Patenta 85.000 lekë? Blendi Gonxhe: Nuk është rritur çmimi, thjesht s’ka më pagesa në të zezë

23 Shkurt 2023, 09:30Sociale TEMA

Patenta 85.000 lekë? Blendi Gonxhe: Nuk është rritur

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe sqaroi se nuk është rritur çmimi për marrjen e patentave por përmirësohet cilësia e autoshkollave.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc News, Gonxhe theksoi se synojnë që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave. Ai u shpreh se nëse më parë qytetarët kanë paguar më pak, do të thotë se nuk kanë kryer programin e plotë të kursit.

“Nuk është shtuar programi apo rritur çmimi është i njëjti program prej vitesh, i detyrueshëm për përgatitje për leje drejtimi sipas kategorive.

Ne si Drejtori e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njihemi me faktin që drejtoria e përgjithshme e tatimeve bashkë me grupet e interesit del në përfundimin se një proces për kategorinë B në kuptimin e kursit, do të kushtonte 69 mijë lekë, në teori dhe praktikë.

Nëse do të zbatoheshin kriteret e detyrueshme fiskale edhe në vitin 2018, 2015 apo 2013, kursi do të kushtonte 69 mijë lekë. Çmimi i kursit dhe programi nuk ndryshon. Ndryshon vetëm fakti se shteti ndërhyn fort në këtë batërdi dhe thotë që nuk mund të jetë më diploma pa bërë mësim.”, tha Gonxhe.

6 Komente

  1. S
    Student

    Na trego sa je paguar per kete rritje cmimi. Nuk I mbush mendjen askuj MD keto justifikime. Nuk ka justifikim dyfishimi I cmimit. Nese keni marre para nen dore dhe keni marre per cdo patente te dhene te gjithe duhet tju sekuestrojne pasurite, jo ne burg jo se hani qyl.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Bo ca qeveri hajdute esht kjo mor vella S'ka gje s'ka gje, Por e votoni prape kete qeveri qe vtin tjeter ta beje patenten 2 mij dollare

      Përgjigjjuni
    2. R
      Red

      Nuk paske te ngopur mor delenxhi, ti ke vjedhur dhe ndihmat ne vitet 90. Ptu mut

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos u ngopshi

        Mos u ngopshi. Qe nga i pare…..deri tek i fundit. Ju befshin ilace per semundje parate qe vidhni. Plehra….

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieri

          Zotri si mund te rritet tarifa per marjen e patentes , kur pretendentet ne numer me te madhe per marjen e patentes do te je ne cdo kohe sot ose neser mosha 18=25 , qe u duhet me patjeter patenta, per te nxjer rrogen.Zotri ku do i gjej leket kjo kategori shoqerore, per te nxjer rrogen e pare, per te jetuar pastaj per patenten.Jo qe te rritet po te ulet e te meshtetet kjo kategori.Ne qofte se abuzohet eshte paftesia juaj zotri hapni kraun.Ti zotri do qe kjo kategori shoqerore te mare patenten ne moshen 35 vjec.Zotri shoqeria duhet te eci me shpejt jo te ndal.Per arsyet qe ngre gje alternativat e duhura.1-Neshkimi i abuzusi.

          Përgjigjjuni
          1. t
            toni

            o O Blendi ,kupto thelbin ,nuk mund te kete Shqiperia,nder vendet me te ardhura per fryme me te ulta ne ballkanin perendimor ,ne mos me e varfra prej tyre kete cmim patente ,kjo eshte kriminale ,ka 20 vjet qe shqiptaret i thithin gjakun njeri tjetrit or burre, si nuk u lodhet.Rrisni pagat me 500 ALL nderkohe cmimet rriten me hap dyfish (ne raport) ....po krijoni kriminalitet pikerisht si pasoje e kesaj gjeje or burre ....turp i madh

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje