Ura e ndërtuar në vitin 2002 përgjatë superstradës Lezhë-Milot mbi lumin Mat ndodhet në rrezik, pasi këmbët i janë gërryer për shkak të erozionit.
Sipas ekspertëve, ndërhyrjet pa kriter në këtë lum kanë sjellë këtë situatë.
Rëndësia e urës automobilistike mbi lumin Lumi Mat është edhe më e madhe pasi ajo është aktualisht e vetmja lidhje funksionale që bashkon Milotin me Lezhën dhe Shkodrën. Më herët janë dëmtuar rëndë edhe Ura e Zogut, monument kulture i kategorisë së parë, si dhe ura në aksin e vjetër Lezhë–Milot, e cila vijon të jetë e bllokuar që prej korrikut të vitit të kaluar.
Po ashtu, kjo urë shërben si një korridor i rëndësishëm rrugor drejt kufirit me Mali i Zi. Për këtë arsye, çdo dëmtim i saj ndikon drejtpërdrejt në qarkullimin e automjeteve dhe në lidhjen e zonave veriore të vendit.
Ura mbi lumin Mat ka një gjatësi rreth 300 metra dhe është ndërtuar në vitin 2002 me mbështetjen e qeverisë italiane. Që prej ndërtimit të saj nuk janë kryer ndërhyrje të rëndësishme për mbrojtjen nga erozioni apo për forcimin e këmbëve mbajtëse.
Mësohet se dëmtimi i saj vjen edhe për faktin se në shtratin e lumit Mat operojnë rreth 40 firma që merren me nxjerrjen e inerteve. Në brigjet e lumit vërehen edhe grumbuj të mëdhenj inertesh, të cilët dëshmojnë për aktivitetin intensiv të këtij sektori në zonë.
Ne shqiperi lumejtë janë të padisiplinuar,të egër dhe sabotatorë.Prandaj urat prishen,jo si lumejtë në Perandorinë Romake që i kanë ndërtuar 2100 vjet më dhe lumejtë nuk i kanë prekur fare ,duke mos i prishur për të provokuar figurë të keqe per ne, dhe propaganduar se nuk meritojmë BE.
More po kam nje pyetje shume te rendesishme dhe domethenese une: Kjo ura e ndertuar ne vitin 2022, gjate sistemit " demokratik " gati qenka duke u rrezuar sepse po i gerryhen kembet. Po pse s'i jane gerryer kembet asaj ures se ndertuar gjate sistemit diktatorial 55 vjet me pare po mbi lumin Mat ? Eeee, si qenkan keto punet e " demokracise ". Kete te vitit 2002 e kane ndertuar ' demokratet " e majte, heeehee !
Te pa disiplinuar te eger e sabotatore nuk jane lumenjte por KAFSHET qe frymojne ne ato zona... dhe fajin ua ka qeveria gjithmone, kushdo qofte ne qeveri.
Lajme krejt tè rrèmujshme..... njeher shkruhet qè eshte ndertuar në 2022, pastaj në 2002. Flitet edhe për gjatesine..... Redaktojeni para se ta publikoni lajmin. Fakt eshte qè zhavori po merret afèr kèmbève tè urès, gjè qè e ban uren tè jetë nè rrezik ulje, ,,,,, apo dhe rrezik shembje. Kto veprime vijnë ngaqè nè drejtim janè emeruar drejtues krejt tè papergjegjshèm, por te mos thènè edhe të korruptuar.
Fajin e kan lumenjt qe jan me saliun
Jo,falin e ka Shqiptari hajdut e qe gjendet ne çdo qelize te jetes shqiptare.
aq mire e ke thon
Dezinformacia
Çfarë dezinformacia! Plotësisht e vërtetë! Të babeziturit e lidhur me qeverine kanë marre inerte të këmbët e urës duke e rrezikuar seriozisht!
Te babeziturit e lidhur me qeverrine, nxorren zbuluar ata te lidhu me qeverrine e me pareshme qe i paskan bere shurren kembeve te ures.
Ne nuk i mirembajme ndertimet qe bejme. Mendojme se do ti mirembaje Zoti apo per inerci. Duhet investuar edhe ne mirembajtje te vazhdueshme, jo vetem ne ndertime qe behen edhe pa projekte te duhura.
Aron, po e zbut! Kjo është ure e bere dhe projekt nga italianët me projekt shumë të mirë. Nuk bëhet fjalë për mungesën e mirëmbajtjes! Asaj i kane hequr inertet ngjitur me këmbët e saj të babeziturit e lidhur me qeverisë e asnjë institucion nuk vepron dot. IKMT merret me fakira e nuk sheh këmbët e urës që i kane dalë themelet në ajër nga marrja e inerteve.
Gabriel ia ke fut kot. Nuk mundet te futen eskavatoret poshte kembeve te ures Eshte cilesia e dobëtr e ndertimit dhe kjo urë ka filluar ne vuitin 2002 dhe ka mbaruar ne vitin 2008 , për cilen qeveri e ka llafin per qeverin e malokëve se me kete qeveri nuk besoj se kane trima te që tentojn te shembin kembet e ures se siç duket as nuk e ke iden se si ndërtohet nje urë dhe nuk e mban zhavori qe edhe sikur te hiqet mbushet vete nga prurjet e lumit vetem nese ke qellime kriminale perta shembur
Domethënë ti Gabriel i paske verifikuar një për një të gjithë ata që marrin zhavorr pranë urës , që janë të gjithë të lidhur me qeverinë . Sa loqe që je !
Politikane dhe qeveri barbare na kame qeverisur pas viteve 90. Krim mjedisor me permasa katastrofike ne te gjithe lumenjte e Shqiperise. Doni ta regulloni situaten. Nje ligj me tre nene te miratoje parlamenti i hajduteve: Neni1: ndalohet shfrytezimi dhe mrja e inerteve nga lumenjte Neni 2- Kush e shkelkete kete kigj denohet me burg 5-10 vjet. Neni 3: Ky ligj hyn ne fuqi menjehere. Po e shkareroni ne pak vjet ate qe natyra e ka berw per mijra vjet.
Hyxhum,hyxhum o shqiptarë ta shkatrojmë sa më më parë!