Një vajzë pëson abort spontan në tragetin e linjës Durrës-Bari, e reja dërgohet me urgjencë në spital

6 Janar 2025, 19:08Sociale TEMA
Një vajzë pëson abort spontan në tragetin e linjës

Trageti i linjës Durrës-Bari, ka bërë kthim të detyruar pasi një vajzë nuk është ndjerë mirë gjatë udhëtimit, pasi ka pësuar abort spontant.

Pasi ka marrë ndihmën e menjëhershme pasagjergja që pësoi abortin është dërguar drejt spitalit  pasi u aktivizua edhe rimorkiatori i portit për ta zhvendosur nga rada në tokë.

“Njoftimi ka qenë për një emergjence mjekësore (abort spontan), të një shtetaseje shqiptare dhe me të marrë njoftimin u urdhërua kthimi i tragetit në radë dhe u vendos në gadishmeri rimorkiatori ‘Joni’, me qëllim që të shkonte në radë për të marrë të sëmurën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kapitenerisë.

Njoftimi i plotë: 

Kapiteneria e Portit Durrës ju bën me dije se: Pas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 (me dy korsi) në drejtim të Barit, për një emergjencë mjekësore (abort spontan) të një shtetaseje shqiptare, u urdhërua kthimi i tragetit në radë. Po ashtu, u vendos në gatishmëri rimorkiatori “Joni” për të shkuar në radë dhe marrë shtetasin e sëmurë.

Në bashkëpunim me autoritetet portuale, u vendos gjithashtu në gatishmëri ambulanca e APD-së për transportin e shtetases në spital.

Në orën 17:15, shtetasja me inicialet [shënoni inicialet] u ngarkua në bordin e rimorkiatorit M/S “Joni”, dhe në orën 18:00 ai hyri në port. Në orën 18:05, shtetasja u ngarkua në ambulancë në terminalin e pasagjerëve për t’u transportuar në spital.

2 Komente

  1. I
    I papami

    Cfare kafshe eshte ai qe e hyp gruan apo te dashuren shtatzane ne traget??? Trageti ben te ndjehet keq kedo, jo me nje shtatzane. Mbi 8 ore udhetim ku as nuk shtrihesh dot...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Injorance pa kufi !

      Jane ata qe dine te bejne femije por nuk ja kane Idene mbi lindjen ! mungese keshillimi nga Mjeku i shtepise ! Kane pare kafshet se si pjedhin qengja te vegjel dhe lopet se si pjedhin Vica !

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje