u la pas dore dhe përfundoi në një rrugë traktorësh!!kuptohet me marrsh të parë se përndryshe përfundoje në gropa e çarje!!tashti do të rregullohet dhe si duken punët në gjëndjen e mëparëshme!!pra një rrugë mëse normale katunesh!!aspak një rrugë e shpejtë e aq më pak një autostradë!!arsyeja përse bëhet kjo??mund të jetë gomarllëku tradicional post komunist apo leverdia korruptive??varianti i parë ka lidhje me miopinë por dhe me mënyrën e të shpenzuarit"kur të bëj paratë,bëj dhe katin e dytë"!!pra investohet pa largpamësi dhe me korrnacllëk!!varianti i dytë është djallëzor!shëndrrimi në një autostradë e kësaj rruge bën që të ndahet përqëndrimi i firmave!nuk do të kemi vetëm përqëndrim,si deri tashti,në aksin tiranë-durrës,por do të kalojnë dhe në atë tiranë-kavajë!!pra do të bjerë,në një krah,vlera dhe përqëndrimi i firmave dhe do shtohet në krahun tjetër!!si pronarët e tokave dhe ata të firmave do "lobojnë",për bllokimin e lëvizjes së shpejtë në autostradën tiranë-kavajë,sepse ju bie vlera e tokës dhe qarkullimi në firmat e tyre!!kjo ka bërë dhe do të bëjë që të planifikohet një rrugë leshi që nuk prek interesat e pronarëve të linjës tiranë -durrës!!miopia dhe grykësia politike do veprojë kështu si po vepron!nëse do të kishim një lëvizje të shpejtë(autostradë)tiranë-kavajë do të kishim një shkurtim të madh të kohës së lëvizjes,një ulje të qarkullimit drejt dhe nga tirana,në rivlersim të zonës ku do kalojë autostrada e re,popullim të kësaj zone dhe zhvillim industrial të saj!!akoma për politikën e sotme vlersohet varianti "më mirë vezën sot se pulën mot",pra më mirë paret në xhepin tim se mirqënjen e shtetit që drejtoj!!

              Përgjigjjuni
            2. d
              deno

              Masat e sigurise per ate rruge, qe e pershkova mbreme, jane nje shirit plastik qe vihet kur ka gara atletike dhe prerje shiritesh. Pra, naten, pa drita, nje shofer mund edhe te bie ne grope nese per nje fraksion sekondi nuk eshte i perqendruar. Dhe kjo shihet qarte nga fotoja. Gropa majtas, shiriti nemes dhe makinat djathtas.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kalec Dega

                Nderkohe qe Kryeministri vazhdon me turne neper bote per te na sjelle aeroplan nga New York, puna vazhdon si niheri nje kohe ne n'Albanistan!lol

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kroi Mbretit

                  Po Ura e Beshirit a do te behet e re ?. Sikur ka nje fond nga banka Boterore per kete ure.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kroi Mbretit

                    Klotilda te qifte Lali Eri , ti je kundra rruges,apo te kruhet dhe spo gjen derman.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kroi Mbretit

                      Rruga pa sinjalistike eshte njesoj si te vesh kollare me kostum te leckosur.Prandaj duhet menduar edhe per sinjalistiken vertikale dhe horizontale.Te ket tabele ku te tregohet emri i cdo fshati qe kalon rruga.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kombinatsi

                        o koqe kandari si i ben njekohesisht rruget per Durres...duhet te ishte bere me kohe kjo e para pastaj te fillonte autostrada TR-Durres...ah harrova edhe hekurrudhen e ke fillu....bravo me e pajetueshme ska qene kurre Tirana...nje m...te madh voten...

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pensionisti ekonomist

                          Ndertuesve u ecte puna e mbare.Me mire vone se kurre,themi ne shqiptarer

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            "Me mire vone se kurre,themi ne shqiptarer",prandaj jemi gjithnjë të fundit o ekonomist leshi në pension!

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje