Debati për pronat në Rrjoll: Protestuesit rrahin barbarisht djalin e pronarit të tokës

6 Mars 2026, 10:20Sociale TEMA
Debati për pronat në Rrjoll: Protestuesit rrahin barbarisht djalin e

Konflikti për çështjen e një sipërfaqe pronësie në zonën e Rrjollit, ka degjeneruar në dhunë fizike, duke përfunduar me të plagosur në spital.

Pronari i tokës, Fatmir Shpellzaj, ka denoncuar publikisht aktin duke deklaruar se djali i tij dhe një shok i tij janë sulmuar brutalisht, ku gjithashtu është kërcënuar edhe avokatja.

Reagimi i plotë

Sapo dola nga Spitali i Traumës, ku për orë të tëra kam qëndruar pranë tim biri, i cili u masakrua brutalisht nga një tufë njerëzish që në vend të dokumenteve, kanë në dorë vetëm dhunën.

Ata që kanë dhunuar varret e familjes sime, dje dhunuan edhe djalin tim dhe kjo nuk është më një çështje prone.

Ngjarja ndodhi dje pasi zgjodha të shkoj për të mbrojtur të vërtetën time në emisionin Opinion përballë disa personave që prej kohësh kanë ngritur një histori të rreme mbi Rrjollin, duke manipuluar ndjeshmërinë e njerëzve dhe duke u paraqitur si pronarë apo trashëgimtarë të një toke për të cilën nuk kanë asnjë dokument.

Gjithmonë e kam ditur me kë kam të bëj dhe kam qenë i përgatitur për më të keqen, por ata po kalojnë çdo kufij ligjor, moral dhe njerëzor.

Në ambientet e televizionit Klan, ku unë isha për të mbrojtur të vërtetën time, ata sulmuan barbarisht djalin tim, i cili kishte ardhur vetëm për të më shoqëruar. 

Gjithashtu, sulmuan fizkisht shokun e tij duke i shkaktuar fraktura të rënda të dyve.

Si një çetë e tërbuar nga fakti që dokumentet dhe ligji janë kundër tyre, e tërhoqën zvarrë dhe e dhunuan në mënyrën më të rëndë, deri sa përfunduam në spital, ku qëndruam deri në mëngjes, aq sa pas Spitalit Nënë Tereza na u desh të kalojmë për mjekim më të specializuar tek Trauma.

Gjithashtu, këta persona, kanë kanosur avokaten time, zonjën e nderuar mbrojtëse e cila dje ka marrë telefonata kërcenuese nga më të rëndat.

I bëj thirrje urgjente Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të reagojnë menjëherë dhe të vendosin drejtësinë për këtë akt barbar, sepse askush nuk mund të marrë ligjin në duart e veta.

U kërkoj ndjesë qytetarëve për këtë situatë të rëndë që po krijohet rreth kësaj çështjeje. 

Gjithashtu i kërkoj ndjesë kompanisë Gener 2, e cila iu afrua kësaj zone me një vizion zhvillimi dhe që sot po detyrohet të përballet me akte primitive që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë.

Të dashur shqiptarë, unë kam vetëm një armë: Dokumentet dhe të vërtetën.

Deri në fund!

37 Komente

  1. l
    loloket e malcis

    loloket e kane token te shenjte , po ato mijera ha, fusha buke qe zaptuan ne tirane dhe ne durres dhe ndertuan halet e tyre jashte ç'do lloj urbanistike, ato nuk u dhimbsen ketyre bastardeve.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta

      Kjo eshte fytyra e sharlatanit Rama, te mos flas per kafshen nga Vicidoli, qe ndoqi rrugen e komunisteve, te cilet shtetezuan shqiptarer ne 1945.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Eshte toke private e dokumentuar dhe e vertetuar edhe nga ana e gjykates, jo toke shteterore, ndaj nuk kuptoj c'pune ka Rama ketu?

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hoboku

        Ato toka që u "zaptuan" janë blerë me flori nga njerëz që pushteti "demokratik" ua shpërndau gratis. Ata që erdhën i kanë shndërruar me djersë në vila që bien në sy kundrejt kasolleve me kashtë e baltë të vendasve.

        Përgjigjjuni
      3. d
        drejtesia

        Bravo te qofte,malokeria e paguar nga Zenerit dhe qenerit do te pushojne nje dite! Babezia i ka errur shpirtin dhe mos u gezofshin! Te shkuara djalit dhe shokut te djalit! Hiç mos u leshoni!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andi Bushati

          Dikush te lajmeroj Agron Shehaj! Ai mbron hajdutet dhe i quan pronare tokash...mbase ngaqe eshte vete i tille?

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjon Muzaka i ri

            Një gjë kuptova nga transmetimi në TV klan që banorët e ramë siç thon në veri në 1889 nuk kanë të drejtë.F.Shpellza ndoshta nuk ka të drejtë për sasin e sipërfaqes që mund ta ketë marr me gjyq dhe nuk e ka të theksuar në tapin origjinale.Deri në vitin 1920 dokumentat ishin në osmanisht ,pas këtij viti rezultojnë në shqip.Nuk është mir të përfolur të vdekurit por për varrezat që fliten janë të shpellës.Jo vetëm ai por me qindra e mijëra nga shpronësimi i 1946 iu mor toka dhe nuk morën asgjë prek saj.prandaj nuk e njohin ose nuk duan ta njohin banoret e atjeshëm.Ndoshta sip .e shumtë është shtet.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toni M.

              Ore zoteria ne fjale i eshte blere toka ne menyre private nga nje firme ndertimi... zoteria cfare kerkon ne studio tv??... te merren pronari i ligjshem me protestuesit sipas ligjit te veprohet kush e fiton ket drejtesi ne organet perkatese pasi neper studi tv s' gjidhen problemet pronsie.

              Përgjigjjuni
              1. n
                nesti

                Fevzoja keshtu i shet reklamat, se s'ka me çfare merret ndryshe.

                Përgjigjjuni
            2. B
              Bepi

              Tashti e mbrapa e drejta asht me ty, dhuna e treguar ndaj djemve ju kthefte ne fukarallek.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Ton

                Ku mungon shteti ndodhin te tilla gjera. Shteti dhe gjyqesori.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  Ky eshte mentaliteti i viteve 90 qe futi Sali bajraktari ne popull sidomos tek serbet e shqiptarizuar te Veriut....metoda e dhunes...qe "ngjiti" tek ajo mase primitive e pashkolluar....dhe sot po marrim "frytet" e punes se Saliut....

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  Shtetin ti berishist kerkoja saliut qe i shkateroi dhe ti I vete nga mbrapa .Fajin e ka drejtesia .

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Leo

                    Berisha iku e nuk vjen me. Per shtet votova kete qe eshte por qe e beri me keq. Hajt njatjeta.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nata

                      E para nuk ka ikur akoma krimmineli qe i beri hatane Shqiperise e shqiptareve, e dyta , te gjitha keto poshtersi e kafsheri malokesh qe ndodhin jane rezultat i politikave qe ka ndjekur Sali zombi: metodat e pushtimit me force e tokave te pronareve te ligjshem nga shpellaret e Sali kermes!

                      Përgjigjjuni
                  2. Q
                    Qytetari që kerkon drejtësi në zbatim të KUSHTETUT

                    Skandal. Dhe skandali më i madh është kur Partitë Politike futin hundët atje ku nuk duhet duke nxehur gjakrat. A nuk do ishte më mirë sikur këto Parti me deputetët e tyre të ndikonin pranë organeve të drejtësisë për të shpejtuar procesin në dhënien e drejtësisë në zbatim të dokumentacionit ligjor që paraqet sejcila palë ? Sa dëgjuam emisionin OPINION, të bën përshtypje edhe ndërhyrja e një avokoti i cili nuk e kish mëndjen të fliste me dokumentacion si perfaqsues dhe mbrojtës i fshatarëve pronarë, por fliste përse pronari që kish fituar pronësinë kish lidhur kontratë me vlerë të ulët me subjektin ndërtues. Një problem tjetër që verehej në atë emision, ishte edhe problemi se në asnjë moment gjatë emisionit nuk u sqarua gjendja juridike e sipërfaqes së kthyer ne datën një Gusht 1991, në zbatim të ligjit 7501 "Per token".

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E vërteta

                      Ore këta banorët e rrjollit që kacafyten kanë apo jo çertifikatë pronësie?? Nëse jo dhe duket që jo, ti kapin për bythe, dru kurrizit e pranga në duar.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Neomalësori

                        Në të vërtetë nuk kanë!! Atëherë kur e zotëronin tokën të zotët, ajo tokë nuk i hynte kujt në punë dhe nuk kishin interes të bënin dokumente. Dihej se toka ishte e fisit filan dhe nuk shtyhej njeri të vendosjes aty. Tashti që interesi ka ndryshuar ai që ishte më i zgjuar (ose që u instruktua) harxhoi 2 mijë euro dhe bëri tapinë me sipërfaqe sa i desh trapi duke paraqitur 2 dëshmitarë në gjyq (sepse kështu e bënë ligjin)... Ajo tokë mund të ketë mbi 20 vjet që është piketuar për këtë që po ndërtohet sot dhe vendalinjtë lodhen kot sepse e kanë të humbur...

                        Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tokë e xanun

                      Avokatet e atyre qe pretendojnë ngasa dëgjova janë gjobvënës bashkë me kërkuesin. Kjo u duk qartë nga kërkesa për dialog nga tre palët, ku u shpreh qartë kërkesa e tyre nga avokati për t'u u trajtuar si palë.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xoni

                        Cfare qellimi arriti emisioni Opinion? Nje pale perfundoi ne spiral Nje pale duhet te perfundoje ne polici Pala bisnese e humbur deri tani Te tre palet trashin konfliktin E vetmja pale e fituar ngelet Blendi Fevziu qe rriti shikueshmerine me hallet me hallemedhenjeve shqiptare .

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          po poo

                          e kam thene, indoktrinimi televiziv i ka errur syte dhe i drogon shqiptaret

                          Përgjigjjuni
                        2. s
                          sapa

                          Te gjitha keto ngjarje kane nje emer:NUK EKZISTON SHTET!Edhe ata qe erdhen gjoja per ta bere e katandisen me keq!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Deni

                            ore zoteri,e keni mendjen ke shteti! Nqs ky tipi eshte pronari meletra te rrefullta shteti i ha mutin.E shumtin qe ben shteti ti hyje me dajak protestuesve edhe te hetoje njerezit qe jane pas ketij projekti.se ju ra goja shteti shteti…kur populli eshte harbut e injorant nuk ka cte beje shteti.Ku i rreh thoni pse,kur i denon thoni lirojini,kur nuk nderhyn thoni pse etj etj…shkoni mer zotni,hallet e mia i zgjidh une ko shteti per mua. Nqs ato nuk kane dokumenta te ikin e pirdhen.Dhe ka njerez qe po i paguajne per trazira.

                            Përgjigjjuni
                          2. V
                            Veton

                            Gon Shehaj duhet te distancohet nga dhuna e ushtruar pavaresisht prej kujt ushtrohet. Duhet te tregoje qarte qe mbeshtet nje proces te drejte gjyqesor per percaktimin e pronareve te ligjshem. As ai vete, as eraldi nuk kane formimin as pervojen ligjore per te percaktuar apriori kush jane pronaret e ligjshem. Te perkrahesh politikisht dhe te nxisesh nje pale kunder tjetres ne nje konflikt prone eshte e padrejte dhe e pandershme. Arsyeja e vetme eshte me i shfrytezu banoret e rrojllit per qellime politike per te mbajt gjalle vemendjen ndaj partise se tij personale ne mungese te nje vizioni konkret dhe alternative politike. Eshte po aq 'komuniste' kjo arrogance per me marre kompetenca te prokurorise dhe gjykatave dhe monopolit te se vertetes duke shperfill fakte e argumente qe mund te shqyrtohen vetem ne nje proces te rregullt juridik. Per te kuptu hipokrizine e Gonit mjafton me kujtu dy momente. I pari eshte rasti kur ai u permball me bllokimin e zyrave te tij te call center ne nje objekt ku pronari kishte nje konflikt me shtetin. Atehere ai e denoncoi publikisht kete duke paraqit kontraten e rregullt te qerase qe kishte me pronarin dhe se nuk kishte kishte pse te demtohej prej konflikteve te tjera qe mund te kishte pronari. Por ne kete rast, ai nxit dhunen e banoreve ndaj investitorit gener2 megjithese ata gjithashtu kane kontrate me pronarin qe ka titull pronesie nga gjykatat shqiptare. Bashkim Ulaj mund te jete oligark qe perfiton ne kurriz te parase publike permes lidhjeve me qeverine por ndryshimi prej vetegjyqesise qe nxit nje force politike alla-komuniste dhe nje partie qe mbeshtet shtetin ligjor eshte pikerisht tek kjo qasje e jo tek manevrat e PR-it me rrahje gjoksi duk3 botu libra te mithat frasherit me uranin e eraldin. E ketu vijme tek momenti i dyte. Ne te njejten kohe qe mbledh firma ne mbeshtetje te drejtesise per te deshmuar qe ka mbeshtetes (ne nje parti personale si e gonit nuk ka hisedar por vetem fansa dhe te punesuar me rroge) mesazhi politik i tij ne ceshtjen e pronave ne Rrjoll eshte kondradiktor me se pakti. Ajo qe po i thote publikisht njeres pale eshte 'mos pyesni per procese e vendime gjyqesore, bjeruni e beni lajm se do fitoni...bashke me ju edhe une me votat dhe vemendjen tuaj' Nese do donte ti ndihmonte vertete le ta hape qesen dhe ti ofroje ndihme juridike, e ti paguaje avokate te mire banoreve te Rrjollit qe besojne se po ju shkelet e drejta pronesore. Ndersa si politikan te shkoje ne parlament dhe te beje punen per te cilen e paguajme ate dhe eraldin qe te paraqesin iniciativa dhe projektligje qe ndihmojne te zgjidhen problemet pronesore. Por jo, gones i leverdis zhurma, perplasja dhe vemendja per te mbush sheshin qe te postoje ne darke videon e rradhes. Kaq e thjeshte eshte!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Malesori

                              Banore e Rrjollit qe pretendojne per prone u mbeshteten nga PD dhe kisha

                              Përgjigjjuni
                            2. V
                              Velo

                              E gjithe kjozhurme ka vetem nje zgjidhje: Te ngrihet edhe nje here Enverit nga varri. Vetem ai ishte ilac per maloket. As grabitje toke, as vrasjen per gjakmarrje nuk do egzistojne ne kete hale vend.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tonini

                                Nga i doli toka ktij fatmirit në rrjoll, aty jan 6 varre të gjitha ushtar turq, nji nga kta ushtaret paska qen stergjyshi i ktij. Dhe për kyt i takon toka? Pse u ndërtua rruga për në rrjodhë? Kto jan maskaradheqet që ban rama me shoket e tij, për te zaptuar gjitha zonat turistike, prandJ mos folni kur nuk e dini situatetn.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkolla

                                  O zot. Na hape barkun. Sa vjeç je ?! Shko të mësosh të shkruash o vajmedet !

                                  Përgjigjjuni
                              2. G
                                Gaetano

                                U be drejtesia ne shqiperi, si nje ender amerikane dikur. Te bejne drejtesine ca gjygjtare, ne bashkepunim me avokate e prokurore… qe kane ne duar pronat e pronareve, qe bashke me shtetaret kurva te djeshem e te sotem, jetojne me friken se para denimit nga zoti per ata vete dhe te familjareve te tyre, u bene grusht bashkuar per ngjarjen qe ndodhi ne gjykate. Nuk ka familje ish pronari mos I mallkoj keta shtetar baxhellash dhe gjykates pirate. Pse ishin te tille nje pjese popullsie, dulla I la vec te hapnin kanale. Nuk ishte budalla ku te kerkonte pashaportezim te plotesoje veten te ndieshe qytetar. Sa do mundohen disa te mbajne derrkucin si kafshe shtepiake, mbas dy vjetesh e largojne, se e ka bo perenia derri, derr ngelet. Do llucen e vet. Kshu ne derrat shqiptar, me shtepia ne USA, Europe, ne Tirane, prape lezetin e ndjejne tek zaptimi i tjetrit. Kali I kuq e ka nje huq. Po te lindesh me bisht e kalon kalin. Gjoja e gjate e la dopio gjashten te drejtesia e re? Ate qe la zombi berishe. Po normal se ska punonjes shteti te shohe pse nuli doli i pastrehe ne sarande? Sepse deputetet e tij kane dale te pastrehe duke marr apartamente ne bllok. Nje pallat zeni, nje ne. Pronaret rrijne brezi I trete, presin??? Te shikojne si ne opinionin e fevziut fakti flet, dhe dhuna godet. Ku eshte shteti kurve, drejtesia? Keta kurva I hajne mutin krimit te droges. Se ne vend te gjakut kane helm. Jemi idiote si shqiptar, leni mer te na marre serbi e greku me mire se… zot cuni fariut dhe nuli, Tao tao dhe qenushet qe sul Rama ne big brother parlament. Vec shtet nuk quhemi. United States of Albania pa nder. Shif gjyqin ne hage, shif pushtetaret ne akuze e burgje, ja kalojne cunave te londres per pare . Gjoja e gjate nuk shikon, zombi berish shijon.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rob Koti

                                  Kaq per temen „Policia rref popullin e vet“

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shpellari

                                    Pune malokesh dolen nga shpellat kafshet e nuk pyesin as per ligj as per drejtesi . Pasi zbriten nga pidhi i semes na dolen pronare ne tere bregdetin , toke e xanun , shif Salmutin e kap per gryke pd e nuk lejon njeri te dali para tij .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pensionisti

                                      Se ka le dreqi i mallkuar nuk ka pasur akt shitje per prona brenda 1500 metrave nga bregdeti!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. k
                                        kris

                                        Me cfare ligji ju kthye ketij drejtori pronash prona e te pareve? Ne qofte se i ka fituarme gjyq a jane thirrur bashkefshataret si pale A e ka shtruar rrugen Ulaj apo qeveria Rama Shume gjera jane te paqarta

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shvejku...

                                          Vetem fakti qe ky Fatmiri ka qene drejtor i hipotekes dhe i Lsi se Metes as diskutohet qe i ka falsifikuar dokumentet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Marku

                                            Shum e dreqosur pronë. Këtu vetëm ajri po na del pa pronar. Të pretendosh se ato gërrxhe e humnera që kurrë nuk janë shfrytëzuar apo investuar, sot dalin pronarë. Të jeni të sigurtë edhe sikur tu ipet e drejta plr pronarë, ato do hanë kokat e tyre mes njani tjetrit, kjo asht e imja, kjo asht e jotja. Na doli që gjith shqipria ka pronar, shteti ka vetëm ajrin. Dikur në kohën e qoftëlargut berisha, gjith bregdeti ishte pronë e sali lushës, ku ti edhe pse kishe blerë dhe ndertuar për plazh, do paguaje vlndin për të vendosur shezllonin, sepse kuçedra sali berisha, kishte bërë pronar sali lushën. Janë vrarë për një çader plazhi për të ndejtur pranë bregut të detit 2-3 orë, se nuk donte sali lusha. Kjo është drejtesia tek ne, ku po fut vrasjen dhe vetgjyqesinë, drejtesi e gjonëve, zegjinesh e zaganjorësh, ku rivranë të vrarët, sot i ke në rjoll si bashkpronarë apo aksionerë, në ato që ndërtohen. Komentojnë njerëzit për gradapielat që ngrihen në tiranë, për djegien e vilës tashti nl fund, harrojnë publiku se aksionerë janë berisha-rama. Kështu u shit e shitet ky vënd.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Qoftelargu

                                              Per Robin Koti-e kam!C’pune ka policia e shtetit me protestuesit,eshte subjekti privat BRECANI qe kontraktuar nga loku…lok per lok…edhe Brecani eshte …eshte lok…edhe ai qe beri ligjin eshte….lok…te gjithe jane loke…si Berisha qe beri ligjin dhe urdheroi malokerine qe te rrethonte Tironen dhe Durresin,si Brecani qe mbron token e dhene per ndertim…dhe ai qe ka marre token per ndertimin e rezidences turistike…te gjithe njesoj jane….pse Berisha se ngre zerin per zenien e tokes????????

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fshatar e krenar qe jam fshatar...

                                                Deri para se te vinte ne fuqi Lavirja 08 Nantor 1941, me 29 Nentor 1944, ne fshatrat shqiptare, te pakten ne Jug, ka pas dy lloj pronash: private dhe e perbashket e gjithe fshatit, kjo e fundit quhej musha. E kujt ka qene toka ne Rrjoll para se te ngrihej kooperativa domethane kampi perqendrimit?... N.B. Nuk mund t'u rrembehet toka njerezve nen petkun e "zhvillimit"...

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje