President i Parlamentit italian 10 ditë si turist i thjeshtë në Shqipëri: Në radhë në Portin e Durrësit si një qytetar i çfarëdoshëm

26 Gusht 2022, 09:41Sociale TEMA

President i Parlamentit italian 10 ditë si turist i thjeshtë në

Personi që shihni në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje  për t’u nisur për në Bari me tragetin “Adria”, është Roberto Fico, president i Parlamentit italian, posti i tretë më i rëndësishëm institucional i vendit fqinj. 

Roberto Fico mbërriti në Shqipëri 10 ditë më parë për të kaluar këtu një periudhë pushimesh me bashkëshorten dhe një mikeshë të familjes. 

Asnjë media nuk është informuar, asnjë gazetar nuk e ka ndjekur. Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali.

Asnjë protokoll, asnjë kërkesë për asistencë konsullore. dje Roberto Fico qëndroi 2 orë në pritje në radhë në portin e Durrësit bashkë me qindra turistë të tjerë dhe vetëm pak vetë e njohën, përfshi dhe një lexues të Shqiptarja.com që bëri këtë foto.

Me 25 shtator të këtij viti në Itali, do të votohet për të zgjedhur parlamentin e ri dhe me siguri Roberto Fico do të lerë detyrën e tij si president i Parlamentit. 

Por modestia dhe thjeshtësia që tregon në këtë udhëtim shqiptar, do të duhej të shërbente si shembull për shumë politikanë (apo analistë) shqiptarë, të cilët udhëtojnë e pushojnë si VIP-a.

19 Komente

  1. S
    SAM

    Roberto Fico ka ardhur 100 here ne Shqiperi dhe eshte fundi i politikes ne Itali. Eshte aq i rendesishem saqe kur vjen ketu e prt vetem Erion Veliaj

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajro Lula

      SAM , ka portokolle ne pritje ...nese vjen per pushime etehere sdihet te shkulet qeveria ta prese , ne fund te fundit nuk eshte ndonje person i rendesishem politik , eshte nje politikan i thjeshte ...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sander koci

        Pse o "Sam" i ke inat njerzit e thjeshte dhe kur jane figura e trete e shtetit Italian.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Popujt e prapambetur , kanë nevoje per tirani mizore që të ndjehen të plotesuar moralisht.

          Përgjigjjuni
          1. L
            LOL

            qytetar i:"çfaredoshem"...lol gazetart e Meros ne TemeN e Meros ,lol

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kaculi

            E me se njelloj si arben ahmetaj vishet edhe range roverin njelloj si ai. Po te shofesh ne dore ka nje richard miller limited edition. Pra edhe tigri i rames e ka nje krahasim Ne shtetin italian

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali gerdeci

              O KACUL,te duket gje si RANG ROVER ty ajo makina,,,o loqja e vishkur e saliut....

              Përgjigjjuni
            2. f
              ferexhe-enver-dhit-mokraci

              lesh,lesht,or ti: Na ndajne 2000 vjet histori,plus 500 vjet erresire turceli plus 50 vjet diktature egersi.qe tani te hipur ne peme si majmune i nxjerrim gjuhen njeri tjetrit,apo i marrim bananet nga goja.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me pak pushtet ne Ballkan

                Ju mundoheni me se koti, nuk levizim pa bodigarede e sekretare kur dalin jashte, qofte dhe me pushime!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prind

                  Kete moral tregoja qeveritareve tane, dhe jo i mban ison 24 ore !

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Virusi

                    Modestia eshte veti e njerezve te kulturuar. Harbutet nuk e bejne dot thjeshtesine, po duan te bjen ne sy, makina, shoqeruesit.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mona

                      Ketu tek ne dhe grate e politikaneve i shoqeron policia me makina

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        leo

                        O sam-trap si shumë shqiptarë edhe ti flet kot. Pike se pari Fico eshte akoma ne kete detyre, dhe ndaj flitet per thjeshtesine e tij. Se dyti, thjeshtesia e qytetarëve italjane, si ata me poste si ata pa, njihet dhe dihet (e di pse ndodh kjo???? se te gjithe italjanet.....kane nje pasuri te perbashket e te forte qe ju jep kete thjeshtesi e qetesi, e qe quhet itali........) Se treti, fundin e politikes ne itali ti nuk e njeh, pasi snjeh edhe majen e saj, thjesht je nje teleshikues me bindje te ngushta personale. Ciao

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Enea

                          Hahahaha

                          Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gjergji

                          Ky eshte ne nivelin e kryetarit te parlamentit.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Iliri

                            Ka cen edhe ne 2019. E kam par gjiro ne bllok vetem me gruan. Pardoksi ishte se po kalonte perball cioccolatonos dhe ishte i veshur me pantollona te shkurtera , 10 minuta me von tek kafja ndalet Taulant Balla veshur me kostum dhe zbret nga nji makin e rend dhe te gjith kohen si ndenji ne kafe me Meron tuaj Po e priste Shoferi ne rrug me makin ndezur dhe ne kundravatje

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              taljoni

                              mbase ngaqe eshte i 5* .....se po te ishte i te majtes ose te djathtes klasike italiane do kishte qene me kostum dhe shoqerues. sinqerisht sme ka pelqy najeher Grillo, por te pakten jane politikane qe skane pordhe

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                XXXL

                                Lajmeroni Kimeten se ai eshte agjent rus.

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  XXXL

                                  Lajmeroni Kimeten se eshte agjent rus.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje