Spiropali mesazh për 8 Marsin: Drita e grave nuk mund të mposhtet nga errësira

8 Mars 2026, 17:09Sociale TEMA
Spiropali mesazh për 8 Marsin: Drita e grave nuk mund të mposhtet nga

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ish‑ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka publikuar një mesazh të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale, duke theksuar jo vetëm urimin për 8 Marsin, por edhe realitetet sfiduese me të cilat përballen gratë dhe vajzat në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Në statusin e saj, Spiropali shkruan të plotë:

“Sot më 8 Mars, përveç urimit të natyrshëm e me gjithë ❤️ për të gjitha gratë dhe vajzat, dua të kujtoj me respekt të thellë ato që nuk shpëtuan dot nga dhuna, ato që shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, ato që përballojnë të vetme rritjen e fëmijëve, ato që luftohen sepse guxojnë, ato që luftojnë kundër normalizimit të shtypjes, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën dhe ia dalin çdo ditë duke sfiduar pengesat, ato gra të guximshme dhe inteligjente të potencialit të pakufishëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme kudo ku janë, kudo ku punojnë, kudo ku vuajnë, kudo ku lexojnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë.
Si në shkrimet e shenjta: “Drita ndrin në errësirë, dhe errësira nuk e tejkalon dot dritën”.
Forca vajza! Gëzuar ❤️”

Ky mesazh vjen si një përkujtesë e forcës dhe guximit të grave që përballojnë sfida të mëdha, por edhe si një thirrje për shoqërinë që të mos harrojë ata që përballen me dhunë, mungesë arsimimi dhe shtypje sociale.

Në një ditë ku festohen arritjet e grave, mesazhi i Spiropalit rikujton se rruga drejt barazisë gjinore kërkon vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm.

5 Komente

  1. T
    Terezina

    Elisë, moj Elisë, (në botën reale, jo të çudirave), a më tregon sa është e vërtetë që Belinda Ballukut, ka ke futur Ti, me fijet e tua të prapaskenës “G99 dhe MJAFT” për tu hakmarrë për Erion Velinë ? Sipas gojëve “të këqija” e gjithë kjo, është bërë nga ti, në “sherr” me Balluken, se kush do të jetë pasardhësi i Ramës, prandaj, “me që Balluku ja futi Erion Velisë - si pretendent për ti zënë vëndin Ramës”, atëhere për ti hapur rrugën vehtes për karriken e Ramës, aktivizove botën e errët e të nëndheshme për t’ja futur Belindës. Sikur, sikur 0,0000000000000001 % nga këto që thashë më lart, të jetë e vëretë, ti oj Elisë, je për tu pështyrë e mëshiruar për këtë shpirtligësi e shpirtQën. Sidomos sot, ditën e 8 marsit, për tu pështyrë akoma edhe më shumë.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermioni

      Terezinë, pikës i ke rënë, por do të shtoja se, edhe Rama, duhet ta ketë kuptuar me kohë, prandaj e lëvizi nga Kryetare Parlamenti dhe e dergoi si Ministre të Jashtëme, ku nuk kishte nga të lëvizte bythën, se ishte e “markuar” nga të gjitha anët. Siç duket, nga “ofendimi” i bërë për këtë rënie në pozicion (apo shkarkim) kjo mlleftare dhe cinike, me QËNIN në bark dhe e përlyer me pisllëqet e makinacioneve, duke bërë lojë të dy dhe tre fishtë me SPAK dhe Sali Berishë, për të goditur Ballukun me qellim që SPAKU ti shkonte në derë Ramës. Për këtë punë, kjo edhe duhej të ishte PËRJASHTUAR NGA GRUPI PARLAMENTAR I PS. Qënka e pa cipë. Qënka e pa fytyrë.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Nje koment qe te le pa fjale , bashkohem me komentin tend , se jane te verteta keto thash e theme .Mund te jene lojrat e saliut dhe spakut .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roje

        O njerez, Si ofendoni nje femer inteligjente ,punetore pa fakte!? S kish nevoje Elisa te luftonte Ballukun, ka qene gjitha kohen e vleresuar.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hekri

          Po o ROJA I VRIMËS së çelësit, o shoku Elisës së botës së nëndheshme e prapaskenave. Punë 99-çash, punë mjaft-i, punë muti.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje