Hapja e rrugës Librazhd-Prrenjas: Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor

7 Mars 2026, 14:10Sociale TEMA
Hapja e rrugës Librazhd-Prrenjas: Kryeministri Rama inspekton devijimin

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rrugën provizore në aksin Librazhd-Prrenjas pas problemeve të shkaktuara nga shembja.

“Puna vazhdon dhe në një proces pune ndodhin edhe këto të papritura që në këto rast janë vetëm natyrore, edhe për shkak të ngarkesës nga shirat”, u shpreh ai.

Rama theksoi se puna vazhdon, ndërsa e vlerësoi si kantierin më të rëndësishëm.

“Në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, ku një rrëshqitje në gjatësi 150 m, pa asnjë lidhje me punimet në kantierin prej 35 kilometrash të Korridorit VIII, u kthye në një burim helmi ku u furnizuan me ditë e netë të tëra 700 tenxheret politike e mediatike, ndërkohë që puna nuk ka ndalur asnjë ditë dhe bashkë me diellin ka dalë edhe vërteta e qartë e atij bllokimi që shqetësoi me të drejtë të madh e të vogël përgjatë atij aksi”, thotë Rama.

3 Komente

  1. Z
    Zeni , nen-kontraktor i Rames

    Po orkestren dhe grupin e valleve nuk i ka marre me vete ? Se mire Belen e kuptojme se iku nga ministre , por per kete eveniment kaq te rendesishem duhej pak aheng si gjithmone , jo per gje por pas ca muajsh do prishet edhe kjo ...keshtu qe duhej tani nje kujtim i bukur !!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Te paafte!!!!

      Përgjigjjuni
      1. t
        te presim per iftar

        Tani ka filluar te inaguroje rreshqitjet e truririt te vet, qe vazhdojne te sjellin rreshqitjet pa kthim te kombit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje