
Përmes një publikimi në rrjet social, PNUD Shqipëri nënvizon se në Tiranë po rindërtohen apo riparohen 7 objekte arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019 në kontekstin e programit “EU4Schools”/”BE për Shkollat”.
Aktualisht, puna vijon intensivisht në 6 objekte arsimore në Tiranë: rindërtim i Shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”; riparim & përforcim i Shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”; riparim & përforcim i Gjimnazit me Orientim Gjuhësor “Asim Vokshi”; riparim & përforcim i Shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori”; rindërtim i Shkollës 9-vjeçare “Xhezmi Delli”; riparim & përforcim i Kopshtit Nr. 41, Tiranë.
Së fundmi, puna ka filluar edhe për riparimin & përforcimin e Shkollës së Mesme “Myslym Keta” Tiranë, ku 1,000 nxënës dhe 46 mësues do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të edukojnë në këto mjedise moderne.
5,135 nxënës e fëmijë, 257 mësues, 13 edukatore janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi strategjik në Tiranë.
Bazuar në parimet themelore "Rindërtojmë Më Mirë" dhe "Rindërtojmë Së Bashku", ky program po ndërton objektet arsimore të së ardhmes sipas standardeve më të larta evropiane. Projekti ndihmon Shqipërinë në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm numër 4 (SDG 4) që ka të bëjë me “sigurimin e një arsimimi gjithëpërfshirës dhe të barabartë, si dhe promovimin e mundësive të të nxënit për të gjithë përgjatë gjithë jetës”.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD Shqipëri), i cili financon gjithashtu 765,000 Euro. Në fokus të tij është rindërtimi apo riparimi i 64 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues, me përfitues të drejtpërdrejtë rreth 25.000 fëmijë, nxënës e mësues dhe duke garantuar standardet më të larta evropiane për procesin e mësimnxënies e mësimdhënies.
Për t’u përditësuar në kohë reale me progresin e Programit, ju ftojmë të ndiqni portalin e transparencës www.eu4schoolsportal.al .
LINK PUBLIKIMI:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0inLXSxi2D3Tue6hcfErDnSxofDksmp7zg8o4BLpc4WV62xFdDARM8rDtxWFi3YNCl&id=100064290565588&mibextid=Nif5oz
https://www.instagram.com/reel/CujZQyIvvSH/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Lini një Përgjigje