“Përfundon brenda dy vitesh”/ Nisin përgatitjet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH: S’do të bllokohet qarkullimi

24 Shtator 2024, 22:25Sociale TEMA
“Përfundon brenda dy vitesh”/ Nisin përgatitjet për

Kanë nisur përgatitjet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit.

“Faza përgatitore nënkupton piketimin, mobilizimin e kantierit, me evidentimin e problematikave të infrastrukturës nëntokësore. Këto ditë pritet të nisin me intensitet ndërhyrjet e parashikuara”, thotë Gëzim Noni, përgjegjës i Menaxhimit të Kontratave në ARRSH.

Zgjerimi i rrugës me nga dy korsi për secilën anë nuk prek asnjë banesë private, por vetëm 2-3 biznese. “Zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m, pra në total do kemi tre korsi hyrëse dhe dalëse plus emergjencat”, shprehet Noni.

“Në periudhën jashtë sezonit veror në këtë autostradë kalojnë 90-100 mijë mjete në 24 orë. Për të shmangur trafikun e rënduar ARRSH thotë se korsitë ekzistuese nuk do të bllokohen”, shton gazetarja Halili.

“Korsitë ekzistuese do të jenë të lira, vetëm do kufizohet shpejtësia. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës”, thotë Noni.

Kostoja totale për zgjerimin e rrugës për një afat deri në 24 muaj është 34 milionë euro. Ndërhyrje do të ketë edhe në rrugën ekzistuese. Në përfundim të punimeve shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 130 km për orë.

4 Komente

  1. B
    Bela-ja e Ramës!

    Ahaaa, mbollën miliona euro pemë në anë të aurostradës. Harxhuan miliona euro nga paret e Shqiptarëve. Jashtë ç'do parametri teknik, madje shkuan deri në uljen e sjpejtësisë nga 90 në 60 nga kthesa e Rinasit deri Laprakë. Për ti prerë sot se do bëjnë zgjerimin. Hajde bëjmë ça projekte sot për nesër që të bëjmë ca lekë... Edhe sot projektit aktual i rriten kostot si çdo projekti të rrugëve. Se kështu i do trapi Bela-së. A nuk duken tipike si skenarë (hajde bëjmë ca lekë t'u vjedh). Nuk e di po më duken raste tipike për SPAK...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veliaj

      Prishini mor te gjitha se jane pa leje...duket rruga di ne Indi. Ah edhe ne Indi autostradat nuk jane te mbytura me ndertime anash...

      Përgjigjjuni
      1. O
        Operacioni Zjarri

        Cfare dy vjete more. Per dy vjete do bejne vetem 6 km e para

        Përgjigjjuni
        1. D
          Durresi

          Po pra deri te nyja e Kasharit 2 vjet. Po do e ket sistemu lajmin Mero se nuk eshte budalla akt1vist djali... ai e kupton qe tua thuash shqeto shqiptareve qe do duhen edhe 10 vite dhe 200 milione euro te tjera per ta rregulluar deri ne Durres eshte VETEVRASJE POLITIKE. Se kjo rruge do ja haje koken Rilindjes me duket...ashtu sic po ha koka shqiptaresh per cdo dite te Zotit! Po patronazhistet se kane kuptuar akoma edhe vazhdojne e merren me rrugen e lumit te Vlores...

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje