Festa e 8 Marsit/ Begaj: Gratë mbajnë gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit! Rama: Për gratë, nënat, motrat e gjyshet, urim që angazhimi i tyre të forcohet

8 Mars 2026, 09:40Sociale TEMA
Festa e 8 Marsit/ Begaj:  Gratë mbajnë gjallë shpirtin e familjes

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjitha gratë shqiptare për festën e 8-të Marsit. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shpreh mirënjohje për për çdo nënë, motër dhe bijë ‘që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë’.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Po ashtu, edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjitha gratë me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në mesazhin e tij, Rama shprehu mirënjohje për kontributin e grave në shoqëri dhe theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.

“Mirëmëngjes dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë” shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama ka ndarë edhe videon e mëposhtëme në profilin e tij:

3 Komente

  1. m
    maksuti ta futi

    Nuk do dali zonja Begaj te mbaj fjalimin e saj te famshem si dikur me femijet per vitin e ri? Na mori malli per estrade, nuk mjafton Baromi, duhet dhe Baromicja

    Përgjigjjuni
    1. b
      barom haremlija

      Eshte e vertete, Barom, deri sa dhe ti futesh tek grate e rames.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te fala Zahos

        Edi, rahmet paste ka pasur nje gjyshe zonje ku shpesh permende je shprehje sic ka treguar vete Palloshi i Lubi Ballukut: "Te kesh dy bythe, nje t'a cash dhe nje t'a mbash per te dhjere". Ajo sot nje bythe do t'a cante per mender Edin nipin e saj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje