Një lëvizje e paparë nga Edi Rama

25 Shtator 2024, 18:58Sociale TEMA
Një lëvizje e paparë nga Edi Rama

Nga Elona Elezi, Deutsche Welle

Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë. Kryegjyshata Botërore e mirëpriti lajmin, ndërkohë që lëvizja u prit me habi dhe skepticizëm nga opinioni publik.

Teksa shpallte planin e tij për krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashishiit sufi, kryeministri Edi Rama zgjodhi të perifrazojë nobelisten shqiptare Nënë Tereza: "Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara gjatë së dielës, Rama tha se enklava sovrane, që do t'i ngjasojë Vatikanit, do të jetë një "qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.

I themeluar gjatë shekullit të trembëdhjetë në Perandorinë Osmane, Urdhri Bektashi e zhvendosi qendrën e tij në Tiranë që prej vitit 1929.

Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur "Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij.

Kryegjyshata mirëpret "nismën e jashtëzakonshme”

Lajmi u bë publik pas artikullit të së shtunës në "New York Times”, aty ku Rama bëri të njohur për herë të parë krijimin e një shteti të ri mysliman brenda kryeqytetit shqiptar.

Kryeministri e shpalli zyrtarisht këtë projekt një ditë më pas, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për udhëheqësin e bektashinjve, Haxhi Dede Baba, i njohur si Baba Mondi, kjo është një "nismë e jashtëzakonshme, e cila do të sjellë një epokë të re për tolerancën fetare botërore dhe promovimin e paqes.

"Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative” – u tha në reagimin zyrtar të Kryegjyshatës.

Një lëvizje e paparë

Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, edhe këtë herë ekspertët dhe publiku u lanë totalisht në terr informativ rreth detajeve të planit të qeverisë. Për shumë prej tyre, ideja "mbiu nga hiçi”.

Besnik Sinani, hulumtues në Qendrën e Teologjisë Islame në Universitetin e Tübingenit në Gjermani, njëkohësisht bashkëthemelues i Institutit "Konak” me bazë në Tiranë, thotë për Deutsche Welle se "ky është një rast i paprecedent në ravijëzimin e fesë bashkëkohore”.

"Krahasimi i dobët me shembullin e Vatikanit, një marrëveshje e imponuar për shtetin papal në 1929-ën nga Benito Mussolini, nuk i shkon për shtat kontekstit historik" - i tha Sinani DW. "Aktualisht, qeveria shqiptare nuk ka ofruar asnjë argument të vetëm bindës për të justifikuar një veprim të tillë."

Plani duhet të miratohet nga Parlamenti

Albert Rakipi, kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, argumenton se kjo nuk është një çështje e rëndomtë për të cilën vendos qeveria. "Pavarësisht se nuk flitet për themelimin e një shteti në konceptin klasik - me një popullsi të caktuar, me një territor të caktuar, me institucionet respektive që ka një shtet si: ushtria, policia, gjykatat, zyra e taksave dhe të tjera struktura që lidhen me sovranitetin e brendshëm - do të jetë një vendimarje që duhet të kalojë nga parlamenti” – i tha ai DW.

Rakipi vijoi më tutje, duke theksuar se ka gjithashtu aspekte të rëndësishme që lidhen me sovranitetin e jashtëm, të cilat duhet të qartësohen.

Në fakt, ka një paqartësi të rëndësishme rreth mënyrës se si do të njihet sovraniteti i këtij mikro-shteti.

Në Nenin 1 (2) të Kushtetutës së Shqipërisë, parashikohet se "Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Kjo nënkupton se për ndryshimin e këtij neni, qeverisë do t'i duhej një shumicë prej 94 votash, ose 2/3 e Parlamentit.

Ndikim në harmoninë fetare?

Për një kohë të gjatë Shqipëria është shquar për harmoninë dhe tolerancën fetare. Xhamitë dhe kishat shpesh qëndrojnë krah njëra-tjetrës dhe martesat ndërfetare janë të pranuara gjerësisht në shoqëri.

