Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

10 Mars 2026, 17:20Sociale TEMA
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në

Deputeti socialist Erion Braçe i është rikthyer debatit për zaptimin e hapësirave publike në Tiranë duke reaguar ndaj fjalëve që sipas tij qarkullojnë se hapësirat që u liruan vitin e kaluar në zonën e Komunës së Parisit po rikthehen sërish në përdorim nga bizneset me miratimin e tij.

Braçe e mohon kategorikisht këtë spekullim duke insistuar se nuk ka pasur asnjë komunikim apo marrëveshje me askënd për t’i rikthyer këto hapësira në përdorim privat.

“Im atë me tha javën e shkuar se qarkullojnë fjalë në Komunën e Parisit sipas të cilave, hapësirat publike që janë rizënë nga lokale e parkingje, i ke lejuar ti! I thashë dhe po ua them dhe juve: kur unë ndërmarr një veprim në territor, siç ishte aksioni për lirimin e hapësirave publike kudo, e mendoj mirë dhe nuk kthehem kurrë pas; ndjek interesin publik dhe jo atë privat, edhe kur ky interes është i miqve të mi! Kështu që zero marrëdhënie, zero komunikim, zero fjalë dhënë nga unë që privatët të rimarrin përsëri hapësirën publike për lokale e parkingje, të cilën ne e rimorëm vjet gjate verës e vjeshtës! zeeeroooo! Është dikush tjetër që kur ndodhin prishjet ju thotë njerëzve “e keni prej Braçes” dhe kur rimarrin territorin u thotë njerëzve “i ka lënë Braçe”!! Ju gënjen! Unë kam veç një busull: interesi publik i qytetareve dhe jo interesi privat edhe i miqve te mi” shkroi ai në rrjete sociale.

Deputeti thotë se këtë shqetësim e ka ngritur edhe dy javë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar me qeverinë. Sipas tij, kryeministri ka kërkuar që të nxirret sa më shpejt një rregullore e re për menaxhimin e hapësirave publike.

“Kryeministri dha porosi të qartë për nxjerrjen sa me parë të rregullores së re për hapësirat publike; ndërkohë që projektet për hapësira publike e private në këto zona janë hartuar nga studio të huaja arkitekture dhe po bëhen gati për bashkinë që duhet t’i mbështesë dhe të interesuarit” tha Braçe

Në fund të reagimit të tij, Braçe thotë se institucionet duhet të reagojnë dhe të mos fshihen përballë rasteve të paligjshmërisë. Njësoj siç tha edhe kryeministri Rama më herët, zaptimi i hapësirave publike duhet të marrë fund njëherë e mirë.

7 Komente

  1. B
    Banori i Komunes

    Pershendetje z. Brace, Jam banor te Komuna e Parisit dhe po shkruaj ketu ne opinionet qe lidhen me deklarimin tuaj per zonat publike: E besoj qe ju nuk ndihmoni askend per t’i zene ato, por e verteta eshte se kane filluar ta bejne kete pune, dhe bash ne vende shume te rendesishme dhe te dukshme! Pra eshte shume e sigurte qe i ka pare edhe administratori i njesise; edhe i plotfuqishmi i policise, edhe ispektoret e territorit, e keshtu me radhe! Te kompleksi Kika2, aty ku eshte bar-restoranti “Te Komuna” para disa vjetesh ndertuesi kishte bere nje lulishte te bukur dhe kishte mbjelle rreth 15 kumbulla; u prene kur u be lokali! Krim i mirefillte ekologjik dhe estetik. Shpresova se me aksionin qeveritar kunder zaptimit te hapesirave do te ishte rehabilituar edhe lulishtja, por as qe behet fjale! Etj.., Etj..!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokoli

      O Braçe ! Kot lodhesh e kot grindesh neper mbledhje. Ky vend eshte pa shtet. Dhe kete ne po e vuajme si qeni. Mori nje nisme Kryeministri per çlirimin e hapsirave publike. E po tham shyqyr qe u be burre Edi Rama. Por çfar ndodhi? asgje, parat u harxhuan, llomotitjet neper studjo u shtuan dhe kaq. U prishen ca gardhe e hoqen disa struktura metalike per nja 10 dite, dhe pastaj filloi aksioni ngha e kunderta. Te gjitha hapsirat publike u zun perseri nga lokalet qe i kishin, jo me gardhe por me vazo me lule qe peshojne nga 1 ton dhe karriget e çadrat u vendosen ne vendet ku ishin. Ejani e verifikoni tek ish Uzina Enver. Lokalet jo vetem kan zaptuar gjithe hapsirat publike por kane ndertuar edhe parkingje ne anen e pasme te pallateve duke vendosur trare metalik. Lokalet qe punojne mbas pallateve nuk i trazoi kush, ndoshta mendojne se ato hapsira nuk jane paguar nga ne qe kemi blere apartamentet. Mjer ky popull qe ka mbetur pa zot. po i marrin gjithçka, po e rjepin kudo, ne spitale, ne gjykata, ujsjellsi, keshi, shkollat, policia,kopshtet, çerdhet, etj, etj. Po ju shkruaj edhe per diçka te re. Disa ndertues kane marre liçense ne bashki per te bere veshjen me "kapote" te pallateve ketu ne Tirane. Jane marre edhe vendime qe nese ne apartament banojne vetem pensionist atyre do tua mbuloj bashkia keto shpenzime, dhe ne se kane edhe femine ne ngarkim, do paguajne 1/2 e vleres dhe kur apartamenti eshte ne posedim te familjareve qe nuk jane ne pension, ata do te perballojne gjithe koston e "kapotes". Por çfar po ndodh. Korrupsioni i ka futur edhe keti kthetrat dhe me sa duket keta ndertues bashkpunojne me punonjes te administrates se bashkise per te vjedhur si banoret ashtu edhe buxhetin e bashkise nepermjet çmimeve te sherbimeve. Kostua e sherbimit qe reklamojne keta ndertues te liçensuar nga bashkia eshte sa dyfishi i asaj qe reklamohet nga ndertuesit e paliçensuar, po i quaj"privat". Kjo kosto fallco firmoset pa e verifikuar fare nga ata banor te cileve ua mbulon bashkia shpenzimet dhe me keto u behet presion banorve te tjere. Keshtu ketu tek ish uzina Enver tek nje pallat mbrapa ish policise bashkiake ndertuesi dhe projektuesi ( inxhinjer) Enea Guma me ndihmen e bashkise kerkon te perfitoj ne menyre abuzive rreth 15 milion leke te vjetera vetem ne nje shkall me 24 apartamente. Pra vidhet arka e shtetit dhe familjaret diten me diell.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Brrak

        Plotsisht të vërteta sa shkruan Sokoli. Ju lutem strukturave që bëjnë kontrollin e zbatimit udhëzimeve të pushtetit ekzekutiv që të kontrollojnë zbatimin e udhëzimeve sepse edhe në rugën Mine Peza e kongresi Tiranës janë rihapur dy parkingje etj. Por edhe hapësira të tjera.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Banori

        Po eshte evertet se trotuaret po zihen perseri me arakat e tregetareve ,dhe po shtohen karriket,si dhe po mbushen perseri me tregtare ambulant, sepse keta te fundit nuk po gjejne nje vend per te tregetuar prodhimet e tyre. Depeutetet nuk kane kohe te merren me problemet e populit,sepse e kane medjen se si do te shajne e ofendojne ne parlament, mendohen per batutat qe do t'u thone kolegeve per tu treguar se jane te ditur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asimi

          Pershendetje! zoti Brace kam shume respekt per juve si deputet dhe si njeri qe je ne te vetmit politikane qe punoni me drejtesi dhe perkushtim,jam banor i zones se komunes se Parisit prej vitit 2003 enjoh zonen ne cdo cep por jo vetem lagjen ku jetoj se puna me ben qe te leviz ne gjithe Tiranen.Kure filloi aksioni dhe u be per heqjen e kasolleve e cadrave qe na kishin zene frymen ne pame se cfar mund te beje forca e shtetit kur fuksionon.Nuk e di se pse u zbeh por dua te shpreh me keq ardhje se gjithe ajo pune e atyre forcave polici bashkie,rendi i k m t e ku idi une qe punuan neper vape per ti shkulur te fortit zaptues e abuzues,vajti dem.1-Jo vetem tek komuna qe po te permend Oslua,Kikat,tek lulishtja tek B K T.Vetem sa u hoqen kapelet me rrecka e saldime,asnje karrike nuk levizi nga vendi,u zvenesuan nga cadra te medhaja te kamufluara se gjoja keto nuk jane si te parat.2-Tek komuna dhe ne gjithe Tiranen karriket qe zene hapsiren nuk kane levizur nga vendi.Kur i drejtohesh policit te bashkise pse nuk i hiqni te thote qe paguan leket se me se do mbahet bashkia nga taksat.3-Ligji per lejimin e hasirave publike mendoj se eshte abuziv nje paguan nen dore dhe zapton sa i do qejfi e keshtu zinxhiri vazhdon dhe behet ajo qe ne shohim dhe sflasim dot se sna degjon njeri.Kaq e veshtire qenka qe te nxjerresh nje ligj qe nga muri i dyqanit apo i pallatit te lejohet me metra apo cm.. nje apo dy karrike tavoline dhe merr fund per te gjithe korupsioni, shmang korrupsionin e policit,apo te shefit te policit te bashkise qe i thote ky eshte miku im mos e prek se paguajne nene dore e tje.Shteti dhe bashkia i ka marre ato qe i takojne edhe me pare dhe do ti marre me vijen percaktuese qe duhet te jete njesoj per te gjithe do shmanget ryshfeti dhe korupsioni,dhe polici i bashkise do ta kete me te lehte punen dhe nuk do ndodhe kjo katraure qe vazhdon me hapesirat publike.Dhe e fundit qe kisha zoti deputet meqense kam jetuar jashte shtetit,adresat e rrugeve dhe te pallateve me numra cift nga njeri krah dhe tek nga krahu tjeter,kaq e pa mundur eshte qe te shkruhen. Kur do kete mundesi turisti i huaj apo miku qe te vjen nga jashte ti thuash qe hajde ne shtepine time ne rrugen filan..dhe pallati me numur kaq..Respekte per zotin Brace!

          Përgjigjjuni
          1. k
            komuna e Teheranit

            ...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci qytetar

              Tirona ka probleme te medha qysh te trafiku i makinave, te mungesa e rrugeve alternative, te moszgjerimi i rrugeve ekzistuese aty ku mundet, te mungesa e parkingjeve publike, te transporti publik i shpejte, te sinjalistika e shtuar rrugore, te ajri i ndotur, te betoni pafund 100% truallit e kate shume lart, te uji pijshem 24 h qe mungon, te mungesa e parqeve te medha e te mesme, mungesa e kendeve te lojrave per femije, te gjelberimi nder rruge e lagje, te papastertite qe hedhin njerezit ne rruge, etj etj etj etj etj qe smbarojne, Po te kete vullnet e vizion Tirona kthehet shpejt ne qytet normal e me te ardhme sepse nuk ka vend per shpikje thjesht zgjidh problemet aktuale qe ka, e njerez si Brace qe gjithmone vene interesin publik te 1 mund ta bejne kete gje.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje