Një “recetë” për të kuruar spitalet publike nga mitmarrja dhe keqmenaxhimi!

5 Shkurt 2024, 10:49Sociale TEMA
Një “recetë” për të kuruar spitalet publike nga

Nga Aranit Muraçi

Mjekja shqiptare në Gjermani, Dr. Aurora Meta-Dollenberg, presidente e AMFE (Federata Mjekët Shqiptarë në Europë) gjithashtu shefe Urgjence në Hanover, ka folur vazhdimisht në mediat shqiptare mbi fenomenin e largimit masiv të bluzave të bardha, fenomen që nuk ndalet. Nga mungesa e një vizioni që duhet ta kishte trajtuar me kohë këtë problematikë, mungesa e mjekëve në spitale po shoqërohet me pasoja të rënda, kryesisht në rrethe. Aurora thotë se realiteti duhet parë me objektivizëm teksa tregoi së fundmi edhe rastin e saj personal. Edhe pse vetë mjeke ajo tregon se u detyrua të kontrollojë në çdo hap gjëndjen shëndetësore të babait të saj, por madje pranoi se dërgoi lekë nga Gjermania për të paguar kolegët në Tiranë.

Jam detyruar të dërgoj lekë për operimin e babait tim se përndryshe do të kishte vdekur nga infeksioni. Lekët kërkohen nga personeli mjekësor. E ti kur je në hall qoftë dhe si kolege je e detyruar të paguash nga Gjermania kolegët në Shqipëri që babai juaj të shkojë në shtëpi dhe jo në arkivol. Zgjidhja është të shpëtosh jetën e pacientit. Sepse mendon se jeta e të afërmit tënd është shumë më e shtrenjtë se ata para që jep jashtë faturave​​​​”, tha Aurora pak ditë më parë për mediat e Tiranës, deklaratë që shkaktoi jo pak zhurmë në rrjetet sociale, për faktin se në spitalet publike shërbimi konsiderohet falas, ndërsa prej tri dekadash thuajse të gjithë e marrin shërbimin përmes pagesave ekstra, të cilat ligjërisht janë të papranushme.

Por si duhet vepruar, a ka ndonjë zgjidhje që pacienti të marrë shërbimin që meriton, dhe nga ana tjetër mjeku pagesën që i takon?

Cili duhet të jetë roli i shtetit? Çfarë është bërë dhe çfarë duhet bëhet më mirë që edhe pacienti, edhe mjeku, të trajtohen më denjësisht në spitalet tona?

Mbi këtë temë mjekja Aurora Dollenberg flet në “Liberale.al”, duke bërë një krahasim me modelin gjerman dhe duke dhënë një ide sesi mund të kapërcehet kjo situatë në spitalet tona publike.

Në mënyrë të tillë që mjekët që punojnë në shërbimet publike, spitalet, klinikat, ambulancat e mjekëve të shtëpisë, t’i motivojnë që ata të mos e kenë të nevojshme të marrin para ekstra, ose në dorë, apo në të zezë, nga ana e pacientëve. Duhet rregulluar marrëdhënia midis mjekut si punëmarrës dhe shtetit shqiptar si punëdhënës. Ky rregullim nënkupton se tarifat që paguan pacienti te kasa e shëndetit, të jenë relativisht më të larta, në mënyrë që shërbimi që ata marrin të paguar nga kasa e shëndetit, të jetë e një cilësie më të lartë,” - shpjegon mjekja Aurora Meta-Dollenberg.

Për nga fuqia dhe zhvillimi Shqipëria nuk mund të krahasohet as me vendet e rajonit, aq më pak me Gjermaninë. Sikurse një vend i vogël dhe i pazhvilluar nuk mund të krijojë sisteme model për vendet e tjera. Por përmes politikave efikase mund të marrë dhe të implementojë modelet më të mira.

Mjekja Aurora Meta-Dollenberg jep këtë shpjegim:

Në qoftë se do ta krahasonim Shqipërinë me Gjermaninë, mund të themi se rreth 30% e rrogave bruto që merr çdo gjerman, përfshirë dhe ata të emigruar (apo çdo shqiptar të emigruar), 30% shkon në sistemin shëndetësor gjerman, në mënyrë të tillë që kur ti jep kartën tënde të shëndetit te një mjek shtëpie, apo spital, të mos jetë e nevojshme që të mendosh për kosto ekstra që të vijnë të faturuara më tej.

Kjo ndodh për faktin se nuk bëhet fjalë për një pagesë për shëndetin që është mbase 30 mijë lekë të vjetra apo 100 mijë lekë të vjetra, në varësi të rrogës që ka pacienti, por bëhet fjalë për 1 mijë euro të ardhura bruto të pacientit që fiton mesatarisht në Gjermani, të shkojë vetëm për kasën e shëndetit.

Kur bëhet fjalë që një pacient i shëndetshëm shkon vetëm njëherë në vit në spital dhe kuptojmë që kemi të akumuluar shuma të mëdha nga të ardhurat e këtij pacienti, kështu që është e panevojshme që ky pacient kur të shkojë tek kasa e mjekut të japë para të tjera në dorë. Kjo mënyrë e një pagese të lartë të kasës së shëndetit lejon që edhe shteti të ketë mundësinë që të faturojë taksat e tij dhe njëkohësiht të mbetet një shumë e madhe, e cil shkon për ofruesit e shërbimit shëndetësor”.

Pas suksesit që pretendohet se pati në spitalin e Fierit, qeveria vendosi këtë muaj që edhe në spitalet e tjera mjekët që dëshirojnë, mund të ofrojnë konsulta ose shërbim edhe pas orarit zyrtar brenda spitalit publik. Qytetarët do duhet të paguajnë një tarifë të cilën e cakton Bordi i spitalit sipas specialiteteve, nga e cila 70% i merr mjeku, dhe 30% e tarifës kalon për nevojat e spitali.

A është kjo “receta” për të kuruar spitalet tona?

Mungesa e kasave të shëndetit, të institucionalizuara dhe të kontrolluara nga shtetit në Shqipëri, bën që të mos kemi një marrëdhënie të drejtë mes mjekut dhe pacientit. Duke qenë se këta dy protagonistë ndërveprojnë në mënyrë të dukshme me njëri-tjetrin, janë pikërisht ose pacienti që e vuan mungesën e shërbimit shëndetësor, ose mjeku që e jep shërbimin dhe nuk e merr pagesën e duhur. Mjeku është i kufizuar që ta bëjë punën 100%.

Është e kuptueshme që si mjek në Shqipëri është e detyruar që të mbijetosh dhe bën 2 ose 3 punë, jo vetëm në shtet por dhe në privat. Ndaj kam mirëkuptim të plotë për kolegët shqiptarë që punojnë shumëfish për të arritur një kuotë të ngjashme me atë që kolegët marrin në Europë.”

“Atë për të cilën nuk kam mirëkuptim është që nëse bie dakort të bësh një punë të caktuar, të nëglizhosh shërbimin shëndetësor, si: mos ta opersoh një pacient në kohën kur ka nevojë, të ketë komplikacione, si infeksioni sepse nuk i është dhënë antibiotiku ose nuk është bërë pastrimi i plagës, pra një punë e kryer 50%”, - thekson mjekja e njohur shqiptare në Gjermani.

Çdo mjeku i duhen 10 vite arsim i vazhdueshëm dhe disa vite të tjera eksperiencë për të dalë më i sigurt në tregun e punës. A është e drejtë që mjeku, teksa i ka humbur thuajse të gjitha vitet e rinisë së tij duke investuar për t’u aftësuar, të trajtohet me pagën mesatare të tregut të punës, siç ka ndodhur për 30 vite. A është e drejtë nga ana tjetër që mjeku të kërkojë para të paligjshme pacientit për shërbimin?

Prandaj, ndonëse vonë, është koha që mjekët dhe pacientët të kuptojnë rolin e tyre për një të ardhme të përbashkët më të mirë, ndërsa është detyrë e qeverisë të forcojë besimin mes palëve.
I tillë është edhe apeli që mjekja Aurora Meta-Dollenberg lëshon nga Gjermania.

Në këtë rast nuk e përshëndës sjelljen e kolegëve, që për hir të fitimit në një kohë të shkurtër e të ardhurave, i anashkalojnë detyrimet e tyre etike e profesionale kundrejt pacientit shqiptar që është po aq pak fajtor sa ata. Zgjidhja do të ishte që të rregulloheshin nga ana e shtetit shqiptar, duke rritur rrogat e tyre në mënyrë të dukshme; të bëhet një shpërndarje sa më e drejtë e taksave. Uroj që imazhi i bluzave të bardha të mos dëmtohet në rrugët mediatike, kur vetëm kritikojmë kur ndodhin raste të caktuara. Marrja e lekëve në dorë të bëhet gjithnjë më e paktë, përndryshe nuk mund të kemi përmirësime në shërbimin shëndetësor, edhe sikur të rritet rroga, pasi, ato mjekë që janë mësuar me marrje ryshfeti, do të vazhdojnë të ndjekin atë lloj forme.“

“Ndaj duhet që ndaj elementëve të tillë që janë për fat të mirë të pakët në Shqipëri, të merren masa penalizuese në mënyrë të tillë që edhe brezat e rinj të mos mësohen me këto fenomene negative, të të marrit të lekëve nga pacientët në kohën kur pacienti ka paguar kasën e shëndetit paraprakisht”, shprehet Dr. Aurora Meta-Dollenberg, presidente e Federatës Mjekët Shqiptarë në Europë.

10 Komente

  1. S
    Saluku

    Mire e ke ti, por veshtire te realizohet kjo me shqipe,,,

    1. C
      Celo Mezani

      Kjo eshte kthyer ne delirante mediatike. As qe e ka idene si funksionon Shqiperia dhe vendet qe jane ne stadin e zhvillimit ekonomik si Shqiperia. Merr modele qe kane qindra vjet kapitalizem pas qindra vjet monarki.

      1. T
        Tea

        Fiks fshatare delirante. Ka reklamu ene canten Prada pas kurrizit tja shohin Kjo kujton se ka arrit majat duke shku nga fshati i humbur ku ka lind, emigrante ne Gjermani dhe mburret se ka mor mbiemrin e gjermanit.

        1. J
          Juristi

          Tea qj nuk lexon fare çfarë thotë por bën zoom të shikojë çantën Prada Ku keni arritur ju sufllaqet e partisë pa asnjë dinjitet

    2. q
      qimi

      Kapitalizmi osht I eger or daku.Ja plas @ythen nevojtarit dhe te varfrit.liri demokraci,liri demokraci.

      1. S
        Shkërdheni

        Moj mjeke Shqiptare në Gjermani, doktorët e meritojnë respektin dhe trajtimin me rroga deri në nivelin e doktorëve Europianë dhe gjithashtu për mua disa nga doktorët kanë nivel shumë të lartë profesional, por ti ndoshta se di që doktorët këtu janë ndoshta nga doktorët më të pasur se edhe vetë doktorët Europianë. Këtë duhet të zgjidhi shteti dhe ato seminaret që ju bëni.

        1. F
          Fatosi

          Mjekja Aurora Meta-Dollenberg duhet te vije ne Shqiperi dhe t'i jepet drejtimi i Kryeministrise.

          1. G
            Ganiu

            Mire e ka Aurora, por me sa po duket mjeket jane dy kategori , Kategoria e pare ku bejne pjese Aurora me shoqet e saj qe i kthyen kurrizin ketij vendi sepse nuk iu pelqeu , pagesa, kushtet e punes, mbrojtja legale , perspektivva e karrieres,por qe JANE TE PAKORRUPTUAR materialisht dhe GRUPI i DYTE I atyre qe jo per patriotizem por ndoshta per pragmatizem QENDRUAN KETU , duke punuar mire a keq por punuan dhe punojne POR NUK E BRAKTISEN kete vend, por njekohesisht duke mbajtur per fat te keq mbi fytyre njollen e zeze te korrupsionit por qe duhet thene ne fakt se nuk eshte se i ben pis te gjithe dhe jo te gjithe njesoj, por ama mire apo KEQ e shpetuan babain e AURORES nga vdekja dhe po shpetojne edhe shume te tjere duke sakrifikuar dite edhe nate , duke u perballur shpesh me streset , fyerjet, pamundsine dhe pamjaftueshmerine e nje sistemi qe sipas AURORES nuk ka PARA qe te ofroj nje sherbim cilesor, Atehere pyetja qe i Behet Aurores , Shtetit dhe Publikut eshte e thjeshte PER Publikun kush eshte me i vlefshem, ATA GRUPI i Pare iluminist I Aurores me Shoqe qe e "REFUZON" korrupsionin e 2 mije lekshave ne emer te nje Idealizmi gati shterp qe duket sikur luan me nervat e shoqerise apo GRUPI i dyte i atyre qe po punojne edhe ne keto kushte , se po te jete per llafe te bukura dhe per modele suksesi e dime te gjithe se si funksionon Gjermania ,Zvicra apo Italia, apo Britania por na DALKA nje PROBLEM I MADH .....QE NUK KEMI PARA,madje pervec kesaj po dalin edhe fakte te reja qe po i zbulon SPAK ato fakte qe provojne se korrupsioni ne shendetsi nuk eshte vec ai i 2 mije lekshave apo i 5 mije lekshave por qr ka edhe korrupsion te stermadh miljonash qe perflitet shume por qe rri i fshehte, atehere si do behet, Aurora me te vetet nuk vjen te punoje vec me rroge se i pelqen me Mire Hanoveri sesa fjala vjen Urgjenca e Gramshit, kurse ata qe punojne Na qenkan te korruptuar e nderkohe SHTETI nuk ka para ta sjelle sherbimin si ne GJERMANI madje edhe kur shperndan 5 leke me teper ka probleme me korrupsionin e larte me ata qe i vendos vete ne krye te puneve , Atehere si ta zgjidhim ti fusim mjeket ne BURG per nje 2000 leksh apo nje 5 mije leksh , apo Ta detyrojme Shtetin te sjelle me force Auroren dhe shoqet e saj dhe ti shperndajme ne nje sistem te korruptuar shendetsor me shpresen qe ato si ato bletet puntore do te prodhojne mjalte te paster, apo te detyrojme shtetin qe TU marre AI njerezve 3 apo 4 fishin e parave qe iu merr sot ne menyre qe te kete Para ashtu si sistemi shendetsor GJERMAN apo BRITANIK, PO a mund ta beje shteti kete pa u distancuar qarte nga korrupsioni i nivelit te larte te ministrave dhe oligarkeve ne Shendetsi .E pra rrethi duket vicioz eshte e qarte qe kur shteti te fuqizohet paraja publike te miradministrohet keto fenomene do te pakesohen ngadale deri sa te zhduken, POR deri atehere mbrojini mjeket , jo kur bejne gabime kuptohet , por mos i denigroni , mbeshtetini sepse jane kategoria me e shkolluar e ketij vendi , dhe nuk jane aliene por bij famijesh te thjeshta shqiptare qe shpesh me te mirat dhe te keqiat e veta reflektojne mentalitetin e kesaj shoqerie

            1. S
              Shaqo

              Mire o dollapberg e ke ti, por sa kohe i duhet Shqiperise te behet Gjermani, se mjekut sipas teje e ketij artikullshkruesit, i duhen 10 vjet. Tani ku do t'i gjejme ne leket qe te paguajme si ne Gjermani, ketu, e di ti apo jo, vetem 10% mund te bejne si ne Gjermani, por ky 10% nuk mjekohet ne Shqiperi nese ka nevoje, ato qe do jepte ketu, i harxhon tek ty ne Gjermani, keshtu qe ne na bije te paguajme me shume se ne Gjermani. Prandaj edhe ti pagove koleget per baban duke i i inkurajuar te bejne keshtu edhe me ne qe kemi rroga shqiptaren. Jo dollenberg, jo, nuk eshte zgjidhja jone kjo e jotja.

              1. D
                Dursakja

                Normalisht, po të vjedhin politikanët., boshatiset buxheti i shtetit, rrjedhimisht mjeku nuk do të paguhet siç duhet për punën e tij. Tani dhe po ta paguash mjekun ai do të veproj siç është mësuar, se e mori ferra uratën. Të vendosësh rregull është e vështirë, por jo e pamundur(në këtë kushte)prandaj politika eshtë vizion, parashikim i së ardhmes. Shpresojmë që politikanët e ardhshëm të jenë vizionarë!

                Lini një Përgjigje