Sipas numërimit të popullsisë vitin e kaluar, më shumë se 50% e popullsisë së Shqipërisë u vetëdeklarua myslimane, dhe rreth 115 mijë vetë u regjistruan bektashinj. Katolikët dhe ortodoksët përbëjnë pjesën tjetër të popullsisë.

Po si mund të ndikojë ky plan në marrëdhëniet mes feve në vend?

Rakipi nuk mendon se kjo ide do të ndikojë negativisht tek balancat, mirëkuptimi dhe harmonia fetare që ekziston në Shqipëri ndërmjet komuniteteve fetare, sepse komuniteti bektashi ka shërbyer historikisht si urë bashkimi dhe bashkëpunimi midis myslimanëve dhe të krishterëve.

"Mendoj se është një investim i mirë, sidomos për promovimin e tolerancës, kulturës së bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në një kontekst të zhvillimeve dramatike, siç është konflikti në Lindjen e Mesme” – i tha ai DW.

Jo të gjithë janë dakord

Ndryshe nga Rakipi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë tha se e konsideron këtë nismë "si një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit” dhe theksoi në reagimin për mediat dhe opinionin publik se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë islame në Shqipëri.

"Kjo nismë, për të cilën jemi njohur përmes medias, nuk është konsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë”.

Besnik Sinani mendon se ky plan do të ketë ndikimin e tij ndërmjet feve në Shqipëri, sepse siç thotë ai, në vend nuk ekziston asnjë situatë aktuale që e justifikon një vendim të tillë.

"Pretendimi se ky shtet i supozuar bektashi do të ndikojë pozitivisht në një klimë tolerance në rajon, është i pabazë " - i tha ai DW. "Nëse realizohet, ka të ngjarë të prishë ujditë historike midis fesë dhe shtetit në Shqipëri, i cili është krijuar mbi vizionin e baballarëve që themeluan shtetin shqiptar, shumë prej të cilëve ishin bektashinj".

'Jo një shtet islamik'

Shumë ekspertë janë të shqetësuar se kjo lëvizje mund të çojë drejt etiketimit të Shqipërisë si një "shtet islamik”.

Por Albert Rakipi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, thekson se Shqipëria nuk po planifikon ngritjen e një shteti islamik në kryeqytetin e saj. "Një shtet islamik është një realitet tjetër në rrafshin teorik dhe praktik” – thotë ai. "Jo të gjitha shtetet, popullsia e të cilëve është myslimane, janë shtete islamike. Në një shtet Islamik, ideologjia e organizimit të këtij shteti është feja, pra Islami, dhe në shumicën e rasteve Islami shërben edhe si ideologji organizuese e shoqërisë”.

Pse pikërisht në këto çaste dhe për çfarë arsyesh Rama e ndërmori këtë nismë, janë të panjohura. Shumë pyetje kërkojnë ende përgjigje. "Shumë duhet ta mbajnë mend se qeveria shqiptare ka qenë e përfshirë në tensione politike të ndryshme botërore, tensione me bazë fetare" - tha Sinani. "Shqipëria pranoi një organizatë që më parë konsiderohej organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mujahedeen-e-Khalq, e cila është e angazhuar për të rrëzuar qeverinë iraniane. Ajo ka pranuar anëtarët e Lëvizjes "Gulen”, e cila konsiderohet organizatë terroriste në Turqi, ose ish-të burgosurit e Gjirit të Guantanamos, të cilët qeveria amerikane nuk mund t'i dërgonte në vendet e tyre të origjinës".

Urdhri bektashi këmbëngul se përtej skepticizmit, "shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore”.

