Shpjegimet e një roje deti: pse Joni s’ka gjëmat e Adriatikut

9 Korrik 2023, 19:50Sociale TEMA

Shpjegimet e një roje deti: pse Joni s’ka gjëmat e Adriatikut

Liri është një ndër rojet bregdetare të Sarandës, i vendosur në Gji, te plazhet publike, i cili e kryen me pasion të madh këtë punë. Ai (vetë)konsiderohet një “ujk deti”, pasi raportin e ngushtë me të e ka qe në fëmijëri.

Ndihet mirë nga fakti se në asnjë sezon nuk kanë patur bilance tragjike në Jon. Madje mund të thuhet zero raste mbytjesh. Por më sipër, në Adriatik, ndodh ndryshe.

I pyetur se pse ndodh kjo, ai të jep këtë përgjigje:

Në Adriatik, thellësia në breg fillon pak dhe ecën, ecën, ecën, shumë metra, gjë që Joni nuk e ka këtë karakteristikë.

Dhe kur je larg, pasi ke ecur shumë dhe je larguar nga bregu në një distancë të madhe, ndodh që të vjen zbatica dhe ti nuk kthehesh dot. Kështu janë mbytur shumë, pasi u ka rënë dhe infarkt nga frika.

Tjetër arsye është dhe futja në ujë sa ke ngrënë ushqim, pasi bllokohen, ose pasi futen të dehur (këto jo domosdoshmërisht vetëm në Adriatik).

Dhe normalja që nuk dinë not. Pra ecin e ecin jo në thellësi dhe kur prekin thellësinë nuk ia dalin dot.

Ndësa Joni ka thellësi të menjëhershme dhe kjo e rrit instiktivisht vigjilencën.

Tjetra, Joni e ka ujin e pastër dhe duket.

Ndërkohë, diferenca është se Joni është det më i qetë, ndërsa Adriatiku është det më i trazuar, më me dallgë, pra më me shumë rryma”.  

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik dhe në Jon. Por kjo varet se sa i pakujdesshëm vetë mund të jetë pushuesi.

Liri përmend rastin e një mesoburri pak ditë më parë, aty në Gji, para syve të tij, i cili shkoi larg, pa ndjekur thirrjet e tij, duke shfaqur më pas lodhje, ose duke rrezikuar përplasjen nga ndonjë varkë.

Liri tha se ndërhyri për ta sjellë në breg dhe se ishte ndër ato raste që mund të kishte pasoja.

Ndaj dhe ai është prej atyre që s’toleron veten në misionin që ka, paçka asgjësë kobzezë në det me pushuesit. Për këtë arsye, heraherës vëzhgon me dylbi dhe atë çfarë mund të shihet me sy të lirë.

Është instikti i shpëtimtarit! /tesheshi.com/      

7 Komente

  1. M
    Maloku qe di vetem Not Lylas

    Ik e re mednjemadh .Ju te te sarandes po na mburenu se dini note sepse jeni rritur anes detit .Po un qe jam rrit maje malit ,per he te pare e pash detin kur zdrypa na mali .fal lexhendes se shkerdhatsise demokrartike saleh brrisha bre . Por ,kena mesue ene ne dicka per detin Adriatike i cili ne krahasim me DetinJon ne Juge ,ka nji perqindje me te vogel kripe ne ujin e detit dhe kjo favorizon negativishte ata qe sdijne mire te notojne mire ne Adriatik dhe ben qe te terhiqen poshte edhe per shkak se Deti Adriatike ka me shume rryma detare se Joni . Am'kuptojeshem bre ! Pasandjan natyrishte qe ka te bej edhe tradita edhe serioziteti ne Plazhe dhe te qenit e pergjegjshem si oje Plazhi dhe ne cdo rast gati duke mbajtur nen vrojtim cdo pushues qe hyne ne Dete qe kur te shikoj dobesi te tij menjiher te reagoj e shkoj ne ndihme qe mos te ndodhin kto qe nuk do t'i deshironte askush kte sezon te gezueshem sidomos femijet ata te cilet gezojne me shume se te gjthe Detin . Duhet me qen me shume Serioze ne te tilla poste pune ku kemi te bejme me Jetet e Pushuesve ndryshe ,duhet te Veproje Drejtesia nqs jane ne Shqipni ala e s'kan shku me bo plazhe ne Rimini me Adriatik Llallen e pare ! Uor tej !

    Përgjigjjuni
    1. k
      kujdesu per veten,para se te ndodh gjema

      Ata qe mendojne dhe mbajne shpresa vetem te rojat bregdetare,jane budallenj ose infantil.Po nuk di not kujdesu per veten,ne se ke femi te vegjel ose adoloshente qe nuk dine not,mbaj nen kontroll ose mesoj not.Edhe roja me i shkathet sa te vij tek ty,ti ke ike ne boten tjeter.Ngushllime per kete familje dhe mos ndodhte kurre me.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku i leshit je ti jo i detit

        Adriatiku me i rrezikshem se Joni?! Cila zbatice vjen kur je i larguar nga bregu o dallkauk qe na qenke dhe ujk deti?! Ajo qe thua ti nuk eshte zbatice por eshte terheqja e dallges pas perplasjes ne breg! Si mund te jesh kaq injorant sa te thuash Joni eshte det me i qete, kur Joni eshte det me i hapur, me i ekspozuar ndaj ererave te forta, stuhive, dallgeve disa metra me te larta, sesa ne Adriatik qe eshte det me i mbyllur e me pak i ekspozuar ndaj elementeve?! Merreni kete idiot dhe cojeni njehere ne Jon te shohe dallge ne breg ne kohe ererash, t’i provoje njehere rrymat e atij deti dhe te iluminohet gomari!

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujku pe leshi qi e njef detin sa gamori kavojes

          O te dhift nastradini trut ty qe na e boke detin e qet me te rrezikshem e Jonin te ekspozuat nga ererat haaaaaaa ha ha aaa .Ja kto tru te mbytur hajvanesh

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bregdetasi

            Adriatiku eshte me problem sepse dallget e tij jane “karikator” nuk pushojne nqs keni parasysh ka vazhdimesi pa nderpreje dallgesh dhe duke qene i ceket sepse ne cektine ndihen shume keto dallge dmth deri 1.5-2m thellesi, por qe te arrish ne kete thellesi ne Adriatik duhet te ecesh 100 m nga bregu dhe ne kete distance te mbysin dallget pa pushim me lartesi 40-70cm, nuk merr dot fryme,prandaj ndodhin shume . Ndersa ne Jon mund ti “llogarisesh” dallget pavaresisht qe jane shume te medha ne breg dhe te egra.Madje nqs futesh ne nje largesi 20 m nga bregu nuk ke problemi,ndersa ne breg te hedh dhe te rrotullon sikur dhe 150 kg te jesh

            Përgjigjjuni
          2. A
            Arzt

            Gomarllek me te madh s'ka nxjerre goja e njeriut: "Tjetër arsye është dhe futja në ujë sa ke ngrënë ushqim, pasi bllokohen..."

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arben B

              Artz.po te drejte ka se ashtu esht.kur ti ngop zorren me buk dhe fanta ekzotik stomaku fryhet dhe shtyn diafragmen e merr frym pak me zor.ndonjehere ndodh qe e vjell kur ben not dhe pastaj iken per lesh ne fund te detit.edukohu mos bani te gjith si mjeshtra shumica e komentusve te gjith mjeshtra Jane per cdo lajm kan nje ide me te.mire.prandaj jemi kto qe.jemi se shumica bejne sikur dine gjithcka me gjith ego por sdine asgje.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje