Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet për transformimin e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tirana.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se shkolla po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën 9-vjeçare ‘Kolë Jakova’ në Tiranë, që po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Projekti është pjesë e investimeve në infrastrukturën arsimore në kryeqytet, që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësuesit.
Merru :me callcenter stopoji vodhen dynjane,me narkotiket,me pastrimin e parave te mafias ,mos i grabit pronat njerezve.Me rruget merru qe i keni shkerdhyer cope cope dhe kosto 5 here me te larta nga BE. Me shkollat dhe gjerat lokale merret kryetari komunes,bashkise ndonjehere dhe mund ti publikoje.Por ne fund te fundit me parate tona jane bere.
Edhe nje dite ne shoqerine e cmendurise se propagandes se ajetollahut koleka, te vec FITOJREVE