Qëndistarja e trashëgimisë: Eli Zhulati ndër të vetmet që ruan traditën në Gjirokastër

1 Korrik 2023, 21:30Sociale TEMA

Qëndistarja e trashëgimisë: Eli Zhulati ndër të vetmet

Eshtë ndër të paktat gra që ruan ende traditën. Prej më shumë se 20 vitesh Eli Zhulati nga Gjirokastra qendis kostume popullore duke mbajtur gjallë kulturën e historinë.

Tregon se dashurinë për veshjet e traditës e ka trashëguar nga e ëma e cila cdo vit merrte pjese në festivalet qe zhvilloheshin në qytetin e gurtë.

Më pas nevoja familjare e detyroi që ta kthente në punë dashurinë e pasionin për kostumet popullore.

Për të mos cënuar trashëgiminë e për t`i qëndruar besnike modeleve origjinale ajo studioi gjatë literatura të ndryshme historike.

Në Gjirokastër janë 8 zona etnografike. Nga të gjitha veshjet thotë se ajo e gruas gjirokastrite është më e vështira për t`u realizuar.

Fustanella po ashtu kërkon shumë angazhim. Eli Zhulati tregon edhe diferencën mes fustanellës së Gjirokastrës, asaj të Shkodrës dhe Çamerisë.

Me fitimin që merrr është e kenaqur por thotë se punët e dorës vlerësohen shumë pak krahasuar me mundin e përkushtimin.

Pasionin e saj mbi këtë zanat do të donte ta linte trashëgim te vajzat e reja por me keqardhje thotë se nuk ka interes.

Përvec vendasve kostumet e realizuara nga duart e Eli Zhulatit kërkohen edhe nga të huajt. Janë të shumtë ata që bëjnë porosi në punishten e saj për të pasur me vete një copëz Shqipërie.



Lini një Përgjigje