35 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Pritet gjakosje e kolotripida-s se muslimoneve sunite me muslimone shiite.... hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Rama do Ballkan te hapur Rama do Serbine Rama do Greqine Rama do Edroganin Rama do Bektashine Rama vec Shqiperine nuk do.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazmend Bardhi

        Ate e do Salihi.Ti mos u mezit, malokve si ti u shpall dashnin pa kushte Salehu, patrioti ma i madh i funrrinave antishqiptare si toj Kalec. Mure vesh ...lol.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mario

          Fiks super.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shaqo

        Perralla, se do te rritetet toleranca nderfetare, por kjo ne Shqiperi nuk ka munguar asnjehere, dhe kulmin e arriti mbas 1967 kur u hoq dore nga feja dge lulezuan e u rriten si asnjehere tjeter miqesite e krushqite pa dallime fetare, qe vazhdoi deri ne vitin 90, me mbas, percarja fetare vazhdoi me nderhyrjen e fuqishme financiare nga jashte, gjoja per te ndihmuar ekonomikisht shqipraret, dhe mbine me shume se "kerpudhat" mbas shiut, kishat e xhamite, nga 3-4 cope per fshat, e ku munden ne qytet. Kjo periudhe shkeli rende dhe e demtoi harmonine fetare,deri atehere ne ekuiliber e pa probleme, e verteton historia, por duheshin prishur ekuilibrat e paqja sociale, dhe ja ku jemi, UJQ PER NJERI TJETRIN. Nese do te realizohet ky projekt, problemet do t'i jene qytetaret midis tyre, pavarsisht predikimeve e lutjeve per paqe e miresi nga prifterinjte e hoxhallaret.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mario

          Aspak,ti do jeshe kryqtar nrm,mos u gezo fare,asgje qe te gezoj ty ne kete aspekt ska me ndodhur.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkodrani

          Dua edhe une shtetin tim dhe une dua te jem mbreti i tij!!!! Jam nga nji fis i madh, qe nga madhesia mund edhe te jemi 100k, por jo te gjithe do te jene shtetas se kam frike se me permbysin me dhune. Shakate, le te mbeten te tilla. Edi Rama nuk eshte as mbret as zoti i Shqiperise. Ai mund te propozoje dicka ne Shqiperi dhe te kaloje ne nje process te sinqerte permes te gjithe shqiptareve perpara vendimit. Qe edi te marre nje vendim te tille dhe ta shpalle gjetke si dicka e kryer eshte nje akt tradhetie i pashoq.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myalymani

            Me kete rast Ramsi do sdo te hap krahun se boll ka sunduar te kaloj ne kristhanlizme

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dëm i paparë

            Një dëm i paparë, dëm me përmasa dhe pasoja historike për Shqipërinë!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kryekarit rama enderon te mari Nobelin per paqe

              ..keshtu i kane premtuar dhe genjyer. Por shqiptaret e skenderbeut do i shkerdhejne pragun.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Propagandistja e radhes

                Ja dhe bythlepiresja e radhes e brigades se Meros per shplarjen e mutrave me ere te corapekuqit. Moj ti "dojçe". Toleranca fetare nuk krijohet duke i dhene pavaresi enklavave te caktuara fetare brenda nje shteti moj sheleme. Nuk i ka borxh Shqiperia laike asnje kategorie besimi fetar per t'i mundesuar token e vet per ta bere shtet, se behet corbe pastaj. Te gjithe besimet fetare ketu jane te barabarta dhe te gjithe jemi shqiptare. Merru me ndonje gje tjeter andej nga Gjermania, jo si ushtare me pene e Mjerushes, se mutrat e Rames nuk kane te sosur.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rabid Commies

                  Lol, sakte!

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    era

                    Sakte, mutrat e rames nuk kane te sosur, ose i ziu e ka nga e keaja mba patandjen ndonje qamet dhe, kerkon ti zere vendin baba mondit duke qene president shteti

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Propagandistja, në koment ke shkruar që të gjitha fetë janë të barabarta. Shumë mirë atëhere, përveç bektashinjve të gjitha kanë seli të shenjtë. Atëhere ta kenë edhe bektashinjtë. Është bukur që selia ndërkombëtare e një feje të jetë në Shqipëri. Shumica e komentuesve e urrejnë këtë ide vetëm pse e ka thënë Rama. Rama do ikë një ditë, selia do mbetet.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Propagandistja e radhes

                        Kam shkruar qe NE SHQIPERI te gjitha fete jane te barabarta. Qe nenkupton se ne territorin e Republikes se Shqiperise, te gjitha fete dhe nendarjet e tyre, duhet te trajtohen njesoj me ligj dhe politika dhe shteti laik, nuk duhet te fusin hundet ne fe. Nese ndokush ka hall per zhdukjen apo venitjen e bektazhismit ne vecanti, te dhurojne privatisht ne sunduqet e baba Mondit per te promovuar fene bektashiane ne Shqiperi. Bektashinjte e pasur qe kane mundesi, edhe ti nese do, jeni i lire te beni donacione per promovimin e bektashizmit. Por te pretendoni pavaresi brenda territorit shqiptar, ate te drejte nuk e keni, zoterusha.

                        Përgjigjjuni
                    2. H
                      Haka Tekizoti

                      Çështja për të cilën, ndër të tjera, shtrohet pyetja është: çfarë mund të bëjë "shteti bektashi" më tepër se ç'ka bërë deri tani pa qenë shtet për harmoninë fetare. Merret me mend se, asgjë. Harmonia fetare nuk varet vetëm nga qëndrimi i njërës prej feve, ajo është absolutisht produkt i përbashkët i të tërave. Vetëm njëra të nisë përçarjen të tëra detyrohen të hyjnë në llogoret e mbrojtjes në mos të sulmit.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fatosi-kosove

                        Po çtu desh kjo inisiative more zotni Rama, ne vend se te a gazhoesh tja hek ate titull ati janullatosit grek ti do tna shton edhe nje problem , leri ne mjekrrat e veta se shqiperia ka halle shum shum me urgjente se kjo.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kurvat e Rilindjes

                          rropt psikopatit,pse nuk ndihen patronazhistet

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dy Hajvane ,ne nji Sahane !

                            KTO DUHEN DHJER TEE DY E FYTYRE i RREN MENDJA SE PO DESTABILIZOJNE SHQIPERINE -JU QIFSHA RRACEN E TRADHETARIT MASARENJE PAATDHE ! PSE C'KUJTOJN KTA SE ESHTE SHQIPEERIA _Afganistanne ????????? Yttttttttttttt KERMA TINZARESH PIRDHUNI NGA KY VEND _ NUK KAN HQIPTRET NEVOJE PER SHARLATANE E MASHTRUES SI NE MESJETE _

                            Përgjigjjuni
                            1. z
                              zigur

                              Këtë kishim mangët se të gjitha janë zgjidhur...tani të gjith ata që kanë ikur do të kthehen .....

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Asd

                                Edi Rama thote : Shteti jam une! Te gjitha perpjekjet kane nje qellim; Ato duan te menjanojne vemendjen publike nga opinioni se "Rama vjedh"

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Realisti

                                  Komplet e panevojshme kjo per vendin tone qe ne fakt ka shume gropa me te media per te mbushur. Pensionistet mezi presin te marrin pensionin ky mendon te krijoje shtet per minarete. E mbroja shume deri tani por duket hapur qe Rama ka ik per lesh. Cte besh kur nuk ka alternative opozitare.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kari gjate

                                    Xhepista tashti o burra ne sulm se ju erdhi dita

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Benito

                                      Edi Rama a beri Baba Mondin VIP brenda nates. Ja dhe kenga e re per Baba Mondin https://www.youtube.com/watch?v=5iubRTN8TDQ

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xhin Xhoni

                                        Sa popull pulitikdashes qy jena. Gjithe mençuria e njerzimit derdhet neper komente te budalleve te ndryshem, secalli thot qy un jam ma i mençem, un di ma shume, njoni u qan hallin pensjonistave qy po nordhin per buke sikur t ishte ai k/minister, pensjonistat do mernin ka nji meleon n muj, tjatri thot qy Rama do Serbine, ni tjater meno qy Rama ka ik per lesh. E bukra e ktyne t mençmve budalla osht se t gjith sa shkrujn, asni sun o n pune, t gjith jan ul per 7 pal qefe napur "LOUNGUE BAR"- e ene anrrojne se u kon hor hakun tuj mos i pyt kush per pulitikat e venit ne ato t bots.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          troc

                                          Funderrinat ANTIKOMBETARE qe jane bere bashke ne realizimin e Endrres se serbo-grekeve per copetimin e ketij vendi po e shesin pjese-pjese per skrap.Keto IDIOTESIRA i hapin rruge krijimit te Asosacioneve ,si paranteze per "shtete brenda shtetit" te Legalizuara, sepse aktualisht ekzistojne dhe lulezojne dhe po fuaizohen perdite e me shume organizatat antikobetare serbo-greke ne Shqiperi,me bekimin e Larove Tradhtare.Pas krijimit te precedentit ,do dalin hapur kerkesat e grekeve per krijimin e "Asosacionit" ne Himare dhe kushedi ku tjeter qe akoma nuk kemi degjuar akoma.Populli duhet te reagoje kunder AUTOCOPETIMIT te metejshem te asaj qe ka ngelur nga Lavdia e Ilirise se dikurshme.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Emri

                                            Ta gezojme Kalifatin Bektashian me ne krye Khalifin e Madh Baba Edmond Akbar Rama. Pritet te kemi nje shtim te papare te turisteve nga Irani, Iraku e Pakistani. Hajde suksese,e robt ku ti kesh o pallosh

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alfred

                                              Nese bie neni 1 i kushtetutes, biebe gjithe kushtetuta, sepse te gjitha nenet e tjera ne kushtetute jane ne funksion te nenit 1. Nuk eshte kaq e thjeshte kjo pune! Neni 1 eshte struktura, eshte " karabinaja" ne te cilen "strehohen" te gjitha nenet e tjera! Duhet kushtetute e re! Nuk eshte pune arrnimi !!! Rama me mendjen e tij perverse kujton se mund te arrnoje kushtetuten sic arrnon qeverine e katandisur zhele-zhele! Ky njeri tashme e tregoi qarte se eshte i rrezikshem! Qe t'i shpetoje burgut per tradheti kombetare, duhet te shkoje te psikiatri e te pajiset me deshmi se eshte totalisht i papergjegjshem!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tirona

                                                Baba Mondi ka te drejte. Dhe mendoj qe Rama e kapi kete çast brilant. Duke qene se 3 fete e tjera e kane nje varesi nga jashte, ky eshte i vetmi rast qe te tjeret do te varen nga ne. Dhe kjo e kthen Tiranen ne nje qender te rendesishme te varesise fetare per kombet e tjera. Kjo rrit emrin e vendit dhe forcon kufinjte e vendit. Baba Mondi ka te drejte kur thote qe drejtuesi i bektashinjeve duhet te kete statusin e Nunsit Apostolik. Çfare selie boterore je kur nuk ke fuqi boterore...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Janulla me bith perpjeet

                                                  Tirona, ti je i njohur per Opinnionin si nji Crimb i Halese bozit dal nga batha e Janulles Pra , nuk eshte cudi ,te lexoshe kto Komente qe shkruan .Meiguri qe Janulla ,ka dheene contributine tij nee kte Corbe Halesh Fetare

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. D
                                                  Do te "votojme "si ne 97

                                                  ..ashtu si do ramkari. Nga vlora linde dhe nga vlora vendoset

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mario

                                                    Po po nga ju vendoset,flitet te behet shtet ne vete valona,meqe do beheni me aeroport ne vete,zanin krybashkiak,gaxhain minister financash

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. s
                                                    sapa

                                                    Shqiperia nuk eshte larg dhe shume shpejt ne saj te Rames do jete nje Liban i ri ne Evrope!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arsimtari

                                                      Tani çka i ka mbetur pune tjeter antishqiptare pa bere Rames?! Ose,i ka mbetur Serbine me Greqine t'i ftoje per protektorat ne Shqiperi ose ose, t'ia jap Serbise kalimin ne Durres dhe Greqise Epirin e Veriut,per ta bere Shqiperine inegzistente! Keshilla ime,Edi Rama te kerkoje azil ne Serbi,Greqi ose ne Rusi sepse,ky vend vetes nuk i ka lere ne Shqiperi!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. m
                                                        mb

                                                        Ne prespektive e kohes, kjo ide duhet konsideruar e cmendur, eshte nje perqarje e qellimshme.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje