RTSH nis zyrtarisht reformën institucionale nën udhëheqjen e EBU, Rama mbështet reformën

6 Mars 2026, 13:51Sociale TEMA
RTSH nis zyrtarisht reformën institucionale nën udhëheqjen e EBU,

Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Evropian të Transmetuesve Publikë (EBU), Noel Curran, zhvilloi një vizitë në Radio Televizionin Shqiptar, ku u prit nga Drejtoresha e Përgjithshme, Eni Vasili.

• Gjatë takimit, Curran u njoh nga afër me sfidat dhe situatën komplekse që po kalon media publike në vend.

• Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i EBU-së, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili dhe Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë, pati një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama. Kryeministrit iu prezantua dhe raporti 60 faqesh i përgatitur nga grupi i ekspertëve të EBU dedikuar RTSH.

 

• Pas njohjes me gjetjet e këtij raporti dhe planit të veprimit, Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për nisjen e reformës institucionale të RTSH dhe për procesin e transformimit të transmetuesit publik në një institucion modern, të qëndrueshëm dhe në shërbim të publikut.

• Kjo vizitë përbën një moment të rëndësishëm për RTSH dhe një mesazh të qartë të mbështetjes së EBU për procesin e reformës në RTSH dhe vjen pas misionit të Shërbimeve Transformuese në datat 18-20 nëntor 2025, ku përgjatë 3 ditëve pune grupi i ekspertëve punoi ngushtësisht me stafin e RTSH për të hartuar një raport diagnozë të institucionit.

• Bashkëpunimi i ngushtë me EBU shënon fillimin e një faze të re reforme për Radio Televizionin Shqiptar, me synimin për të forcuar rolin e tij si një transmetues publik i besueshëm, i pavarur dhe në shërbim të qytetarëve.

12 Komente

  1. T
    Toni

    Ku ve dore Rama reforma shkon per dreq. Rama e reforma e sukseshme, antagonizem i thelle.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Durresi

      Une nuk e di se cfare modernizimi duhet ti behet RTSH,kur nderkohe eshte i vetmi tv shqiptare qe une e ndjeke rregullisht per programet serioze , informuese dhe mbi te gjitha te pasikleteshme duke e krahasuar me tv e tjera.Vetem se e tepruan ne Fest e kenges me ca idjotlleqe dhe sidomos me prezantuesen qe nga mendja dukej si kalama i perkedhelur 10 vjece.

      Përgjigjjuni
    2. #
      #kushoktu

      Pse eshte bere kjo drejtoresha si ai tipi qe mban Parashqevine?! Sa per reformen me EBU eshte thjesht alibia qe te heqin dhe 300 vete nga puna, se 100 i hoqen ne kuader te ristukturimit. Mendoni dhe shkruani per punonjesit se me zi se kete here skane qene ndonjehere dhe mos i beni fresk drejtoreshes arrogante dhe te paafte qe vetem per RTSH dhe punen nuk mendon. Aq me teper tani qe ju prish dhe varianti per ambasadore se iku dhe Ministrija e jashtme dhe ja la thate. Taksirati RTSH se.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miranda

        Dislike

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bledi

          Dislike

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sinani

            Like

            Përgjigjjuni
          2. M
            Manushi

            Dislike

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lenci

              Like

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bejko

                No Comment

                Përgjigjjuni
              2. E
                Ervjola

                Dislike

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miss Proteza

                  Po dhembet kush ja ka bere? Si bide! Kristi i Bigut na fal vllai.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kela

                    Drejtoresha i ka dhembet si yll. Plasni nga inati.

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje