Përgjysmohet koha e nxjerrjes së dokumenteve biometrike për shqiptarët jashtë vendit

14 Janar 2025, 15:44Sociale TEMA
Përgjysmohet koha e nxjerrjes së dokumenteve biometrike për

Koha dhe procedurat për aplikimin e dokumenteve biometrike për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të shkurtohen ndjeshëm.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe administratorja e përgjithshme e kompanisë “IdentiTek”, Freskida Halilaj, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me dokumente biometrike, në Zyrat e Aplikimit të Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë.”

Kjo marrëveshje synon përgjysmimin e kohës për aplikimin dhe marrjen e pasaportave për diasporën shqiptare. Konkretisht, qytetarët shqiptarë jashtë kufijve nuk do të presin më 30 ditë për pasaportën e tyre, pasi afati është reduktuar në vetëm 15 ditë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e cilësoi marrëveshjen si një hap drejt standardeve më të larta për lehtësimin e procedurave për qytetarët.

“Kjo procedurë, që më parë zgjaste rreth 30 ditë, tani do të zgjasë vetëm 15 ditë. I bëj apel të gjithë shtetasve shqiptarë jashtë vendit që të aplikojnë sa më shpejt për kartat ID dhe pasaportat, duke kontrolluar vlefshmërinë e tyre”, theksoi ministri Hoxha.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përkushtimin për përmirësimin e shërbimeve për diasporën shqiptare.

“Të gjithë ata që aplikojnë jashtë vendit do të ndiejnë menjëherë përfitimet e këtij shërbimi. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të lehtësuar gjithnjë e më shumë angazhimet që kemi marrë përsipër, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë, kudo që ndodhen”, deklaroi ministri Hasani.

Administratorja e “IdentiTek”, Freskida Halilaj, sqaroi se konsujt dhe përfaqësuesit e autorizuar do të kenë mundësinë të nënshkruajnë në mënyrë elektronike format e aplikimit, duke garantuar prodhimin e dokumenteve biometrike brenda afateve të reja të shkurtuara.

 

1 Komente

  1. k
    k

    Pordhë me rigon. 1 muaj tha sot në Londër për kartë ID.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje