Jam grua.
Forcën e gjej tek shpirti që e kam ruajtur të pastër si sytë e një fëmije, pa u ndotur nga bota e madhe e mbushur me njerëz të vegjël.
Jam grua.
Forcën e gjej tek mendja e kthjellët si qielli kur del ylberi, pasi stuhitë e jetës janë larguar dhe më kanë përplasur sa andej-këtej.
Jam grua.
Lotët e nxehtë që dalin nga zemra e lodhur prej zhgënjimeve nuk ma djegin dëshirën për të rënë sërish në krahët e dashurisë.
Jam grua.
Dhe në një botë të mbushur me urrejtje e njerëz që kanë harruar të duan, zgjedh të dashuroj pa turp.
Jam grua.
Zgjedh të jem e fortë, jo për të kënaqur mendjet e vogla që të duan vetëm kur viktimizohesh.
Jam grua.
Dhe adhuroj gratë që nisin nga zero pas çdo rrëzimi nga “shkallët” e jetës.
Sepse nuk ka gjë më të bukur se një grua që rilind pas çdo rënie.
Për gratë dhe me gratë, gjithmonë
Sa rreshta te bukra....sa ne nevoje kemi per kto
Je GRUA! Por ahere sa here ke dale me grate, ne sheshne gjithe keto vite, te protestosh per te drejtat e shumta te neperkembura, ne kete vilajet, nga dhuna mesjetare mashkullore, nga politikat e ngritjeve pa logjike te cmimeve,qe veshtiresojne keq funksionin normal te nje familje te thjeshte shqiptare, arsimin,shendetsine etj,etj. Prandaj leri pozat dhe trego qe jeni GRA TE VERTETA!
Të lumtë !
Shkrim i ndjeshem por edhe komenti i mesiperm e drejte
@tung! Nuk mund te heq e as te sh tok sikur dhe nje presse????