
I nderuar Partner,
Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar jofitimprurëse e Republikës së Austrisë. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: Blerje dhe montim i mobiljeve për dhomat e gjumit në konviktin e shkollave profesionale në Korçë ,në konviktin e shkollës ekonomike në Tiranë dhe në konviktin e shkollës Antoni Athanas në Sarandë me numër reference 8/2023, dhe me fond limit deri ne 55,000 (pesëdhjetëepesë mijë) Euro, përfshirë TVSH.
Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.
Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 5 Korrik 2023 ora 16:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 12 Korrik 2023 ora 16:00.
Të interesuarit mund të shprehin interesin e të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected].
Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:
Ambasada Austriake (OeAD) Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

Lini një Përgjigje