Përcillen për në banesën e fundit babai dhe dy djemtë që u mbytën në Vilë-Bashtovë!

10 Korrik 2023, 17:41Sociale TEMA

Përcillen për në banesën e fundit babai dhe dy djemtë

Janë përcjellë për në banesën e fundit tre pjesëtarët e familjes nga Tirana, të cilët u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë- Bashtovës këtë të diel.

Babai 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh.

Ceremonia mortore në nderim të tyre u mbajt rreth orës 13:00 në Tiranë.

Kujtojmë se në lidhje me tragjedinë e rëndë u arrestua dhe administratori i plazhit privat në Vilë Bashtovë, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Pëllumb Nika, 34 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.

Në plazh mungonin kullat e vrojtimit si dhe rojat bregdetare, të cilët mund të kishin shpëtuar jetën e 3 pushuesve.

3 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    Per te ndjeret RIP! Per ata te ashtuquajturit pronar te plazheve, qe kane zaptuar tokat shtetrore dhe cvasin miletin me 10-20 Eur per nje shezlon/cader duhet t'u kerkoj llogari dhe te vendosi kontrol.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një tragjedie e vertet

      Çfare tragjedije, jeta në Shqiprie, kushtone shume lire, për fate të keq. Si ku do në vendet islamo-komuniste. Ngushlime familjarve. Po të Kishte pase roje dhe mjet lundrim shpetim nuke do kishte ndodhe kjo.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mali

        Edhe njerezit duhet te mos rrine indiferete,por te flasin kur shohin mangesi te tilla si mos permbushja e kushteve te sigurise dhe mangesi te tjera jo vetem ne plazhe,por kudo.Duhet te bejne ankesen ne vendin e duhur vetem keshtu ndreqen gjerat dhe nuk ndodhin tragjedi te asnje lloji.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje