Bota po shkon drejt "falimentimit të ujit!" Ç’ndodh me Shqipërinë ?

8 Mars 2026, 17:03Sociale TEMA
Bota po shkon drejt "falimentimit të ujit!" Ç’ndodh

Vetëm pak javë më parë, OKB paralajmëroi se bota po hyn në epokën e falimentimit global të ujit. Po, ]farë do të thotë kjo për një planet, tre të katërtat e sipërfaqes së të cilit është e mbuluar nga uji dhe më e rëndësishmja, si shfaqet Shqipëria në këtë panoramë ?

Denisa Kasa është aktiviste për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, puna e të cilës fokusohet kryesisht tek mbrojtja e lumenjve. Gjatë dy viteve të shkuara, ajo ka përshkuar një pjesë të mirë të lumenjve të Shqipërisë dhe degëzimet kryesore të tyre për dokumentuar ndotjen, për të kominkuar me komunitetet  lokale dhe duke punuar me grupe vullnetare për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth presionit në rritje ndaj sistemve ujore të vendit.

E ftuar në këtë episod të Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, Kasa shpjegon se si një vend si Shqipëria, e perceptuar si e pasur me burime ujore, po përballet me një krizë ekologjike që po vjen duke u thelluar. Biseda eksploron çështje nga ndotja urbane dhe industriale, tek devijimi i lumenjeve nëpërmjet digave dhe projekteve të hidrocentraleve, si edhe konfliktet sociale – ndonjëherë të përshkruara si « luftëra të ujit » - mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së ekosistemeve natyrore.