“Shfryhet” administrata e Shkodrës, shkarkohen disa punonjës: Merrnin rrogë pa punuar

4 Shkurt 2024, 20:50Sociale TEMA

“Shfryhet” administrata e Shkodrës, shkarkohen disa

Bashkia e Shkodrës do t’i nënshtrohet një transformimi në strukturën e saj që do të shoqërohesh me shkurtim vendesh pune. Lajmi njoftohet nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili nënvizon se bëhet fjalë për persona që marrin rrogën pa ofruar shërbim.

Sipas tij, specialistë kanë analizuar situatën dhe kanë dalë në pëfundimin se në Bashkinë e Shkodrës rezultojnë të punësuar persona që në fakt nuk japin asnjë kontribut.

“Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.

Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës  nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë”, shkruan ai.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës janë përzgjedhur vetëm personat që shërbejnë me profesionalizëm, të cilët do të vijojnë të punojnë në këtë bashki.

3 Komente

  1. R
    Real

    Opa filloi dhe ky hipokrit qe te zevendesoje administraten me patronazhista.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zalli

      po t'pakten shkolle do kene dhe jo "dru me pre",e bejtexhi

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kol

        Real akoma nuk keni bo qef për 30 vite që e mbajti partia juaj e krimit! Lëreni të punojë se në rrugë të mbarë e kanisur,po punoj siç punuat ju Populli i Shkodër nuk i japin mo voten.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje