“2026, vit reformash për shërbimin onkologjik”, Sala: Rrisim kapacitete e kimioterapisë dhe radioterapisë. Zgjerojmë listën e barnave të rimbursueshme

5 Mars 2026, 10:30Sociale TEMA
“2026, vit reformash për shërbimin onkologjik”, Sala:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka deklaruar se viti 2026 do të jetë një vit reformash të thella në sistemin shëndetësor, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimit onkologjik dhe rritjen e cilësisë së barnave.

Ajo theksoi se shëndeti publik nuk duhet të përdoret si fushë beteje politike, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës me qytetarët për sfidat dhe problemet me të cilat përballet sistemi shëndetësor.

Sipas ministres, një nga prioritetet kryesore është riorganizimi i plotë i shërbimit onkologjik. Në këtë kuadër është ngritur grupi i punës për krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe të rrjetit kombëtar të sëmundjeve tumorale. Në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano janë miratuar 38 protokolle të unifikuara trajtimi për pacientët me sëmundje tumorale.

“Kur përballemi me lajme të pavërteta dhe akuza politike, ne duhet të jemi të hapur dhe të sinqertë me qytetarët. Shëndeti publik nuk është një fushë beteje politike, por një mision për çdo familje shqiptare dhe për mua parimi kryesor është transparenca e plotë ndaj qytetarëve për punët dhe problemet me të cilat përballemi. Viti 2026 është një vit reformash të thella dhe vendimmarrjesh strategjike, si dhe ndërtimesh sistemesh që do të ndikojnë në shëndetësinë afatgjatë në vend.

Prioritetet janë reformimi i shërbimit onkologjik. Sëmundjet tumorale janë sfidë globale, pasi po bëhen një sëmundje kronike. 2026 është viti i riorganizimit të plotë të shërbimit onkologjik. Kemi ngritur grupin e punës për krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe rrjetit kombëtar të sëmundjeve tumorale. Nga Bordi i Tumoreve në QSUT, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano, kemi miratuar 38 protokolle të unifikuara trajtimi”, tha ministrja.

Ministrja bëri të ditur se janë dyfishuar kapacitetet e kimioterapisë ditore në shërbimin onkologjik dhe se gjatë vitit 2026 do të përfundojë rikualifikimi i gjashtë pikave rajonale të kimioterapisë në kuadër të rrjetit kombëtar të trajtimit të tumoreve.

Gjithashtu, ministrja tha se po instalohet akseleratori i tretë linear për trajtimet me radioterapi, ndërsa dy akseleratorët ekzistues do të përditësohen. Brenda vitit pritet edhe vendosja e një aparature të re moderne për brakiterapi.

“Kemi dyfishuar kapacitetet trajtuese të kimioterapisë ditore në shërbimin onkologjik dhe brenda vitit 2026 përfundojmë rikualifikimin e 6 pikave rajonale të kimioterapisë në kuadër të rrjetit kombëtar të sëmundjeve tumorale. Zgjerohet bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për PET scan, ku po instalohet akseleratori i tretë linear në shërbimin onkologjik, si dhe përditësimi i dy akseleratorëve ekzistues për trajtimin e pacientëve dhe trajnimin e stafit. Problem mbetet aparatura e brakiterapisë, e cila brenda vitit do të zëvendësohet me një të re moderne për trajtimin e pacientëve.

Do të ngremë Qendrën e Gjirit për trajtimin e kancerit të gjirit dhe shteti do të mbulojë vendosjen e protezave të gjirit për vajzat dhe gratë e prekura. Gjithashtu do të kemi rikonstruksion të plotë të godinës së Spitalit Onkologjik, ku një hapësirë brenda këtij spitali do të shërbejë për studime klinike. Për vitin 2026 kemi një vlerë prej 15 milionë euro për barnat onkologjike dhe po punohet për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme”, tha Sala.

Ministrja Sala foli edhe për reformën spitalore dhe digjitalizimi i sistemit shëndetësor. Ajo tha se është ngritur një grup pune me përfshirjen e ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor.

Aktualisht, 12 spitale në vend kanë përfituar Kartën e Autonomisë Menaxheriale, ndërsa pak javë më parë në këtë proces është përfshirë edhe Spitali “Shefqet Ndroqi”.

“Prioriteti i dytë është reforma spitalore, ku është ngritur një grup pune me përfshirjen e ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor, ku ka nisur hartëzimi i situatës aktuale të sistemit spitalor lidhur me preferencën, kapacitete reale, dhe shpërndaje gjeografike e shërbimeve. Kjo është një reformë që synon të çojmë shërbimin te pacientët dhe jo pacientit te shërbimi dhe synon edhe rritjen e autonomisë spitalore, ku kemi 12 spitale kanë përfituar kartën e Autonomisë Menaxheriale. Pak javë më parë u përfshi edhe spitali “Shefqet Ndroqi”, tha Sala.

Ministrja Sala theksoi gjithashtu se sistemi shëndetësor ndodhet në hapat e parë të reformës digjitale dhe integrimit të inteligjencës artificiale.

“Jemi në hapat e para të reformës digjitale dhe integrimit të inteligjencës artificiale, ku kemi nisur me hartëzimin të sistemeve dhe shërbimeve për të vijuan më pas me harmonizimin e plotë të tyre”, tha ministrja.

7 Komente

  1. T
    Teo

    Znj ministre sistemoni patkimin ne Qsut, eshte nje tmerr i vertete....papergjejshmeri e drejtorise. Nga vonesat mund te vdesin dhe njerez ne ambulance. Beni parkim nentokesor .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Çfare te doni beni, vini tulla, boje, pllaka, vetrata, paisje te shtrenjta te ores se fundit, prap se prap nje mut te madh do beni, jam shume i sigurt. Per sa kohe qe bluzat e bardha nuk kane minimumin e minimumit te humanizmit, kujdesit falas dhe me dashuri per te semuret, çfardo qe te beni, harroni se ne keto "spitale" shteterore mjeket, kirurget, laborantet, infermjeret, sanitaret qe punojne atje, deri tek roja i deres, te gjithe pa perjashtim nuk jane te tille si kane emertimin e profesjonit, te gjithe jane pjesa me kafsherore e trgetareve injorante dhe te babezitur. Me vjen keq zonja ministre, mbase ti nuk ke faj, faji kryesor eshte tek ajatollahu malok dhe shpellar Salmut Brrisha, i cili per sa kohe ishte "maje fikut" edhe tani qe mortja e ka harruar, SHKATERRIMIN E TE GJITHA VLERAVE NJEREZORE E KA PASE DHE E KA SI QELLIM PER TE QENDRUAR MAJE FIKUT. Asgje nuk ka per tu ndryshuar me gjithe deshiren e mire qe besoj se keni.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mjeket nga Italia

        Paska marre syzet e Rames!!!!! Njerz te lindur per ti bere gropen ketij populli. Parimi : genje, genje se dicka mbetet!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ram (a) Berisha

          "doktorra tajlan"! Uroj qe te mos ti provoni ne kurrizin tuaj keto "genjeshtra"! Shrytezoj mundesine: Ndjes per komentin e mesiperm per ata punonjes shendetesie, qe megjithese me kokrra, jane me te vertete human, ndjese!

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bredhi

          Ju pergezoj z.ministre per çka po beni per Onkollogjikun.Atje ka qene nje tmerr i vertete per te bere kimioterapine.Sa me shume te beni per keta te semure aq me shume zoti do jua shperbleje.Por z.ministre duhet te beni edhe diçka kunder korrupsionit si p.sh :Duhet te largoni klinikat,laburatoret ,farmcite qe jane perreth spitaleve publike,te pakten 500 m.ne vije ajrore nga spitalet publike Ato jane qendra korruptive.Per shembull z.ministre prepara spitalit te politraumes jane 5m.large murit rrethus 6 klinika 10 laburatore,7 farmacia.ku kalojne pacjentet qe vizitohen ne spital.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luzati

            Sikur vetem onkologjikun te regulloje ka bere nje sherbim te madh ketij populli !,,Sa per reforma spitalore dhe digitalizim apo AI e ka te pa munder me kete koas dhe injorance ne mjeksi dhe popull qe me pare shkon tek Ylli Merja se tek mjeku familjes

            Përgjigjjuni
            1. R
              Replike to Luzati

              Luzati : ne do te rregulloj vetem Onkollogjikun , te shkoj te behet , Drejtoreshe e atij spitali, te jete sa me afer te semureve me TUMOR dhe ne ka kellqe te meret edhe me shkence per te gjetur shkakun e kesaj semundje dhe mandej mjekimin ? Ajo ka vetem llafe shume jo pune ? Ne radhe te pare duhet te disiplinoj personelin mjeksor qe nga mjeku deri tek sanitarja si dhe roja i spitalit per te zhdukur korupsionin ? Pune e madhe jane riburesimet e ilaceve per te gjitha kategorite e semundjeve , ngelen duke mashtruar pacientet ? Te gjitha ato qe thote ne shkrim jane vetem per te perfituar kupola nepermjet TENDERAVE ? Populli kerkon sherbim pa dhene asnje qindarke sepse te gjithe personeli jane SHERBETORET e popullit , marin rroge nga shteti . Kush ka para le te shkoje tek privati ? Merni shembull nga Italia si i trajton te semuret kronik apo invalid dhe mjaft mashtruat nepermjet Shkences , nuk je nga ajo gjelle ti , QEPE dhe PERFITO nga miku yt i ngushte qe te beri ministre shendetesie ????

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje