Sipërmarrësesja që habiti Edi Ramën: Do të të jap medalje, je e para që thua s’dua mbështetje!

7 Mars 2026, 22:00Sociale TEMA
Sipërmarrësesja që habiti Edi Ramën: Do të të jap

Gjatë inspektimit të segmentit provizor Librazhd–Prrenjas, kryeministri Edi Rama ndaloi për të bashkëbiseduar me banorët e zonës dhe për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. Një sipërmarrëse lokale, që administron një bujtinë familjare, ngriti problemin e zgjerimit të biznesit, duke thënë se përpjekjet e saj po pengohen me argumentin se objekti ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Shebenikut, edhe pse sipas saj është larg kufijve të parkut.

“Do të të jap medalje se je shqiptari i parë që njoh unë dhe thotë nuk dua mbështetje. Të të jap një medalje për këtë punë se nuk e kisha takuar shqiptarin e parë që thotë s’dua mbështetje. Po pyesja veten pse je ulur vetëm, por s’do asnjë mbështetje. Aplikimin direkt te Këshilli Kombëtar i Territorit dhe do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen”, ia ktheu kryeministri.

5 Komente

  1. F
    Foni

    Sa respekt keni për njeriun e punës dhe progresit, as emrin nuk i zini në gojë zonjës apo zonjushës! Bravo, Tema, e rëndësishme është çfarë tha Madhëria e Tij e Ndritur, pa sipërmarrës ka sa të hanë qentë.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhek

      Po duhet te funksionoje shteti dhe gjithe hallkat o Rame po qe se zonja se ka brenda parkut dhe si kane dhene leje , te hiqen personat pengues qe mos pengohen biznesmenet e tjere ne gjithe Shqiperine se nuk eshte zgjithje kjo kush kontakton ty merr leje . Pune dhe leje duhet te marrin te gjithe qe jane brenda ligjit . Megjithse dhe une kerkoj ligj si ne perendim ketu eshte vend me mentalitet islamik vetem me ryshfet dhe temena ndaj padishahut .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Jepja brenda parkut mos harro. Sa per tvsh the nuk e prek. Europa tvsh e ushqimeve e ka 10% mesataren. Ka dhe me 5 .

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          Ka edhe njerez me krenari e DINJITET, qe duan thjeshte te punojne e te MOS VJEDHIN. Por ketu stimulohen mashtruesit e VEMJET qe vetem e zhvasin kete vend. Respekt per kete Grua e... neveri per ata qe nuk i japin lejen, sepse duan te perfitojne.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pak dinjitet

            Po të tjerëtqë nuk kanë mundësi të takohen me me mretin të ngrohen në diell e drejta mbetet në dëshirën xhambezëve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje