Në kuadër të plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria si detyrim ka edhe përshtatjen e legjislacionit në fushën e performacës së energjisë në ndërtesa.
Apartamente banimi, me qira, ndërtesa të reja por dhe institucionet duke filluar nga 2026 duhet të plotësojnë kërkesat minimale të performancës energjetike të vendosura nga qeveria për zvogëlimin e emetimit të gazeve serrë dhe mbështetjen në energjinë e rinovueshme.
“Duke filluar nga viti 2026, të gjitha ndërtesat e reja duhet të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore në bazë të rrezatimit diellor të zonës dhe për të mundësuar instalimin e teknologjive diellore me kosto efektive.”
Çka do të thotë se në secilat ndërtesa do të vendosen panele diellore me qëllim rritjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme. Ky ligj do të zbatohet për ndërtesat e reja dhe ato që rinovohen, nga faza e projektimit deri në marrjen e lejes së shfrytëzimit.
“Të gjitha ndërtesat e reja duhet të jenë pa emetime nga viti 2028 për ato publike dhe nga viti 2030 për të gjitha ndërtesat. Nga viti 2027, ndërtesat në pronësi të autoriteteve publike do të kenë detyrimin e të qenit pa emetime.”
Në projektligj është parahsikuar edhe sesi do të veprohet me ndërtesat ekzistuese.
“-Ndërtesat që i nënshtrohen rinovimit të konsiderueshëm duhet të përmbushin kërkesat minimale të performancës energjetike. -Elementët ndërtimore që riparohen ose zëvendësohen duhet të respektojnë këto kërkesa për aq sa është e mundur teknikisht dhe ekonomikisht. -Autoritetet lokale duhet të garantojnë përmbushjen e kërkesave për ndërtesat që aplikojnë për leje ndërtimi.”
Objektiv i projektligjit është arritja e objektivave klimatike dhe nxitja e qëndrueshmërisë në sektorin energjetik dhe atë të ndërtimit.
Por zbatimi i tij mund të hasë në vështirësi si investime të konsiderueshme, që mund të jenë një barrierë për pronarët e ndërtesave dhe zhvilluesit, si dhe tregu mund të ketë rezistencë ndaj ndryshimeve, sidomos nëse ato kërkojnë ndryshime të mëdha në infrastrukturë.
Për shtimin e përdorimit të energjisë së gjelbër qeveria 2 vjet më parë nisi diversifikimin e burimeve. Kush instalonte panele diellore subvencionohej deri në 70% të kostove. Nëpërmjet kësaj skeme një familje do të kursejë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë në muaj.
Vazhdoni me eksperimente ne koke te qerosit.Nu e kuptoj perse duhet te jemi te paret ne Europe, kur jemi nje shtet i varfer ne shume aspekte dhe kerkojme te bejme ate qe do te beje Gjermania.Apo mqs subvencionohet pjeserisht nga Europa, dikush do te kape levrek.E para ; Siperfaqet e pallateve nuk sigurojne as nje te dhjeten e energjise per banoret.E dyta; Energjia e prodhuar ne baze te Ligjit Europian do ti shitet me kosto me te ulet OSHE-se, dhe banoret do te furnizohen nga OSHE me koston qe ofron kjo e fundit.E treta; Kosto e shlyerjes se paneleve dhe inverterit , kerkojne te pakten 20 vjet qe te shlyhen nga energjia qe perfitohet.E katerta ;Kostot e mirembajtjes qe eshte pastrimi sistematik i paneleve dhe zevendesimi i paneleve te demtuar ne raste te vecanta.
Futja pordhes u zbatuan kriteret perujra per zjarrfikset hapsirat...etj do xbatohet paneli thuaj nje hapsire me shume per delet e korrupsionit
Shqiperia ka shumicen e energjise nga hidrocentralet, pra te rinovueshme.Eshte shume me mire se shume vende te BE. Nese dihet perqindja qe kerkohet nga ligjet e BE deri me 2030,shikoni mire, sepse nese nuk jemi gati, duhet te jemi shume afer asaj kerkese. Me duket e egzagjeruar te kerkohet cdo banese sistemi diellor, kur t'i e ke me uje... hidroenergji! Pra e ke te rinovueshme dhe po kerkon ta besh... te rinovueshme!? Ketu merr kuptim tjeter. Panelet diellore kane KOSTO ne montim por sidomos kur te hiqen pas 25-30 vitesh qe eshte maksimumi i jetes se tyre, pra mbarojne funksionin. A ja vlen barra qirane?
Blerja e Paneleve ne Kine apo ne ndonje vend tjeter : kostot jane shume te uleta .... por Firmat qe meren me Montimin komplete te Paneleve kerkon dhjetefishin e Cmimit ! Dmth ne kete raste demtohen ata banore qe do ta vene dhe fitimi ngelet tek Firmat dhe tek Taksat ne shtet ...duhet te ulen Cmimet qe banoret te kene mudnesi ti perballojne per ti blere.... se nuk mund te Investoshe 15 mije Euro dhe mbas 15 apo 20 vjetev dalin jashte perdorimit... Dhe pika tjeter : kjo eshte vetem propagate qe njerezit te vihen ne levizje te trurit per ti blere... ne asnje vend te EU nuk te detyron njeri me Ligje te veshe Panele si ne shtepite private apo ne Apartamentet....cdo gje eshte simbas deshires...
Un besoj se për bizneset ja vlen por jo për 1 shpi private ose nëse shteti e blen energjinë nga individi me një çmim të përshtatshëm pse jo